Elena Dimitrova është e njohur me filmat e saj dokumentarë dhe librat, kushtuar episodeve dhe personaliteteve të historisë bullgare, më konkretisht veprës së Kiril dhe Metodijt, lëvizjes së bogomilëve dhe krishterimit në tokën bullgare. Para pak kohe u prezantua libri i saj me titullin “ E mira e madhe”, që përfshin histori jetësore dhe mendime për të mirën. Ky libret na dha rasti që të takohemi me Elena Dimitrovën dhe të bisedojmë me të për një temë të dhimbshme për shoqërinë tonë, kur gjaku dhe shkelja e dinjitetit njerëzor zënë vendet e para të gazetave dhe emisioneve informative dhe duke reflektuar mbi ndërgjegjen ton ë krijojnë ndjenjën se jemi në situatë pa rrugëdalje.
Çfarë është e mira? A është ajo një nocion me shumë kuptime? E mira për disa, a nuk do të thotë të keqe për të tjerë? Le të marrim si shembull diktatorët. Siç thuhet, rruga për në ferr është e shtruar me qëllime të mira. A nuk ndryshon nocioni, kur e lidhim fjalën “e mira” gjatë epokave të ndryshme me përfytyrimet e popujve të ndryshëm? Jo. E mira është universale, është e bindur bashkëbiseduesja jonë.
“Esenca është: “Atë që doni njerëzit të bëjnë për ju, e bëni edhe ju për ta”, sipas Ungjillit të Lukas. D.m.th. kriteri është i përgjithshëm, i mbarë njerëzimit – thotë Elena. Në librin tim kam përfshirë një mesazh të mbrojtësit qiellor të popullit bullgar – të Shën Ivan Rillskit ndaj nxënësve të tij për të mirën dhe si ta arrijnë. Ai këshillon, se është e nevojshme në një shkallë të madhe të lirohemi nga vartësia ndaj parave dhe sendeve. Sepse kjo vartësi provokon mendimet e këqija te njeriu, e shtyjnë për vepra të këqija”.
Kur bën të mirë dikujt, në fakt ti bën të mirë për veten, sepse njeriu i mirë, i cili u përkushtohet të tjerëve, pa dashje në këtë mënyrë ndërton dhe lumturinë e vet personale, është e bindur Elena Dimitrrova. Për shkak të punës së vet ajo ka vizituar tërë Bullgarinë dhe shumë vende të botës. Përshtypje të madhe i ka bërë takimi me tuaregët në Saharën e Algjerit, për të cilët e mira dhe dashuria janë në piedestal. “Atje është ulur me avionin e tij dhe Antoine de Saint-Exupéry dhe me siguri, në personazhin e Princit të vogël përmbahen elemente prej botës shpirtërore të njerëzve vendas. Për ta nuk ka vlera materiale. Për ta ka dashuri ndaj nënës, dashur midis gruas dhe burrit, miqësi”, ndan përshtypjet e veta znj. Dimitrova.
“Shumë vizita kambërë nëpër botë, por dua të them se shumë e dua Bullgarinë. Ajo ka aromën e vet interesante dhe të bukur, kur bëhet fjalë për botën shpirtërore. Mendimet më të bukura për të mirën, që kanë prekur shpirtin tim, i kam regjistruar në kohën e udhëtimeve të mia nëpër Bullgarinë dhe më në veçanti në fshatrat dhe qytetet e vogla, në bisedimet e mia me njerëz të moshuar, që kanë grumbulluar urtësinë jetësore dhe që kanë njohur gëzimin e korrjes, gëzimin të asistosh në lindjen e kalit të vogël . Është interesante si populli ynë ndalon të keqen me anën e besëtytnive dhe riteve te ndryshme. Bullgarët duan shumë lejlekët dhe i hyjnizojnë. Kam rritur në një fshat të vogël pranë Stara Zagorës, ku prindërit e mi ishin mësues. Që nga ajo kohë kam mbajtur mend, se në asnjë rast nuk duhet të hidhet gur mbi lejlekun, sepse “nëse do të vrasësh lejlek, do të vdesë nëna jote”. Kështu populli ynë ruan kafshët që janë të dobishëm – në bazë të kësaj frike. Këtu duhet të kërkojmë urtësinë, e transferuar nga bullgarët gjatë shekujve, ndjesinë e tyre për të mirën.
“Çdo ditë lexojmë dhe dëgjojmë në lajmet për vrasje, sikur janë diçka fare e rregullt. Por kjo është e keqja e madhe – vazhdon mendimet e saj Elena Dimitrova. - Mendoj, që sot më shumë se kurrë deri tani, e Mira e Madhe duhet të përballet me të Keqen e Madhe. Fe të ndryshme, parti të ndryshme – të gjitha këto janë pa rëndësi. Ne të gjithë jemi njerëz të këtij rruzulli tokësor”.
Përgatit në shqip: Sofia Popova
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më..