Në një godinë të rrënuar Bamba Malinke nga Mali këndon këngën e tij të pikëlluar, por gradualisht pikëllimi kthehet në shpresë dhe nga fatkeqësia lindet ëndrra e realizuar: “Kam ikur nga vendi im për të ndërtuar një botë të re!”.
“Kënga “Sofia Dream” shpreh respektin tim ndaj qytetit dhe pritjet e mia që të gjejë më shumë shpresë, pas ditëve të vështira që kam përjetuar në atdheun tim – tregon Bamba. Këtu në Sofje unë përsëri e mbaj jetën time në duar, shoh se horizonti është i kthjellët dhe se ka shans të dytë për mua. Këto janë arsyet që t’i kushtojë këtë këngë Sofjes, të cilën e dua shumë.”
Bamba Malinke është 27 vjeçar. Para 3 vjetësh në Mali depërtuan islamistët, imponuan sheriatin dhe e përgjakën atdheun e tij. Por ai nuk pajtohet me situatën e krijuar, kompozon dhe këndon këngë për lirinë e feve. Të gjitha fetë çojnë tek Zoti, mendon njeriu që porsa është bërë i krishterë, dhe bën thirrje për dashuri, vëllazërim, pajtim. Ndërkohë prindërit e tij janë të vrarë dhe Malinke ka ikur nga atdheu i tij për të ardhur në Bullgari. Sot ai ka liri, punë, miq. Njeri prej njerëzve të tij të dashur është maqedonasi Filip Lazarevski – edhe ai është 27 vjeçar, dhe ka zgjedhur kryeqytetin tonë për qytet të vetë dhe është producent i këngës së përbashkët “Sofia Dream”. Çfarë e frymëzon?
“Vetë qyteti, fryma e tij, njerëzit, që jetojnë në të, kultura” – përgjigjet Filip Lazarevski.
Ai thotë, se miku i tij Malinke është një shembull i mirë për të gjithë refugjatët, sepse ndryshohet dhe zhvillohet. Kuptohet, Bullgaria nuk është shtet pa probleme, por është shumë më i mirë në krahasim me shtetet nga vijnë këta njerëz. Dhe Malinke është i ndërgjegjshëm për këtë.
“Bullgaria për mua është atdheu i ri që më pranoi. Mua më pëlqen shumë se ndodhem këtu, se mund të shëtis nëpër rrugët dhe të jetojë në paqe dhe siguri. Në të vërtet shumë refugjatë e kanë shikimin drejtë Perëndimit, por kjo është çështja e zgjedhjes personale. Mendoj, se njerëzit që vijnë në Bullgari, nuk dinë shumë për vendin dhe mundësit e tij. Ky është njeri prej shkaqeve që ata të dëshirojnë të shkojnë në vende të tjera, ndërsa unë ndihem shumë mirë dhe preferoj të mbetem këtu – kam gjetur shokë dhe punë të mirë dhe jam i lumtur.”
Aktualisht Malinke dhe Filip punojnë mbi premierën e videos së këngës së tyre “Sofia Dream” – ngjarjet zhvillohen mes rrënojave të një godine të braktisur.
“Xhiruam one shot video për këngën “Sofia Dream” dhe tani presim daljen e saj – shpjegon Filip. – Shpresoj, se kjo do të bëhet në fillim të gushtit dhe do të xhirohet në të njëjtin vend, por me koreografi me valltarë profesionistë dhe me mbështetjen e R&B cru, e cila mbështet iniciativën Sofia street muzic dhe Malinke në nismën e tij. Godina-dekor i klipit gjendjet në periferitë e Sofjes – kjo është ish Akademia për shkenca shoqërore dhe drejtim social. Brenda ka interier të mrekullueshëm, vetë struktura e godinës është shumë e bukur.”
Malinike dhe Filip po përgatiten për koncerte në bregdetin tonë, ndërsa në fund të verës do të prezantojnë këngën e tyre të dytë të përbashkët.
“Kënga e dytë mban mesazhin “Be happy” – ji i lumtur me atë që ke, ji i lumtur me ditën që ta pret, ji i lumtur me atë që ke krijuar vetë. Ji i lumtur se je i gjallë” – thotë Filip Lazarevski.
Të dy shokët janë të lumtur me punën që kanë. Filip punon dizajn grafik, ndërsa Malinke në një Call qendër. Në qoftë se njërit prej tyre nuk i mungon asgjë, i dyti ka një brengë dhe një ëndërr – ndonjë ditë të gjejë motrën e vet më të vogël dhe të jetojnë së bashku në paqe.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak..