Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në rrugën drejt Kerouac-ut

БНР Новини
Kuadër nga filmi me aktorin bullgar Icko Finci
Foto: arkiv personal

Më 16 dhjetor është premiera e dokumentarit “Unë isha Jack Kerouac” me regji të Liza Boevës. Ai i është kushtuar brezit “beat” – një temë mbi të cilën gruaja e re ka mbrojtur doktoraturë dhe tani doli në treg edhe një libër i saj. Filmi është bërë me përkrahjen e Universitetit të Ri Bullgar. Në thelbin e tij ka intervista unikale, të xhiruara në SHBA, bashkë me Icko Fincin. Në film aktori interpreton një rol interesant. Pyetjes se çfarë është ky rol, Liza i përgjigjet: “Në fakt ai është diçka si kor në një pjesë të lashtë greke. Ai bën lidhje midis akteve dhe e shpjegon historinë.” Përgjigja mund t’ju duket madje e çuditshme, por vetëm në qoftë se nuk i keni parë projektet e tjera të duetit krijues. Ata gjithmonë zgjedhin territore të panjohura dhe pikëpamje origjinale.

“Tema për britanikët dhe hipit, mbi të cilën jam duke punuar që prej shumë vitesh, përfshin periudhën që nga viti 1947. Atëherë ka qenë udhëtimi i parë i Kerouac-ut me autostop, i përshkruar në librin e tij “Në rrugë”. Kam arritur deri në vitin 1973-1972. Thënë në përgjithësi, lëvizjet janë tri – britanikët, hipstërët dhe hipit. Tani për tani e kam studiuar këtë segment historik.

Filmi përfshin vetëm brezin beat. Në vitin 2007 bashkë me Ickon ishim në hapjen e Muzeut të Britanikëve në San Francisko. Atje libri “Në rrugë” është ekspozuar në të gjitha gjuhët, përfshi dhe në gjuhën bullgare. U takuam me disa prej bashkudhëtarëve të Kerouac-ut në udhëtimet e rikrijuara në roman. Posaçërisht për ngjarjen kishte ardhur Carolyn Cassady, prototipi protagonistes letrare Kamij Moriarti. Ajo është e shoqja e Neal Cassady. Në veprën e Kerouac-ut ai është Dijn Moriarti. Atje ishin edhe tre djemtë e tyre. Patëm një bisedim shumë të këndshëm, të cilin e incizuam. Karolin na tregoi gjëra shumë interesante. Gjatë udhëtimit tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për fat të keq mësuam se ajo ka vdekur. Al Hinkël (i cili në libër është përshkruar si Dënkëli i Madh), na ftoi në San Hose. Ai bisedoi me ne orë të gjata. Kur i thash atij se çfarë ndikimi ka pasur ky libër mbi disa breza bullgarësh dhe mbi vetë mua, ai ishte shumë i befasuar. Ai   u habit shumë se ne, që vijmë nga një shtet i panjohur për të, interesohemi për këtë histori. Patëm dhe bashkëfolës të tjerë. Ata na treguan ngjarje të njëjta, çdonjëri prej tyre nga pikëpamja e tij. Për shembull se çfarë sipas tyre e ka asgjësuar Kerouac-un, për jetën vetëvrasëse të Nil Kasidit... Mësuam shumë hollësi të papritura. Sigurisht që do të jetë më mirë për ta parë vetë filmin.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Abetarja e Peshkut” 200-vjeçare kujton për veten me një botim të ri

Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..

botuar më 24-11-03 7.35.PD
Milena Selimi dhe Georgi Gospodinov

Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov

Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..

botuar më 24-10-28 2.10.MD
Maria Bakallova ia jep Çmimin e Madh në festival regjisorit Kirill Serebrennikov

Filmi-drama "Limonov" fitoi çmimin e madh në "Cinelibri" në Sofje

Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..

rinovuar më 24-10-27 6.29.MD