Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ansambli folklorik bullgar u kthye me grand prix-in nga festivali ndërkombëtar në Poloni

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Ansambli përfaqësiv folklorik “Lugina e Trëndafilit” nga qyteti Karllovo fitoi dekoratën e madhe në njërin prej festivaleve më prestigjioze evropiane “Impresione muzikore në Bidgoshç” të Polonisë. Në programin e konkursit grupi bullgar morri pjesë në një konkurrencë me 19 grupeve muzikore dhe të vallëzimit prej 11 shteteve nga Evropa, Azia dhe nga Afrika e Jugut.

“Festivali ndërkombëtar, organizuar nga Qendra e Rinisë në qytetin Bidgoshç ofron mundësi për takim të talenteve nga e gjithë bota, tregon sukseset e tyre në sfera të ndryshme të arteve dhe të kulturës – tregon Mirosllav Vasilev, drejtues dhe koreograf i ansamblit “Lugina e trëndafilit”. – Pjesëmarrësit i vlerësonte një juri eksperte me përfaqësues nga vendi-mikpritës dhe ShBA. Ansambli ynë fitoi dekoratën e madhe të Festivalit të 38 Ndërkombëtar në Bidgoshç për arritje më të larta artistike.”

Ansambli është i themeluar gjatë vitit 1972 dhe deri më sot e vazhdon traditën në artin e interpretimit mbi bazë folklorike. Programet e tij të koncerteve kanë një larmi të pasur koreografike dhe muzikore. Talentet e Karllovos shumë herë kanë qenë të duartrokitur nga publiku në Evropë – Gjermani, Francë, Rusi, Belgjikë, Rumani, Greqi, Serbi Spanjë, Çeki e të tjera. Grupi është mbajtës i titullit “ansambël përfaqësiv” pranë seksionit kombëtar të Organizatës ndërkombëtare të organizatorëve të festivaleve folklorike – Bullgari.

Me çfarë repertori janë prezantuar bashkatdhetarët tanë në forum, mësojmë nga Mirosllav Vasilev: “Në skenat e festivaleve ansambli “Lugina e Trëndafilave” tregoi një program muzikor të vallëzimit nga Trakia, nga Sredna goraja dhe nga Shoplluku. Shoqëronte orkestra popullore e studentëve nga akademia muzikore e Plovdivit, solistë të ansamblit “Trakia”. Këngëtarja Diana Dimitrova, laureat i konkursit “Talentë të rinj folklorikë” të Radios Kombëtare Bullgare, prezantoi veçoritë e të kënduarit të lashtë folklorik nga të dy regjionet specifike dialektike – të Pazarxhikut dhe të Graovos.

Një kusht i detyrueshëm për pjesëmarrësit në programin e konkursit të festivalit ishte një interpretim të një kënge polake. Muzikantët bullgarë e tronditën jurinë dhe publikun me këngën tradicionale “Kukuviçka” (Kukuvajka), e njohur nga repertori i ansamblit shtetëror polak “Mazovshe”. Solistë ishin Dimitër Stoillov, Diana Dimitrova dhe Pepa Mileva në shoqërim të orkestrës së grupit. Në gala koncertin përfundimtar, të zhvilluar në “Opera Nova” – një nga teatrot më moderne muzikore në Poloni, ansambli paraqiti shfaqjen vallëzuese “Festë në luginën e Trëndafilit” në bazë të koreografisë të Dimitër Dojçinovit dhe muzikë të profesorit Asen Diamandiev.”

Këtu është vendi të shënojmë se, shfaqja rikrijon momente nga vjelja e trëndafilave karakteristike për krahinën. Atëherë zhvillohet “Festa e trëndafilit” emblematike për rilindjen Karllovo, që rregullisht shënohet në qytet pas fundit të Luftës së Parë Botërore.

“Ansambli “Lugina e trëndafilit” nga qyteti Karllovo denjësisht vazhdoi traditën e grupeve bullgare të jenë fitues me standarde më të larta artistike mes të gjithë pjesëmarrësve në këtë festival prestigjioz ndërkombëtar”, tregon menaxherja artistike Janka Doçeva. Kurse drejtoresha e shkollës muzikore në qytetin Kotell – znj. Maria Gradeshlieva shton: “Për festivalet në Poloni bullgarët janë një dukuri. Juria është ndërkombëtare, që edhe më shumë e forcon vlerën e këtyre dekoratave.” Gjatë kohës së qëndrimit të vet në qytetin Bidgoshç, valltarët dhe muzikantët nga ansambli “Lugina e trëndafilit” u takuan me komunitetin bullgar në qytet.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Bërë për mua” – kënga më e re e Elia Todorova

“Bërë për mua” është kënga e tretë prej autore e këngëtares së re dhe të talentuar Elia Todorova, të cilën ajo vetë e cilëson si më dinamike në repertorin e saj. Dy projektet e suksesshme - "Re" dhe "Mjedra" - i sollën asaj popullaritet si solo..

botuar më 24-07-05 6.15.PD

Mbrëmjet e verës në Sofje bëhen edhe më romantike - fillon A to JazZ

Një nga ngjarjet kulturore më të pritura gjatë verës në Sofje fillon nga sot. Për vitin e 13-të, festivali A to JazZ do ta transformojë Parkun Jugor 2 në një skenë urbane kulturore të përbashkët, krijuese dhe miqësore me mjedisin. Dashamirët e muzikës..

botuar më 24-07-04 8.40.PD

Një këngë e përjetshme bullgare në një version të ri

Në fund të qershorit, kur gjithnjë e më shumë e ndiejmë erën e detit, një ekip brezash të ndryshëm ringjallën në një version të ri një këngë nga e kaluara e afërt me titullin - "Erë deti". Në fund të vitit të kaluar, Kalina Batkova, e njohur me emrin..

botuar më 24-07-02 8.10.PD