Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Georgi Ballabanov: “Jetojmë në kazino, të hedhur në hapësirë, ruleti po rrotullohet”

БНР Новини
Kuadër nga filmi “Dosja Petrov”

“Dosja Petrov” e regjisorit bullgar Georgi Ballabanov i dha start edicionit të 19 të Festivalit të Filmit në Sofje. Skenarist i filmit është i njohuri Jean-Claude Carriere me biografi që mbledh afro 130 vepra. Para pak kohe ai fitoi një “Oskar” të posaçëm për krijimtarinë e tij të tërësishme. Probleme shëndetësore nuk i dhanë mundësinë që të vijë në Sofje, por publiku në sallën e madhe numër 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës priti me duartrokitje thirrjen e tij me anën e videos.

“Kisha dëshirën të punojë me një njeri të urtë dhe të ndjeshëm. Kjo është privilegji për mua – rrëfen për punën e tij me Carrier regjisori, i cili prej vitesh jeton në Francë. – Ne njiheshim që më përpara, por kjo punë na afrojë edhe më shumë. Ndoshta për këtë arsye, jo vetëm për skenarin, jemi bashkë.”

“Ky është filmi i parë serioz bullgar për vitet e tranzicionit” – tha në premierë Dimitër Mitovski, njeri prej bashkëproducentëve të filmit. Historia në të fillon në prag të ndryshimeve demokratike dhe përfundon në ditët tona. Historia, në të cilën ka denoncime shpifëse, grumbullim brutal të kapitalit, jetë të thyera. Xhirimet e filmit kanë filluar para 4 vjetësh.

“Ai doli tani, sepse aktualisht Franca ka nevojë të flitet për dështimin e modelit të qytetërimit, të sistemit të shoqërisë perëndimore” – thotë Georgi Ballabanov. Sipas tij, jehonat për filmin në Francë zbulojnë lirinë e bullgarëve të flasin, inteligjencën e tyre. “Ndoshta për këtë se nuk kanë arritur të zhyten plotësisht në parajsën konsumatore” – shton regjisori.

“Mua gjithmonë më ka interesuar të zbulojë ndonjë shkak që të bëjë një film, jo thjeshtë se mund të sigurohet financim” – vazhdon regjisori me ndjenjën e humorit, por edhe me shqetësim: “Jetojmë në kazino, të hedhur në hapësirë, ruleti po rrotullohet. Shfaqen libra – p.sh. të ish ministrit Michel Rocard për fundin e Evropës. Çfarë të bëjmë? Ku të shkojmë? Në mënyrë të rastësishme fillova këtë film pa e menduar si i tillë, por siç duket më kanë orientuar ndjesitë. Njeriu duhet të jetë i sinqertë para vetes. Kur je i sinqertë, rastësisht mund të gjesh diçka që ia vlen.”

Kontribut të madh për dinjitetin e filmit ka loja e mrekullueshme e aktorëve. Mihaill Billallov, Hristo Shopov, Georgi Novakov, Ani Papadopullu, Radina Kërxhillova dhe disa talente të reja bullgare rikrijojnë kohën e stuhishme të kalimit drejt shoqërisë së tregut dhe demokracisë.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kuadro nga filmi

Filmi "Triumfi" me Maria Bakallovën është propozimi bullgar për çmimet "Oskar"

Filmi "Triumfi" i dyshes regjisoriale Kristina Grozeva dhe Petër Vëllçanov është propozimi bullgar për çmimet "Oskar", njoftuan nga Qendra Kinematografike Kombëtare. Përzgjedhja jonë për kategorinë e filmit ndërkombëtar në çmimet e 97-të të..

botuar më 24-09-04 10.48.PD

Sofja në vitet '70 në fotografi unike arkivore

Si dukej Sofja në vitet 1970? Kësaj pyetjeje i përgjigjet ekspozita fotografike "Stacioni Sofja '70" me foto arkivore të fotografit të njohur bullgar Panajot Bërnev. Arkivi i panjohur me fotografi të Panajot Bërnev na kthen në..

botuar më 24-09-01 10.35.PD

40 vjet nga themelimi i “Apolonia”

Pak vite përpara se të ndjenim frymën e lirisë që erdhi pas rrëzimit të Murit të Berlinit, shumë muzikantë, artistë, shkrimtarë performonin për herë të parë në skenat e festivalit "Apolonia" në Sozopoll . I njohur asokohe me pseudonimin..

botuar më 24-08-27 6.45.PD