Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pianistja Nadezhda Jocova: “Jam e lumtur kur bëj muzikë”

Foto: arkiv

Muzika është profesion për Nadezhda Jocova dhe për tërë familjen e saj. Ka mbaruar Shkollën Muzikore Kombëtare “Ljubomir Pipkov”, pastaj – Akademinë Muzikore në Sofje. Cilët janë njerëzit, që kanë luajtur role të rëndësishme  për formimin e saj profesional?

"Antonina Boneva, mësuesja ime e parë është jo vetëm pedagoge, ajo është shoqëruese ime në vitet më të rëndësishme të jetës sime – tha Nadezhda. – Deri tani ajo është mikeshë ime e afërt dhe këshilltare. Me të kemi kaluar një rrugë të gjatë – 12 vjet. E falënderoj për të gjithën që e di në fushën e muzikës. Kur ihsha e vogël preferoja të dëgjoja provat e nënës sime, e cila ishte violoniste në orkestrën e Radios Kombëtare Bullgare, të gjyshit tim – oboist në Filarmoninë e Sofjes, të xhaxhait tim – klarinetist në Orkestrën e Re Simfonike. Përveç kësaj babi im është perkusionist, kompozitor dhe pedagog muzikor. Grumbullova një përvojë  të madhe në perceptimin e muzikës, por nuk më pëlqente shumë interpretimi. Dhe ndoshta më e rëndësishmja që bëri zonja Boneva ishte që të më motivonte. Akoma atëherë fillova të merresha me muzikë dhome. Në Akademi profesori Anton Dikov – një pedagog i madh dhe pianist, më ofronte përkrahje në gjithçka. Një rol të rëndësishëm për formimin tim kishte edhe profesori Vasill Kazanxhiev – violonçelist i njohur i cili ishte pedagogu im i muzikës së dhomës. Vazhdova me një magjistraturë në Hanover me profesorin Gerrit Zitterbart, në klasën e tij të interpretimeve solo. Ai është një person shumë aktiv në Hanover. Tani merrem me krijimin e muzikës dhe jap mësime.”

“Koncerti për piano dhe orkestër” me kompozitor Hristo Jocov është shkruar posaçërisht për Nadezhda Jocova. Kompozitori (muzikant i njohur i muzikës xhaz në Bullgari dhe babai i pianistes së re) ka shkruar këtë vepër posaçërisht për vajzën e tij. “Përjetoja një periudhë të rëndë – tregoi ajo. Siç shumë muzikantë e rinj, isha para dilemës – a merrem me gjerën më të përshtatshme për mua, a jam në të vërtetë e mirë në këtë që e bëj, pse e bëj... Babai im insistonte se duhej të vazhdoja studimin tim në Gjermani. Ai më ndihmonte të merrja vendimin më të përshtatshëm për mua në atë kohë. Koncerti, që ai shkroi posaçërisht për mua më motivoi. Unë vetë po merrem me fëmijë dhe shikoj sesi shkëlqejnë fytyrat e tyre kur interpretojnë tingujt e drejtë. Ndoshta pikërisht kjo ndjenjë e lumturisë më bëri muzikante profesionale.”

Si nxënëse në Shkollën Muzikore Kombëtare Nadezhda Jotsova fitoi disa konkurse, por gjatë viteve të fundit konkurset për klavire nuk e tërheqin. Beson se muzikanti mund të zhvillohet edhe pa ta.

“Konkurset janë diçka e zakonshme në Bullgari, kryesisht në moshën e re. Më kujtohet se fitova çmimin tim të parë në moshë 12-vjeçare "Talentet e reja muzikore”  në konkursin për muzikë amerikane në Varna. Pastaj fitova edhe në një forum ndërkombëtar – në Ohër. Por jam e sigurt se mund të bëhet karrierë edhe pa konkurse. Vetëm sistemi është i tillë – në se njeriu dëshiron të bëhet muzikant i mirë duhet të hyjë brenda tij. Bella Bartok – një nga artistët më të preferuar për mua thotë: “Konkurset nuk janë për njerëzit, janë për kuajt.” Ne nuk jemi sportistë, nuk vrapojmë për kohë. Ne bëjmë muzikë dhe kjo nuk mund të vlerësohet me sekonda apo me masa të tjera matjeje. Secili ka kritere dhe kërkime të ndryshme. Nuk mund të gjithë të pëlqejmë të njëjtën gjë. Dekoratat janë diçka e mirë, por nuk janë aq të rëndësishme. Mua personalisht më frymëzon më shumë dashuria ndaj muzikës.”

Në fund të tetorit violinistja e shquar bullgare Stojka Millanova shënon një përvjetor të vet të rëndësishëm me një koncert në sallën e Shkollës Muzikore Kombëtare. Ajo do të interpreton në partneritet me Nadezhda Jocova, të cilën po e dëgjojmë në pjesën “Tokatina”. Kompozitor përsëri është Hristo Jocov.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Orkestra Popullore e BNR mbyll sezonin me një produksion të ri dhe solistë të ndritur

Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Dimitër Hristov mbyll sezonin sonte /20 qershor/ me një koncert në të cilin do të tingëllojnë vetëm titujt premierë. Programi përfshin 17 pjesë të reja dhe aranzhime..

botuar më 24-06-20 6.15.PD

Ljubo Kirov fillon verën me një këngë dhe album të ri - "Zemra e re"

Ljubo Kirov është ndër yjet e muzikës bullgare që kanë mbushur sallat më të mëdha gjatë viteve të fundit. Çdo këngë e tij e re emocionon publikun, i cili ka një arsye të re gëzimi – tashmë është gati albumi i ri i këngëtarit, “Zemra e re”. Në..

botuar më 24-06-19 1.25.MD
Foto: Shkolla Korale Shpirtërore pranë tempullit

Në Sofje nis Festivali i parë i Muzikës Shpirtërore Korale

Në ditët para festës së madhe të krishterë të Rrëshajave, tempulli "Shën Sofja - Urtësia e Zotit" pret edicionin e parë të Festivalit të Muzikës Shpirtërore Korale "Trisvjatuju pesn" ("Трисвятую песнь") nga 19 deri më 23 qershor. Organizatorë janë..

botuar më 24-06-19 6.10.PD