Para pesë vitesh Desisllava Andonova, Andronija Popova dhe Vera Shandell për herë të parë dolën në skenë si formacioni “Sentimental Swingers”. Suksesi i deritanishëm i trios është i madh. Shumë para formimit të trios Vera takoi bashkëshortin e ardhshëm Andre Shandell – regjisor i filmit dokumentar belgjiano-bullgar “Jeta është një vallëzim i pandërprerë”. Premiera e tij do të jetë më 18 nëntor në Pallatin Kombëtar të Kulturës, si pjesë e programit të Festivalit Kinematografik “Kinomania 2015”. Në film u xhiruan tri gratë e grupit bashkë me instrumentistët e Sekstetit të muzikantit bullgar Mihaill Josifov. Për këtë rast muzikantët kanë ndërmend të japin edhe një koncert.
Vera rrëfeu gjithashtu, se duke mbetur në Bullgari realizoi ëndrrën e saj më të madhe, pra të këndojë. Për nga arsimi ajo është ekonomiste, por e ndërroi profesionin pas formimit të trios.
Belgjiani Andre Shandell është bashkëshort i Verës dhe jeton në Bullgari që prej dhjetë vitesh. I ndan angazhimet profesionale midis Sofjes dhe Brukselit. Për herë të parë erdhi në Bullgari për xhirimin e një filmi artistik për një televizion belg dhe francez. Njeriu i parë i buzëqeshur, të cilin e takoi ishte Vera, e cila përveç të gjitha virtyteve flet edhe frëngjishten.
“Gjithnjë në mënyrë origjinale ajo më tregonte për jetën në Bullgari – rrëfen Andre. – Dalë ngadalë fillova të shikoj jetën këtu përmes perceptimeve të saj. Ajo më njohu edhe me miqtë e saj. Në ato vite zbulova edhe një Bullgaria tjetër, në të cilën njerëz pa dituri filluan ta quajnë veten biznesmenë. Kjo ishte një periudhë në të cilën bëra reportazhe nga Evropa Lindore dhe nga Bashkimi Sovjetik. Nuk e njoha këtë Evropë. Dhe tani e kam të qartë, se që atëherë fillova të punoj mbi filmin tim. Vendosa të mbetem në Bullgari dhe me Verën u martuam. Tani kemi një foshnjë të mrekullueshme. Familja jonë është belgjiano-bullgare, dhe ne të dy kemi fëmijë nga martesa të mëparshme. Në film tregoj për formacionin “Sentimental Swingers” dhe për disa instrumentistë të mrekullueshëm bullgarë. Muzika, të cilën ata e ekzekutojnë, pëlqehet kudo në botë. Atë, që më preokupon më shumë është, se Vera dhe miqtë e saj pavarësisht nga vështirësitë që hasin, arritën të ruajnë gëzimin nga jeta. Pikërisht për këtë hare e titullova filmin “Jeta është një vallëzim i pandërprerë”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Anabel prezanton këngën e saj debutuese, e cila është rezultat i viteve të përgatitjes, punës së palodhur dhe këmbënguljes. Ajo është Ana Sotirova dhe merret me muzikë që në moshën 4-vjeçare. Rrugëtimi i saj muzikor filloi në Voice Academy (shqiptuar..
Bobi Ivançevin e njohim që në vitet 1990 si pjesë e dyshes “Avenju”, e cila krijoi një sërë hitesh në muzikën bashkëkohore bullgare si "A kemi jetuar ndonjëherë më parë", "Ikja" etj. Përveç të qenit kompozitor, Bobi është gjithashtu një producent i..
Sot do të kthehemi pas në kohë me SARACTA, ose "Kujdestari" - kështu quhet aventura e guximshme muzikore e producentëve Fabrizio Parisi dhe The Editor. Sfida këtë herë përfshin edhe një emër legjendar të muzikës bullgare – Gospodin Gospodinov-Gepi. Kujtojmë..
Anabel prezanton këngën e saj debutuese, e cila është rezultat i viteve të përgatitjes, punës së palodhur dhe këmbënguljes. Ajo është Ana Sotirova dhe..