Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kështjella “Trajanovi Vrata” shkëlqen në historinë bullgare

БНР Новини
Foto: bg.wikipedia.org

“Këtu në grykën Trajanovi Vrata, më 17 gusht të vitit 986 Ushtria e mbretit Samuill shpartalloi ushtarët bizantinë të perandorit Vasilij II. Lavdi të përjetshme!” Secili që frekuenton Kështjellën “Trajanvi Vrata” e lexon këtë mbishkrim në pllakën përkujtimore në hyrjen e fortifikatës. Ajo shtrihet nja 60 kilometra në jug të Sofjes në bjeshkët e malit Sredna Gora në afërsi të autostradës “Trakija”. Këtu vijnë gjatë tërë vitit mijëra bullgarë. Kjo kështjellë është lidhur ngushtë me një nga fitoret më të mëdha në historinë bullgare.

Në fund të shekullit X midis Perandorisë Bizantine dhe Bullgarisë zhvillohej një luftë të madhe. Perandori Vasilij II kishte ndërmend të asgjësojë mbretërinë e bullgarëve. Romakët nisën të pushtojnë qytetin Sredec, Sofjen e sotme, me një ushtri 30 mijëshe. Mirëpo, pranë mureve të kështjellës së lashtë “Trajanovi Vrata” repartet e mbretit Samuill mundën bizantinët, duke asgjësuar pjesën dërmuese të ushtrisë. Vite me radhë gryka quhej “Portat Mbretërore”, por pas kësaj beteje të lavdishme fitoi popullaritet si  “Gryka Bullgare”.

Emri i kështjellës “Trajanovi Vrata” përmendet për herë të parë në shekullin XV. Ajo është pjesa më e madhe e një kompleksi të tërësishëm të fortifikuar, i cili shekuj me radhë mbronte rrugën drejt Kostandinopojës dhe ngushticat. Nuk dihet data e fillimit të ndërtimit. Emri “Trajanovi Vrata” vjen nga perandori romak Trajan, i cili lavdërohej për veprimtarinë e tij të famshme në fushën e ndërtimit. Që nga vjeshta e vitit 2015 kështjella u rindërtua dhe u hap për vizitues. Edhe u përfshi në Listën e “100 Objekteve Kombëtare Turistike”. Çfarë mund të shikojnë turistët kur vijnë këtu na shpjegon ciceroni Emanuill Gavrijski:

Снимка“Në radhë të parë kjo është kështjella e rindërtuar, e cila është tepër interesante. Ajo ishte garnizon ushtarak për afro 100 veta. Përbën një godinë të bukur përfaqësive. Kjo duket nga arkadat e shumta, të cilat rrethojnë tërë oborrin e brendshëm. Kështjella është me formën e një katërkëndëshitë parregullt. Porta kryesore është nga veriu dhe pranë saj ka dy kulla mbrojtëse. “Trajanovi Vrata” ka një oborr të madh të brendshëm me arkada të shumta. Përveç hyrjes kryesore ka edhe pesë porta të vogla sekondare. Si shumica e kështjellave të tjera, edhe “Trajanovi Vrata” ka një tunel sekret nën dhe. Ai shfrytëzohej për braktisjen e kështjellës në rast ndonjë kërcënimi dhe për furnizimin e fortifikatës me uji. Tuneli është tepër i ruajtur dhe mund të shihet edhe më sot.”

СнимкаShkencëtarët supozojnë, se për arsye se përmes grykës “Trajanovi Vrata” kalonte rruga strategjike ushtarake në këtë vend u ndërtuan shumë mure mbrojtëse. Arkeologu Emanuill Gavrijski vazhdon:

“Përmes kësaj gryke kalon rruga më e rëndësishme të Gadishullit Ballkanik. Ajo njihet si “Rruga Diagonale” dhe e lidh Beogradin me Kostandinopojën. Në të kaluarën gryka kishte rëndësi strategjike. Nja 600 metra në verilindje të kështjellës ndodhej “Porta”. Kjo ishte një impiant ushtarak me një mur të madh dhe me dy kështjella. Arka e madhe e “Portës”, lartësia e së cilës ishte përafërsisht 18 metra, ruhej deri në shekullin XIX. Rajoni kishte rëndësi të madhe dhe prandaj ishte i mbrojtur për një periudhë të gjatë që nga Mesjeta e Hershme deri te Mesjeta e Vonshme.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shtëpia-muze “Nikolla Vapcarov”

Muzeu i poetit Nikolla Vapcarov në Bansko

Vitet e fundit pushimorja e njohur dimërore Bankso zhvillohet dhe po ashtu si një qendër turistike gjatë stinës së verës. Muzetë në Bansko janë shumë interesantë dhe janë hapur gjatë gjithë vitit. Muzetë “flasin” për ngjarjet e rëndësishme lidhur me..

botuar më 14-12-14 12.10.MD
Maja Shipka

Majat Shipka dhe Buzlluxha të cilat pa tjetër duhet të vizitohen

Ka një vend në malin Stara planina, i cili është i shenjtë për çdo bullgari. Kjo është maja Shipka, e kurorëzuar nga Monumenti i lirisë. Ai është njëri prej relikteve më të njohura luftarake që është ngritur për nder të ushtarëve rusë dhe vullnetarëve..

botuar më 14-11-08 11.35.PD

Kompleksi i manastireve “Shën Joan Pagëzori”

Nën numrin 25 në listën e 100 Objekteve Turistike Kombëtare të Bullgarisë renditet manastiri ortodoks “Shën Joan Pagëzori”. Rrënojat e tij dallohen në një kodër të bukur mbi brigjet e lumit Arda, i cili kalon mes përmes qytetit Kërxhali. Vendi i shenjtë..

botuar më 14-10-28 11.25.PD