Këngëtari i paharrueshëm popullor Boris Mashallov është njeri prej idhujve të këngëtarit të ri Hristo Kosashki. Kohët e fundit ky interpretues i ri bëri disa incizime për fondin e Radios Kombëtare Bullgare.
“Më pëlqen më shumë të interpretoj muzikën e krahinës së lindjes. Gëzohem, se kam mundësi të prezantoj folklorin e Veriut” – thotë këngëtari dhe vazhdon:
“Linda në qytetin Llukovit – një kënd i mrekullueshëm, në të cilin banorët vendas edhe më sot mbajnë mend dhe ruajnë shumë këngë të lashta. Që nga vogëlia fillova të merrem me muzikë, ndërsa gjatë viteve interesi im ndaj këngëve popullore po rritej. Këndova në kore të formacioneve të ndryshme shkollore. Arsimin e mesëm e mbarova në qytetin Teteven në një klasë me mësim shtesë të muzikës. Pedagogët më këshilluan të mësoj repertorin e këngëtarit Boris Mashallov. Ndoshta ata zbuluan, se disponoj potencialin të interpretoj këngët e tij. Edhe më sot e vazhdoj këtë, megjithëqë jam i bindur, se unë nuk mund të krahasohem me të. Ai ishte një mjeshtër i cili edhe më sot nuk e ka shokun në interpretimin e muzikës popullore. Mirëpo si timbër dhe temperament të paktën mendoj se i afrohem atij. Këngët e tij janë të mrekullueshme dhe ato janë pjesë e pandarë e repertorit tim. Një moment i rëndësishëm i biografisë sime ishte studimi në Universitetin Jugperëndimor në Bllagoevgrad. Përderisa studiova aty këndova në Ansamblin “Pirin”. Arrita të përvetësoj mënyrën karakteristike të interpretimit të folklorit të krahinës së Pirinit. Profesori Kirill Stefanov njeri nga udhëheqësit e ansamblit shpesh herë më caktonte të këndoj solo, gjë që më ndihmoi shumë në formimin tim si këngëtar.”
Këngët, të cilët Hristo Kosashki incizoi për Radion Kombëtare Bullgare janë nga krahina folklorike e veriut, dhe më saktë nga rajoni i qyteteve Llukovit dhe Teteven. Për ato incizime këngëtari tregon:
“Në radhë të parë dëshiroj të përmend emrin e Angell Dobrevit. Ky është njeriu, i cili përpunoi dhe aranzhoi këngët për Orkestrën e Muzikës Popullore të Radios Kombëtare Bullgare, në të cilin vet ai është solist. Ai propozoi edhe njërën prej këngëve “Eja e dashura”. E dëgjova këtë këngë për herë të parë prej tij. Gëzohem, se ajo fitoi një popullaritet. Dy prej këngëve janë nga rajoni i qytetit Teteven dhe datojnë nga koha e Rilindjes Kombëtare, kur zhvilloheshin luftërat për çlirimin kombëtar. Incizova edhe një këngë ngacmuese, në të cilën tregohet historia e një gjyshe, e cila vendosi të bëhet më e re kështu që të tërheqë vëmendjen e beqarëve.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo..
Një Muze Etnografik Rajonal në Plovdiv hap dyert për edicionin e 16-të të Javës së Artizanateve Tradicionale, raportojnë organizatorët e muzeut. Hapja është në Ditën e Enjos (24 Qershor), e nderuar në traditën tonë popullore si dita e barërave dhe fuqisë..
Më 22 qershor mbi 30 kuzhinierë nga i gjithë vendi mblidhen në Montana për festivalin e kuzhinës popullore "Babina Dushica". Festivali i kuzhinës është pjesë e programit për kremtimin e festës së Montanës "Shpirti i Shenjtë" në Kopshtin e..