Qyteti Gabrovo, viti 1847. Të parët e qytetit në krye me Vasill Aprillovin (një veprimtar ekonomik dhe shoqëror, shkrimtar dhe dhurues) vijnë në oborrin e kishës “Shën e Treshja”, që të mund të mbledhin mjete për një godinë të re të shkollës së parë laike. Edukatori dhuron 2500 grosh, por nuk mundet t’i gëzohet veprimtarisë së kryer. Të njëjtin vit vdes në Galac nga tuberkulozi.
Vite të tëra më vonë, piktorit Canko Llavrenov i është porositur një pikturë me bojëra vaji. Krijimi mban emrin e gjatë “Gabrovo viti 1847 – mbledhja e parë e arsimit në Bullgari, e thirrur nga Vasill Aprillovi, në të cilën është marrë vendim për ndërtimin e gjimnazit të parë në Bullgari”. Ajo i është porositur gjatë viteve 60 të shekullit të kaluar nga uzina e qytetit Gabrovo “Podem”. Dhe krijohet një kryevepër, e cila ka pasqyruar përgjithmonë skenën më të rëndësishme e vendimtare – në sfondin e shtëpive rilindëse dhe nën një hije të thellë në oborrin e kishës veprimtarë të zgjuar bisedojnë për lartësimin e ardhshëm të rinisë.
Ky është një moment, i zgjedhur nga gjyshi im, që të mund të regjistrojë përgjithmonë qytetin Gabrovo dhe historinë i tij – mbledhjen e parë me karakter arsimi të Vasill Aprillovit, në të cilën merret vendimi për ndërtimin e gjimnazit të parë në Bullgari, tregon nipi i piktorit Llavren Petrov. Këtë kompozicion të shkëlqyer në sfondin e qytetit të lashtë dhe lumit mund ta tregojmë tani për tani vetëm në fotografi me një cilësi jo shumë të lartë, kurse kemi nxjerrë edhe pikturën përgatitore. Kuptohet projekti dallohet nga krijimi piktoresk. Piktura është porositur gjatë vitit 1966 dhe është përfunduar dy vjet më vonë. Gjatë vitit 1969 qytetarët e qytetet janë mirënjohës deri në një shkallë të tillë dhe janë kaq të frymëzuar dhe të mahnitur nga ajo që ka krijuar Canko Llavrenovi, saqë e nderojnë atë me titullin “Qytetar nderi i qytetit Gabrovo”.
Piktura përgatitore, e bërë me laps, ka po këto përpjesëtime si piktura me bojëra vaji dhe gjatë këtyre ditëve mund të shikohet në klubin letrar “Peroto” në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Mjerisht, kjo është gjurma e fundit e mbetur nga krijimi i shkëlqyer i Canko Llavrenovit. Pasi disa dekada me radhë zbukuron sallën e pranimit të uzinës “Podem”, piktura zhduket në mënyrë tepër misterioze bashkë me privatizimin e uzinës. Por del se ajo nuk është një rast i veçantë dhe ndan fatin e përgjithshëm të akoma të paktën rreth 100 krijimeve të tjera, nëpër gjurmët e të cilëve nuk ecin njerëzit në uniforma. Mbase ky është një nga shkaqet që me gjetjen e saj të merren Pallati Kombëtar i Kulturës dhe fondacioni “Canko Llavrenov” – me një marrëveshje paraprake se kërkimi i tyre nuk ka një karakter kriminal, por thjesht është një akt artistik. Shkaku tjetër për këtë hap pak naivë, gjatë të cilit pritet që grabitësi të ulë kokën dhe të kërkojë falje, është 120 vjetori nga lindja e piktorit. Në lidhje me këtë në Galerinë e Artit Figurativ të Sofjes është shfaqur një ekspozitë e paparë deri tani me krijime të tija, kurse aktualisht një ekip prej kritikëve letrarë po përgatit në mbi 400 faqe “një tregim të vështirë për Canko Llavrenovin dhe krijimtarinë e tij”, sipas fjalëve të Llavren Petrovit:
“Për mua i gjithë përjetimi me studimin dhe zbulimin e pikturave qe shumë emocionuese. Kurrë nuk kam menduar se do të arrij deri tek këto vepra. Për shembull piktura e shkëlqyer e Manastirit të Rilës në Fakultetin Teologjik. Mundëm të afrohemi dhe deri tek punime të koleksioneve private, të cilat qenë krejtësisht të paafrueshme. Kurse një nga përjetimet më emocionuese qe të gjejmë në një kishëz në qytetin e Plovdivit një kopje të ikonës çudibërëse të Shën Gjergjit nga Manastiri Zograf. Gjyshi im e ka bërë gjatë vitit 1935 në Malin e Shenjtë dhe e ka sjellë në Plovdiv me porosi nga ky manastir. Dhe sikurse deri në fund, bile dhe tani me pikturën e zhdukur, vazhdimisht zbulohen histori të reja, po njihemi me fakte të reja. Kështu që me siguri tregimi ynë do të mbetet i papërfunduar, por këtu nuk ka asgjë të keqe.”
Canko Llavrenovi ka lindur gjatë vitit 1896 në qytetin Plovdiv. Pavarësisht se nuk ka një arsim të përfunduar për arte figurative dhe më saktë për piktor, u afirmua si një nga mjeshtrit më të mirë të kohës së vet. Peizazhet e tij nga qyteti i lindjes janë të shkëlqyer, si dhe piktura të tjera të shumta nga manastire të ndryshme, më në veçanti këto nga Mali i Shenjtë. Ai paraqet piktura të veta në Pragë, Budapest, Varshavë, në Berlinin Perëndimor dhe në Moskë. Ai është gjithashtu kritik arti. Vdes në vitin 1978 në Sofje.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Filmi "Triumfi" i dyshes regjisoriale Kristina Grozeva dhe Petër Vëllçanov është propozimi bullgar për çmimet "Oskar", njoftuan nga Qendra Kinematografike Kombëtare. Përzgjedhja jonë për kategorinë e filmit ndërkombëtar në çmimet e 97-të të..
Si dukej Sofja në vitet 1970? Kësaj pyetjeje i përgjigjet ekspozita fotografike "Stacioni Sofja '70" me foto arkivore të fotografit të njohur bullgar Panajot Bërnev. Arkivi i panjohur me fotografi të Panajot Bërnev na kthen në..
Pak vite përpara se të ndjenim frymën e lirisë që erdhi pas rrëzimit të Murit të Berlinit, shumë muzikantë, artistë, shkrimtarë performonin për herë të parë në skenat e festivalit "Apolonia" në Sozopoll . I njohur asokohe me pseudonimin..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më..