Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këngëtari popullor Hristo Kosashki: “E ndjej kënaqësi kur këndoj”

Këngëtari i paharrueshëm popullor Boris Mashallov është njeri prej idhujve të këngëtarit të ri Hristo Kosashki. Kohët e fundit ky interpretues i ri bëri disa incizime për fondin e Radios Kombëtare Bullgare.



“Më pëlqen më shumë të interpretoj muzikën e krahinës së lindjes. Gëzohem, se kam mundësi të prezantoj folklorin e Veriut” – thotë këngëtari dhe vazhdon:

Снимка“Linda në qytetin Llukovit – një kënd i mrekullueshëm, në të cilin banorët vendas edhe më sot mbajnë mend dhe ruajnë shumë këngë të lashta. Që nga vogëlia fillova të merrem me muzikë, ndërsa gjatë viteve interesi im ndaj këngëve popullore po rritej. Këndova në kore të formacioneve të ndryshme shkollore. Arsimin e mesëm e mbarova në qytetin Teteven në një klasë me mësim shtesë të muzikës. Pedagogët më këshilluan të mësoj repertorin e këngëtarit Boris Mashallov. Ndoshta ata zbuluan, se disponoj potencialin të interpretoj këngët e tij. Edhe më sot e vazhdoj këtë, megjithëqë jam i bindur, se unë nuk mund të krahasohem me të. Ai ishte një mjeshtër i cili edhe më sot nuk e ka shokun në interpretimin e muzikës popullore. Mirëpo si timbër dhe temperament të paktën mendoj se i afrohem atij. Këngët e tij janë të mrekullueshme dhe ato janë pjesë e pandarë e repertorit tim. Një moment i rëndësishëm i biografisë sime ishte studimi në Universitetin Jugperëndimor në Bllagoevgrad. Përderisa studiova aty këndova në Ansamblin “Pirin”. Arrita të përvetësoj mënyrën karakteristike të interpretimit të folklorit të krahinës së Pirinit. Profesori Kirill Stefanov njeri nga udhëheqësit e ansamblit shpesh herë më caktonte të këndoj solo, gjë që më ndihmoi shumë në formimin tim si këngëtar.”

Këngët, të cilët Hristo Kosashki incizoi për Radion Kombëtare Bullgare janë nga krahina folklorike e veriut, dhe më saktë nga rajoni i qyteteve Llukovit dhe Teteven. Për ato incizime këngëtari tregon:

“Në radhë të parë dëshiroj të përmend emrin e Angell Dobrevit. Ky është njeriu, i cili përpunoi dhe aranzhoi këngët për Orkestrën e Muzikës Popullore të Radios Kombëtare Bullgare, në të cilin vet ai është solist. Ai propozoi edhe njërën prej këngëve “Eja e dashura”. E dëgjova këtë këngë për herë të parë prej tij. Gëzohem, se ajo fitoi një popullaritet. Dy prej këngëve janë nga rajoni i qytetit Teteven dhe datojnë nga koha e Rilindjes Kombëtare, kur zhvilloheshin luftërat për çlirimin kombëtar. Incizova edhe një këngë ngacmuese, në të cilën tregohet historia e një gjyshe, e cila vendosi të bëhet më e re kështu që të tërheqë vëmendjen e beqarëve.”


Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook/ Rrënjët bullgare

Babinden (Dita e gjyshes) në Razlog - qytet që ruan traditat

Në fillim të çdo viti, në Razlog dhe fshatrat përreth rajonit të Pirinit, nisin përgatitjet e ethshme për Babinden. Festa i kushtohet gjysheve dhe grave që kanë ndihmuar në lindjen e nuseve të reja. Çdo vit festohet më 21 janar dhe në Razlog është ndër..

botuar më 24-01-21 7.30.PD

Thika nuk jepet si dhuratë, ajo duhet blerë

Për të bërë një thikë të mirë nevojiten njohuri, kujdes dhe shumë punë, thotë Ivan Kjupov nga fshati Krupnik (Bullgaria Jugperëndimore). 35-vjeçari nuk e ka të trashëguar mjeshtërinë e tij brez pas brezi. Interesi për të bërë thika ka ekzistuar brenda tij..

botuar më 24-01-17 7.30.PD

Zakonet rome u treguan në Radion Kombëtare Bullgare

Më 14 janar, komuniteti rom në Bullgari kremton festën e tij më të rëndësishme - Ditën e Vasilit. Për të ndarë traditat e folklorit rom në pritjen e Vitit të Ri të Romëve , siç është e njohur gjithashtu festa, në Radion Kombëtare Bullgare (BNR) erdhën..

botuar më 24-01-12 5.10.MD