Nga ideja deri në realizimin e spektaklit kaloi një periudhë e gjatë kohe. Aktori dhe muzikanti përgatitën bashkë tekstin dhe muzikën.
“Menjëherë do të them, se kjo u bë me insistimin e kushërirës sime Zhivka Shopova, bashkëshorte e Konstantin Cekovit nga formacioni “FSB” – rrëfen Rashko Mlladenov. – Unë shkruaja skenarin, ai propozonte muzikën... Realizimin ia detyrojmë Krëstju Krëstevit – Drejtorit të Teatrit të Plovdivit, të cilit ia ofrova projektin dhe ai e pranoi. Atje e luajtëm në vazhdim të një viti, pas kësaj vazhduam në “Teatrin e vogël përtej kanalit” në Sofje. Për këtë shfaqje detyrimisht duhet të ketë piano. Një tregtar i instrumenteve muzikore e pëlqeu aq shumë pjesën tonë, se na ofroi një piano të tij për të gjitha shfaqjet në këtë teatër në Sofje. Pas kësaj bile e transportoi deri në Varna, ku kishim shfaqje në kuadrin e festivalit “Vera e Varnës”. Rreth një viti kishin shfaqje në Teatrin e rinisë “Nikollaj Binev”, pas krijimit të qendrës “Siti Mark art qendër” e luajmë aty. Kjo hapësire e re për aktivitete kulturore në fakt është ish kinemaja “Levski”. Njerëzit që e kanë rinovuar kanë përdorur shumë imagjinatë dhe e kanë transformuar në një sallon të madh me restorant, kopsht etj. Nga herë në spektakël marrin pjesë dhe muzikantë të tjerë. Bashkë me ne kanë qenë këngëtarët Vasill Petrov, Hillda Kazasjan, Poli Genova, kitaristi Ivan Leçev... Këto ditë i ftuar do të jetë aktori Icko Finci. Ai do të jetë në rolin e kandidatit për azilin e pleqve, i cili kërkon vend për të strehuar bashkë me violinën e tij.”
“Ndoshta konkursin për të cilin lexova rastësisht në internet me entuziazmoi – vazhdon ai. – Daniella Dikova, Drejtorja e “Vivapiano”-s u kishte porositur disa krijuesve bashkëkohorë të shkruajnë disa pjesë mbi tema të Petko Stajonvit, ne lidhje me 120 vjetorin e këtij kompozitorit të madh bullgar. Dëgjova “Tokatë” –n mbi temën “Rëçenica” të Stajnovit, shkruar nga Abrashevi-bir. Pjesa më pëlqeu aq shumë dhe vendosa të marrë pjesë në konkurs. U paraqita, fitova çmimin dhe ekzekutova në koncertin gala. Nga Icko Finci mësova, se nëm prill në Paris do të zhvillohet konkurs për pianistë jo profesionistë dhe bashkë me të kemi vendosur të paraqitemi. Kjo nuk ishte pjesëmarrje ime e parë. Me pianon kam filluar në moshë 5 vjeçare, kam mbaruar Shkollën Kombëtare Muzikore te docentja Lidija Kuteva, me pranuan edhe në konservator. Por atëherë erdhi një letër nga Ministria e Mbrojtjes. E anuluan provimin, sepse disa prej djemve u thirrën për shërbimin ushtarak. Edhe mua më dërguan në Grudovo, në regjimentin e tankeve për dy vjet. Pas kësaj u paraqita në provim në Akademinë Kombëtare të Artit Teatral dhe Kinematografik dhe më pranuan. Kisha një pedagog të mrekullueshëm – prof. Zhellço Mandaxhiev. Ai me fitoi për teatrin që në vitin e parë. Profesioni i aktorit nuk më pengon që tërë jetën të merrem edhe muzikë. Në lidhje me spektaklin, në të ka shumë shaka. P. sh. personazhi im merr letër me të cilën e ngarkojnë të shkruajë diçka, ai është shumë krenar. Por duke lexuar me kujdes letrën, kupton, se duhet të shkruajë sinjale për linjën e re të metros. Unë zemërohem në skenë, ndërsa Kosjo kompozoi një këngë në stilin e grupit “FSB”, ku i vetmi tekst është “Kujdes, dyert mbyllen! Stacioni tjetër ...”Përdorëm emrin e njërit prej stacioneve të metros. Dhe sot kur me takojnë të afërm më thonë, se qeshen shumë kur dëgjojnë emrin e stacionit, sepse e lidhin menjëherë me shfaqjen tonë.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Duke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re, këtë herë me reperin Bobo. Teksti është i saj, ndërsa muzika dhe aranzhimi janë të pianistit Zhivko..
Pasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të ri dhe më modern të këngës “Të dy” - një remix i krijuar nga Fabrizio Parisi. Në të, DJ i famshëm..
Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) hap Festivalin Muzikor kushtuar Vitit të Ri në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Në koncertin "Nata e Shenjtë", këngëtarët e rinj do të prezantojnë këngë të dashura nga e gjithë bota për të na ngrohur..