Dimitër Shishmanov ka qenë jurist, diplomat, shkrimtar dhe humanist i njohur bullgar. Bile më i njohur se babi i tij Prof. Ivan Shishmanov – kritik i letërsisë, folklorist, mbrojtës i idesë panevropiane dhe iniciator i themelimit të shumë institucioneve kulturore në vend. Para disa vitesh në Bullgari u shtyp libri biografik për djalin Shishmanov – “Jemi krijuar edhe për t’u futur në mendime të thella”. Autorja e këtij libri është Prof. Elena Mihajllovska. Para disa ditësh në Sofje u projektua dokumentari kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Dimitër Shishmanovit. Filmi ka merituar çmimin e veprimtarëve të kinematografisë në Festivalin “Ritoni i Artë”. Skenaristet e dokumentarit janë dy profesoreshat Elena Mihajllovska dhe Konstantina Guljashka.
Dimitër Shishmanov ka qenë i fatbardhë të lindte në një familje intelektualësh. E ëma ka qenë bija e një profesori të njohur ukrainas. I riu Shishmanov ka zotëruar disa gjuhë të huaja. Interesante është se gjatë studimeve të tij në Zvicër ai u ka dërguar prindërve letra të shkruara qoftë në frëngjisht, qoftë në gjermanisht. Më vonë Dimitër Shishmanov ka sjellë përmbledhje me rrëfime, pjesë, romane dhe novela.
“Në atë periudhë midis dy luftërave botërore ai ka pasur popullaritet të madh, thotë znj. Pavlina Zheleva, producente e dokumentarit. – Por për shkak të posteve të larta që ka pasur në MPJ, politika ia ka bërë numra të këqija. Dimitër Shishmanov është dënuar me vdekje. Në të gjithë periudhën totalitare emri i tij nuk përmendej fare. Dhe pas ndryshimeve demokratike nga 1989-a, emri i tij sikur u harrua.”
Gjatë Luftës së Dytë Botërore Dimitër Shishmanov ka qenë ministër i punëve të jashtme brenda një viti. Megjithëse gjithmonë ka mbrojtur interesin e Bullgarisë, pushteti i ri pro-rus ia ka dhënë dënimin më të rëndë. Më 1 shkurt mbushen 70 vjet nga ekzekutimi i tij me armë zjarri.
Ralica Dimitrova, regjisore e dokumentarit, ka zgjedhur një qasje shumë interesante për të prezantuar Dimitër Shishmanovin – si me periudhat më të rëndësishme të biografisë së tij, ashtu dhe me elemente artistike në skenar. Personazhin e Dimitër Shishmanovit e luan aktori i mirënjohur bullgar Atanas Atanasov.
“Për mendimin tim suksesi kategorik i dokumentarit është në zhanrin e portretit, sepse kërkon urat drejt së kaluarës, thotë znj. Pavlina Zheleva. – Dokumentari të bën të thellohesh në mendime dhe të përjetosh çdo çast të tijin. Ky film i referohet librit të Prof. Mihajllovska – “Jemi krijuar edhe për t’u futur në mendime të thella.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë..