Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muaji i Shën Dhimitrit – këngë dhe tradita

Në qoftë se në ditën e Shën Dhimitrit, më 26 tetor, hëna është e plotë, gjatë vitit të ardhshëm kosheret po kështu do të jenë plotë dhe do të ketë shumë mjaltë. Në qoftë se hëna është për gjysmë, bletarët nuk do të kenë një rendiment të mirë. Ky është vetëm një nga profecitë, të kryera në këtë ditë. Njerëzit janë munduar të parashikojnë po kështu se si do të jetë dimri, a do të ketë shëndet dhe bereqet për familjen e kështu me radhë. Një festë e madhe kishtare dhe popullore, dita e Shën Dhimitrit është e shoqëruar dhe me tradita të shumta. Të gjitha traditat përpara dhe pas dhe gjatë kohës së festës është një shembull i qartë për krishterimin e përfytyrimeve të lashta mitologjike, kuptimin e tyre sipas besimit ortodoks dhe përshtatjen e kalendarit popullor me atë kishtar.

Populli ynë e quan festën akoma Mitrovden, kurse i gjithë muaji tetor mban emrin Dimitrovski ose Mitrovski. Shumë i njohur është emërtimi Razpus ose Razpust. Në po këtë ditë ose në ditën tjetër pronarët më të pasur kanë liruar nga puna të gjithë shërbëtorët ose punonjësit me mëditje razpuskam (lëshoj, ose liroj). Pronarët u kanë dhënë rrogën e premtuar, kanë pasuar tryeza të mëdha, valle dhe hare.

Sipas rregullimit të dikurshëm të tregut të punës, punonjësit janë marrë në punë në ditën e Shën Gjergjit (më 6 maj). Në prag të pranverës ata janë marrë vesh se çfarë pune do të bëjnë dhe çfarë parash do të presin më 26 tetor, kur përfundon marrëveshja gojore. Disa pronarë kanë emëruar punonjës për gjithë vitin. Nga Shën Dhimitri i sivjetshëm deri në Shën Dhimitrin e moçëm.

Njëherë të marrë në punë punonjësit nuk kanë mundur të ikin në bazë të asnjë shkaku. Në qoftë se pronari ka rastisur të jetë i mirë dhe i drejtë-bukur. Në qoftë se jo-shërbëtori ka vuajtur shumë, “ka hequr të zinjtë e ullirit”, sipas një shprehje popullore. Prandaj dikur kanë thënë se, në ditën e Shën Dhimitrit “disa bëhen rob, kurse të tjerët – lirohen”.

Në përfytyrimet popullore Dhimitri dhe Gjergji janë vëllezër binjak. Ditët e këtyre shenjtorëve shënojnë dy kalimet bazë në kohën vjetore. Shën Gjergji sjell verën, kurse Shën Dhimitri – dimrin. Sipas besimeve në orën 12 të natës duke u gdhirë dita e Shën Dhimitrit qielli hapet, kurse vet shenjtori pranohet për përkrahës të dimrit, të të ftohtit dhe të dëborës. Nga qielli ai tund mjekrën e tij të gjatë të bardhë dhe prej saj derdhet dëbora e parë. Një nga profecitë për dimrin e ardhshëm e kanë kryer me ndihmën e lopëve. Për njeriun modern me siguri që është pak e çuditshme, por ja se çfarë kanë bërë në disa vende – e kanë nxjerrë kafshën jashtë dhe kanë vënë re se kë pjesë nga trupi i vet kafsha do ta lëpij më parë. Në varësi nga kjo kanë supozuar se kur do të jetë dimri më i thellë, të ftohtit më të shumtë – në fillim ose në fund të stinës.

Dita e Shën Dhimitrit dhe sot e kësaj dite është një nga festat më të mëdha tek ne. Kjo është dita e emrit e Dimitër, Dimitrina, Dimo, Dimço, Dimka, Mitra... Në shumë qytete dhe fshatra bëhen tubime, duke ringjallur traditën e festave të dikurshme shumë bujare fshatare. Sipas traditës në tavolinë duhet të ketë gjellë me mish dashi, gjel në qoftë se ai që ka emrin është mashkull dhe pulë po të jetë femër, ëmbëlsirë me mollë, kungull të pjekur dhe mollë të pjekura.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Kukeri, pleq, babugeri, çaushi... Fshati Turija pret lojëra maskarade

Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..

botuar më 24-03-30 8.05.PD

Kalorësi djallëzor Shën Theodhori

"Në një rajon të gjerë në Bullgarinë Veriore, kalorësi Shën Theodhor perceptohet si një personazh djallëzor. Përkufizimet popullore për të janë si më poshtë: një shenjtor vampir, përbindësh ose goblin... Ai vizitonte festat e beqarëve, të cilat ishin të..

botuar më 24-03-23 11.05.PD
Foto: Instituti i Etnografisë dhe Folkloristikës me muze në Akademinë Bullgare të Shkencave

Veroret - një simbol i shpresës për gjërat e mira që do të vijnë

Martenica (verorja) është një nga simbolet e Bullgarisë - konsiderohet si një pararojë e pranverës dhe largimit të errësirës. Çdo vit më 1 mars, edhe larg atdheut, ne bullgarët i zbukurojmë të afërmit dhe miqtë tanë me fijet e përdredhura të bardha e të..

botuar më 24-03-01 7.10.PD