Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Milla Georgieva për intuitën, lirinë dhe vullnetin të jesh vetja jote

Foto: ruseopera.com

Karriera e saj fillon akoma në kohën kur është fare e vogël dhe bile nuk e di se çfarë do të thotë “fëmijë-çudi”. Fiton arsimin e vet tek pedagogë me famë botërore në shkollat më të mira të larta muzikore, fiton dekorata marramendëse dhe zhvillon koncerte në sallat më prestigjioze të planetit. Në moshën 26 vjeçe bëhet pjesë nga Orkestra Radio-simfonike e Shtutgardit (Radio-Sinfonieorchester Stutgart des SWR). Le të rikujtojmë se, Milla është koncert mjeshtrja më e re në historinë e grupit.

Sot ajo vazhdon të punojë aktivisht dhe të ruajë formën e një instrumentalisti të shkëlqyer. Krahas me punën në orkestër ajo zhvillon dhe koncerte solo dhe të dhomës. Shumica në vendin e saj me një lehtësi do ta kthenin këtë biografi të shkëlqyer në një reklamë serioze vetjake në rrjetet sociale dhe në shtyp. Por kjo është e fundit drejt së cilës synon dama e re. Milla preferon t’u gëzohet çasteve dhe momenteve të kaluara me 3 fëmijët e saj, më i vogli nga të cilët ka dalë në dritë në fillim të muajit prill gjatë këtij viti. Kurse kur është e mundur – të pasurojë repertorin e vet prej krijimeve të dhomës – një nga ushtrimet e saj më të preferuara kohët e fundit.

Shtëpia e Millës është në Londër, por vazhdimisht udhëton deri në Shtutgard dhe nëpër vende të ndryshme në Evropë. Çdo vit zhvillon koncerte dhe në atdhe. Nuk ka ndonjë forum prestigjioz muzikor tek ne, në skenën e të cilit ajo të mos të ketë marrë pjesë. Thotë se ka kujtime të shkëlqyera nga mësimet e saj të para në violinë në Bullgari.

Foto: arkiv personal“Vij nga një familje muzikore. Nëna ime është pedagoge në solfezh në Shkollën Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov”, babai im është violinist, një nga themeluesit e Ansamblit të Dhomës “Solistët e Sofjes”. Kam dhe një motër më të madhe, e cila po kështu është violiniste dhe që herët merret me muzikë. Unë e imitoja, duke “ekzekutuar” me dy lapse mbi një violinë imagjinare. Kur u bëra 4 vjeç e gjysmë më bënë një violinë të vogël të punuar me porosi, sepse qesh një fëmijë e vogël dhe violinat edhe më të vogla nuk qenë të përshtatshme për mua. Mësuesi im i parë qe Aleksandër Serafimov, një koleg i babait tim nga “Solistët e Sofjes”. Ai kishte një metodë dhe një qëndrim mjaft të përshtatshëm me fëmijët. Filluam me këngë, ushtrimet me të gjithmonë qenë të lidhura me lojë dhe deri më sot ruajt kujtime shumë të mira për këtë periudhë. Babai im gjithmonë ka qenë pranë meje, por donte që të kem një mësues tjetër. Kam qenë nxënëse po kështu dhe e Evelina Kazanxhievës dhe Ginka Giçkovës. Qesh shtatë vjeçare, kur ekzekutuam për herë të parë bashkë me violinistin tonë të madh dhe pedagog Minço Minçev. Kështu paralelisht punoja dhe me të, kur kishte kohë. Arsimin tim e vazhdova në Amerikë, në Nju Jork. Kurse pjesëmarrja ime e parë aty qe  në festivalin e njohur muzikor në Aspen( Aspen Music Festival and School). Pianistja tonë e njohur Pavlina Dokovska, e cila prej viteve jep mësim në Shtetet e Bashkuara, i pati dhënë një pllakë gramafoni nga të miat Doroti Dilejnit (Dorothy DeLay)-një nga yjet në botën e violinave. Ajo i ka pëlqyer incizimet dhe më fton në festival. Më vonë  anëtarësova për bursë në Juilliard School. Në sajë të kësaj burse dhe me ndihmën e profesoreshës Dokovska fillova të mësoj në Pre College( “pri kolixh”, që barazohet me arsimin tonë të mesëm muzikor), kurse më pas në një program baçalori”.

