Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nata e letërsisë në 11 qytete

БНР Новини

Gjithmonë m’u kënaq syri kur lexoj për ndonjë prezantim të libër të ri, për lexim letrar, akademi për shkrim kreativ apo për takim me ndonjë autor. Dhe shpesh mendoj për këtë sa njerëz në të vërtetë lexojnë, pse lexojnë – sepse janë adhurues të artit apo sepse kjo është vetëm një modë. Çfarë është më e rëndësishmja – që të blesh shumë mallra të panevojshme apo të japësh para për libra? Unë e zgjedh të dytën dhe për këtë arsye më 11 maj me kënaqësi do të bëhem pjesë e nismës “Nata e letërsisë”. Çfarë është parashikuar në këtë natë?

“Nata e letërsisë në Evropë zhvillohet për herë të dhjetë, derisa në Bullgari – për të pestin vit radhazi – tregoi drejtoresha e Qendrës Çeke në Sofje Katerina Hurtaeva. – Gjithmonë kemi një qëllim – të prezantojmë letërsinë bashkëkohore në përkthim në gjuhën bullgare. Sivjet përveç Sofjes, do të marrin pjesë qytetet Burgas, Varna, Veliko Tërnovo, Gabrovo, Dobriç, Pernik, Plovdiv, Ruse, Stara Zagora dhe Shumen.”

Ndër autorët e mëdhenj, të cilët do të prezantohen në kuadrin e Natës së letërsisë janë Terry Pratchett dhe Umberto Eco. Mirëpo do të ketë edhe shkrimtarë debutues dhe për ta Nata e Letërsisë do të jetë një mundësi e mirë për takim me publikun. Se si do të zhvillohet ngjarja na shpjegoi zonja Katerina Hurtaeva:

“Nata e letërsisë zhvillohet në një mënyrë specifike. Në çdo një qytet janë organizuar ashtuquajturat çerdhe të lexuesve. Në secilën çerdhe gjatë tërë natës lexohet një vepër letrar dhe leximi përsëritet çdo gjysmë ore. Kur filluam organizimin e natës së parë të tillë para pesë vjetësh unë dëgjoja shumë dyshime – se njerëzit nuk lexojnë, se nuk do ttë ketë interes për nismën, por kjo nuk është kështu. Vijnë shumë njerëz sepse formati është tërheqës. Takimi me librat është shumë interesant – në ambient të panjohur, me lexues të mirë dhe vepra me vlerë.”

Për organizatorët është me rëndësi që çdo vit të zgjedhin vende të ndryshme, jo vetëm muze, galeri dhe biblioteka. Këto janë vende tradicionale për aktivitete të tilla. Kështu mysafirët ndiejnë atmosferën e qytetit dhe e pranojnë letërsinë në një mënyrë të ndryshme. Për këtë arsye për skena të ngjarjes zgjidhen vende të pazakonshme si studio për yoga, lokal për supa, çajhane dhe shumë ndërtesa historike në qytetet e ndryshme.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografitë janë ofruar nga organizatorët



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zhivko Sedllarski

“Zonjat e çelikut” të skulptorit me famë botërore Zhivko Sedllarski parakalojnë edhe në Bullgari

Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..

botuar më 24-09-21 9.25.PD

Varna pret Festivalin e Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë"

Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..

botuar më 24-09-19 1.54.MD

Bullgaria është pjesë e bienales botërore për krijimtarinë dhe zejtarinë "Homo Faber" në Venecia

Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..

botuar më 24-09-18 7.30.PD