Më 1 nëntor – Ditën e Iluministëve të popullit, kolegia jonë Albena Bezovska fitoi çmimin prestigjioz “Lira e Kristaltë”. Dekorata dorëzohet nga Bashkimi i Veprimtarëve Muzikorë në Bullgari në 15 kategori. Ndër to janë çmimi për dirigjent, për muzikant dhome, për ansambël dhome, për interpretues vokal, për muzikë pop e kështu me radhë. Allbena ishte dekoruar në kategorinë “Kritikë Muzikore”.
“Sipas meje kritika muzikore tek ne tashmë shumë kohë nuk ekziston në formën e saj të së kaluarës, kur unë fillova punë në këtë fushë – tha Allbena Bezovska. – Në kulturën bullgare u zhvilluan shumë ndryshime . Pas vitit1989 krijuesit ishin në një situatë krejt të re, kultura humbi përkrahjen e institucioneve. Për çfarë kritikë mund të flitet në një situatë të tillë? Sipas meje kritika muzikore do të thotë të zgjedhësh temat që të provokojnë dhe të pëlqejnë, njerëzit, të cilët meritojnë përkrahje. Dhe vetë zgjedhja është një nominim. Posaçërisht kur bëhet fjalë për publikë të huaj, siç është publiku i Radio Bullgarisë. Në punën time unë vazhdimisht bëj nominimet e mia. Zgjedh arritjet më të mira, muzikantët e rinj, të cilët kenë nevojë për inkurajim dhe e meritojnë këtë, projektet që nuk janë shumë të njohur, por sipas meje kanë një vlerë të lartë.”
Allbena Bezovska mbaron arsimin e saj të lartë në degët “Folklor Muzikor” dhe “Estetikë Muzikore”. Kjo i jep mundësi të punojë në disa drejtime. Që nga vitet e studimit ajo boton tekste kritike, shqyrtime, reportazhe në fushën e muzikës së dhomës dhe simfonike. “Në fillim, kur biri im ishte i vogël, shkruaja artikuj për muzikën në teatrot e kukullave, sepse çdo javë shkonim në teatër kukullash – tregoi Allbena. – Apo shkruaja për muzikën e transmetimeve televizive për fëmijë. Në fakt që nga viti 1982 punoj shumë aktivisht.”
Në Radio Bullgarinë ajo ka mundësi të zgjedhë temat dhe zhanret, për të cilat preferon të shkruajë.
“Në çdo një vend tjetër do të isha e detyruar të zgjidhja materialet sipas specializimit të medias apo të programit konkret. Të shkruaj vetëm për folklor, vetëm për muzikë dhome apo vetëm për muzikë pop. Interesat e mia janë më të gjera dhe për këtë arsye jam e kënaqur se jam këtu – në Radio Bullgarinë.”
Me rëndësi të madhe për Allbenën është rubrika “Studio Folklorike”. Ajo është një nga më të vjetrat në Radion Kombëtare Bullgare. Fillon që në vitin e largët 1970 me ide të Rajna Konstantinovës – kryeredaktores së atëhershme të Redaksisë Angleze. (më vonë nga 2001 deri më 2012 ajo ishte në krye të Seksionit për Radio në Bashkimin Evropian për Radio dhe Televizion). Rajna Konstantinova i propozoi Rumjana Cincarskës (një emër të madh në fushën e folklorit) të prezantonte traditat dhe ritet bullgare në mënyrë të përshtatshme dhe interesante për publikun anglez. Pak nga pak rubrika u bë pjesë e programeve të të gjitha redaksive në gjuhë të huajë në Radio Bullgarinë.
“Para 22 vjet, kur erdha në radio autorja e kësaj rubrike ishte Rumjana Panajotova, e cila për fat të keq ndërroi jetë. Muzika për rubrikën e zgjidhte Illka Dimitrova – kolege nga programi “Hristo Botev” të Rados Kombëtare Bullgare. Edhe sot ajo vazhdon të shkruajë për ne. Pastaj kjo rubrikë u bë pjesë e punës sime. Nganjëherë me kënaqësi ftoj edhe kolegë nga Instituti Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Më shpesh kjo është Vihra Baeva, e cila shkruan materiale të shkëlqyeshme. Muzikën vazhdoj ta zgjedhë unë. “Studioja folklorike” zë një vend të posaçëm në punën time sepse asnjë media nuk ka rubrikë analogjike. Më bën përshtypje se ajo është interesante jo vetëm për të huajt, por edhe për bullgarët – pavarësisht se ku ndodhen – në Bullgari apo jashtë shtetit, pavarësisht nga mosha e tyre”.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..