Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Premiera e albumit “E vetmja” të Neli Andreevës

Foto: arkiv personal
Promovimi i albumit “E vetmja” të Neli Andreevës do të mbahet më 23 prill në mbrëmje në klubin e kryeqytetit “Sofia Live Club”. Autori i shumicës së këngëve është kitaristi Nikollaj Peev. Krahas muzikantëve, që morën pjesë në incizime, në program marrin pjesë këngëtaret e Ansamblit Folklorik Shtetëror “Filip Kutev”, formacioni vokal “Nusha”, solistët nga Orkestra për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare etj.

Neli Andreeva është një këngëtare e njohur popullore, soliste dhe kor-mjeshtre e Ansamblit Shtetëror “Filip Kutev”, kurse tashmë një vit ajo është udhëheqëse e formacionit vokal “Nusha”. Adhuruesit e folklorit bullgar lidhin emrin e saj me këngën “Vajza e vogël” – kënga që u bë kartëvizita e këngëtares. Autorët janë Neli Andreeva dhe Georgi Genov – dirigjenti i korit të “Filip Kutevit”. Videoja e publikuar në rrjetet sociale fitoi milionë adhurues në mbarë botën. Madje një kompani televizive kombëtare japoneze mbërriti te ne për të xhiruar një film për historinë e këngës “Vajza e vogël”. Neli ka marrë pjesë në incizimet e disa kompakt disqeve. Para pak kohe ju paraqitëm albumin e saj solo “Përkëdhel, përkëdhel” me këngë nga krahina e Rodopeve. Shumë pak njerëz e dinë se interpretuesja e talentuar nganjëherë kalon në “territorin e huaj” të stileve të tjera. Përveç kësaj tashmë disa vite kompozon këngë, zakonisht është autore edhe e teksteve. Kështu lindi ideja për albumin “E vetmja”.

“Ky është një projekt, të cilin kisha dëshirë për ta realizuar që prej shumë kohe – ai përbën një gërshetim prej stileve pop, etno, muzike popullore – na tregon Neli. – Shtatë prej këngëve janë vepër e Nikollajit. Ai bëri dhe orkestrimet. Ai është autori i shoqërimit për kitarë klasike pranë një prej këngëve popullore nga krahina e Stranxhës – “Nedeljo, Nedeljo”, e cila gjithashtu është përfshirë në programin e diskut. E falënderoj nga zemra profesoreshën Elena Kuteva, eksperte kryesore artistike e ansamblit “Filip Kutev” dhe dirigjentin zoti Genov për ndihmën e tyre në realizimin e këtij aktiviteti. Madje nuk kam ëndërruar se paraqitja e këtij albumi do të bëhet shkas për ta interpretuar në këtë mënyrë të ndritshme këngën “Vajza e vogël”.  Sa për këngën, për të cilën kemi ftuar formacionin vokal “Nusha”, kjo është “Dhia e keqe”. Ajo fitoi një popullaritet të madh që para incizimeve për albumin.”

“Dhia e keqe” është prova e parë e Nikollaj Peevit për të krijuar në stilin folklorik. Ai ka mbaruar kitarë klasike në Akademinë Muzikore Kombëtare “Panço Vlladigerov”, është laureat i disa konkurseve kombëtare. E njoh edhe nga pjesëmarrjet e tij në disa grupe pop dhe rock. Më e njohura prej tyre është “Akustika”.

“U takova me Neli Andreevën në vitin 1998 – na thotë Nikollaj. – Kishim incizime në një studio. Para rreth një viti ajo më telefonoi dhe më drejtoi lutje për ta ndihmuar duke bërë orkestrimin e një kënge të saj. Vetëm deri përpara një viti unë nuk kam menduar kurrë se do të krijoj në stilin folklorik, jo sepse nuk më pëlqen ky stil, por sepse nuk e njoh mjaftë mirë. Më bëri një përshtypje të madhe bukuria e folklorit bullgar. Dhe kështu filloi gjithçka. Isha shumë i befasuar nga adhuruesit e shumtë, që fitoi kënga e kompozuar nga unë për “Nusha”. Kam kompozuar dhjetëra pjesë për kitarë klasike, për kitarë klasike dhe orkestër, shumë këngë... Asnjë prej këtyre veprave nuk më ka sjellë një popullaritet kaq të madh.

Stili i albumit nuk mund të karakterizohet me një fjalë. Janë gërshetuar shumë mjete shprehëse. Më tepër ky është stili “Neli Andreeva”. Ajo kështu e ndien muzikën, kurse unë u përpoqa të shikojë në drejtimin e njëjtë.”

Interpretuesit, me të cilët Neli Andreeva e realizoi këtë projekt janë Emill Tasev – bateri dhe Ivan Nestorov – bas kitarë. Në programin e koncerteve bashkë me ta pati shfaqje Kalina Andreeva – kontrabas, Stamen Janev – piano, Atanas Haxhiev – saksofon, Ivan Conkov – perkusione, Violeta Petkova – tambura.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Anabel prezanton këngën e saj debutuese "Një dozë realiteti"

Anabel prezanton këngën e saj debutuese, e cila është rezultat i viteve të përgatitjes, punës së palodhur dhe këmbënguljes. Ajo është Ana Sotirova dhe merret me muzikë që në moshën 4-vjeçare. Rrugëtimi i saj muzikor filloi në Voice Academy (shqiptuar..

botuar më 25-01-31 6.35.PD

"Në anën tënde"

Bobi Ivançevin e njohim që në vitet 1990 si pjesë e dyshes “Avenju”, e cila krijoi një sërë hitesh në muzikën bashkëkohore bullgare si "A kemi jetuar ndonjëherë më parë", "Ikja" etj. Përveç të qenit kompozitor, Bobi është gjithashtu një producent i..

botuar më 25-01-30 6.10.PD

“Saracta” na zhyt në misticizmin e bullgarëve të vjetër

Sot do të kthehemi pas në kohë me SARACTA, ose "Kujdestari" - kështu quhet aventura e guximshme muzikore e producentëve Fabrizio Parisi dhe The Editor. Sfida këtë herë përfshin edhe një emër legjendar të muzikës bullgare – Gospodin Gospodinov-Gepi. Kujtojmë..

botuar më 25-01-29 6.05.PD