Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Kozmopoliti Rusllan Rajçev” – mbrëmje, kushtuar dirigjentit të madh

БНР Новини
Foto: arkiv

Festivali i arteve “Boris Hristov” zhvillohet në Shtëpinë-muze të këngëtarit të madh bullgar. Vazhdon deri në fund të qershorit, ndërsa ndër aktivitetet është mbrëmja, kushtuar Rusllan Rajçevit – njeri prej dirigjentëve tanë të shënuar, që ka bërë një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në Evropën Perëndimore. I biri Petër Rajçev do të prezantojë filmin e tij të autorit “Kozmopoliti Rusllan Rajçev” më 20 qershor.

Petër Rajçevi ka mbaruar regji filmash në Gjermani dhe ka vendosur të realizojë ëndrrën e vet fëmijërore “të bëhet këngëtar si gjyshi!” – tenori Petër Rajçev, i cili kishte pushtuar skenat evropiane në periudhën midis dy Luftërave Botërore. Petër Rajçevi – nip, punoi në Gjermani 10 vjet si korist dhe solist në role të vogla. Pas një ndërprerje të vogël të punës ai mori propozim të punojë si impresario në një agjenci muzikore. Kështu mbeti 20 vjet në Gjermani. Në atdhe u kthye pas vitit 2006, kur vdiq babai i tij.

“Një ditë kur shfletova dokumentet e tij – fotografi, gazeta, materiale me nota, vendosa që të gjitha këto duhet t’i ruajë – kujton ai. – Bashkëshortja ime gjithashtu me tha se duhet të bëjë diçka me këtë arkiv. Para pak kohe bëra film për të, të cilin tani nuk do ta komentojë. Më vjen keq se deri sa ishte i gjallë babai nuk kam xhiruar më shumë biseda me të. Ai mbante mend emrat e mëdhenj të skenës botërore të operës. Shpesh herë na tregonte historira të ndryshme, kam xhiruar vetëm një pjesë të vogël prej tyre. Bëra film, i cili sipas mendimit tim, është destinuar për një rreth të ngushte njerëzish. Premiera e tij ishte para gjashtë vjetësh përsëri në Shtëpinë-muze “Boris Hristov”.

Petër Rajçevi na tregoi, se tani filmi është ndryshuar dhe në të ai ka përfshirë materiale të reja. Disa prej tyre tregojnë për punën e të atit jashtë Bullgarisë.








“Ai është njeri prej dirigjentëve të parë bullgarë që kanë bërë karrierë në Evropën Perëndimore – vazhdoi ai. – Që në vitet 60 të shekullit të kaluar ai ishte dirigjent i ftuar në Francë, Gjermani, Zvicër. Në fillim të viteve 80 ka punuar në Operën shtetërore të Vjenës, në Skalën e Milanos, ku ka dirigjuar shfaqjen e re të operës “Hovanshtina” të Musorgskit me regjisor Jurij Ljubimov. Kishte një situatë interesante, kur po përgatitej opera “Boris Godunov” në Paris. Dirigjent duhej të ishte Sejxhi Ozava, por ai u sëmurë dhe e ftuan babain tim. Në të njëjtën kohë po përgatitej kremtimi jubilar i Nikollaj Gjaurovit, kur për koncertin e tij në Sofje erdhën Hose Kareras, Mirela Freni, Piero Kampuçili. Atëherë nga opera e Parisit i siguruan të atit një avion privat, që të mund të bëjë provat në të dy vendet paralelisht. Më vjen keq se nuk mbaj mend gjyshin tim, emrin e të cilit mbaj. Shokë të tij të ngushtë kanë qenë  personalitete legjendare si – Stefan Cvaijg, Stanisllavski, Majakovski, Gorki. Kanë jetuar në Itali, Gjermani dhe babai im i mbante mend. Nuk është e rastit se organizojmë mbrëmjen pikërisht në shtëpinë e Boris Hristovit. Ai ka qenë mik i ngushtë me babanë tim. Pikërisht babai im e ka këshilluar të mësojë kanto në Itali.”

Petër Rajçev na tregoi edhe për ditët në Akademinë e Boris Hristovit në Romë, ku ka shkuar për të këshilluar me basin e madh. “Më priti jashtëzakonisht mirë, biseduam gjatë për të kaluarën, për miqësinë e tij me të atin. Ndihem i favorizuar nga fati për kontaktet që kam pasur me personalitete dhe muzikantë të tillë të mëdhenj.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Në fund të tokës"

Pak para remiksit të këngës “Të dy” nga Fabrizio Parisi, e cila vë fillimin e një projekti të tyre të përbashkët, këngëtarja Desi Dobreva prezantoi këngën e re origjinale “Në fund të tokës”. Muzika dhe teksti janë të sajat, për aranzhimin iu drejtua..

botuar më 25-01-12 7.30.PD

Vasko Vasilev-Bazilio në vitin e ri me kujtime dhe mirënjohje

Në mars 2023, këngëtari Vasko Vasilev-Bazilio ishte i ftuar në Radio Bullgarinë me rastin e koncertit "Me hirin e këngës", kushtuar 40 viteve të veprimtarisë skenike. Vasko Vasilev - Bazilio dhe fuqia e bekuar e këngës Në fillim të vitit 2025 ju..

botuar më 25-01-09 7.15.PD

Paola e re dhe "Fuqia e dashurisë"

Këngëtarja e re Paola e përfundoi vitin 2024 me një këngë të re. "Fuqia e dashurisë" nuk është vetëm një këngë, por një udhëtim muzikor drejt zemrës. “Ideja është të tregojmë se të gjithë jemi të bukur ashtu siç jemi dhe se ajo që mbajmë në..

botuar më 25-01-09 6.15.PD