Milla është mezi 13 vjeçe kur shkon në Amerikë. Mëson dhe specializon aty rreth 10 vjet. Gjatë gjithë kohës ka mundësi të ekzekutojë me grupe prestigjioze, nën shkopin e dirigjentëve të njohur- në Çikago orkestra me Kristof Eshenbah, si solist në orkestrën Gevandhaus me Herbert Bllomshted, me orkestrën e Filarmonisë në Osaka dhe Miçijoshi Inue, me simfonikët e Bambergut dhe Zhoryh Pretr e të tjera. Përvojën të cilën e grumbullova, më ndihmojë të gjej “zërin tim” – tregon akoma Milla. Në këtë kërkim shumë të dobishëm është dhe specializimi i saj në Londër.

“Doja që përsëri të jem në Evropë dhe shkova në “Gildholl skull “ tek Ifra Nijman për 2 vjet. Pas “shkollimit amerikan”, aty pata mundësinë të krijoj muzikë më qetë. Profesori Nijman kishte një intuitë të shkëlqyer, e cila e drejtonte gjatë punës së tij pedagogjike. Ai më la mbi intuitën time personale dhe kjo qe më e mira për momentin – të mund të gjej veten, zërin tim. Mua më pëlqejnë recitimet solo, përgjegjësitë si mjeshtër koncerti janë krejtësisht të ndryshme, kurse muzikën e dhomës më pëlqen shumë që ta ekzekutoj. Kështu mund të shikoj bërjen e muzikës prej qosheve të ndryshme. Kjo më balancon në një farë mënyre. Bëhem shumë më e bindur të bëj këtë, të cilën e dua sa i përket interpretimit. Një intuitë, por e pasuruar nga përvoja komplekse – këtë e jep liria. Është shumë e thjeshtë si një fluturim të cilin e ndërmerr. Dhe e bën si për herë të parë ose si për herë të fundit – me fjalë të tjera, nuk ka asgjë më të rëndësishme në këtë moment.”

Përpara disa ditëve Milla zhvilloi koncert si soliste dhe mjeshtre koncertesh të orkestrës së njohur të dhomës, do të ketë edhe shfaqje të tjera me kualitetin, në të cilin ekzekuton. Ja kur ka qenë koncerti i saj i fundit solo:

“Pak përpara se të lind fëmija ime e tretë, në fund të muajit mars. Tamam kur mendoja se kam një kohë të mjaftueshme, që të mësoj disa krijime, të cilat i planifikoj prej kohe ti përfshi në repertorin tim-krijime të Hindemit, Mendelson  doja që të ekzekutoj pak më aktivisht Bah. Por, fëmija lindi disa javë më shpejt dhe duhej të heq dorë  përkohësisht nga planet e mia. Kështu rastisi, që me të 3 fëmijët ekzekutova në skenë deri në fund. Për disa muaj do të ndërpres dhe punën time në orkestër-deri në fillim të vitit 2017, kur na presin programe serioze.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Të pëlqej”... një dhuratë feste nga Bellosllava

Duke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re, këtë herë me reperin Bobo. Teksti është i saj, ndërsa muzika dhe aranzhimi janë të pianistit Zhivko..

botuar më 24-12-20 9.00.PD
Desi Dobreva

"Të dy"

Pasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të ri dhe më modern të këngës “Të dy” - një remix i krijuar nga Fabrizio Parisi. Në të, DJ i famshëm..

botuar më 24-12-18 9.10.PD
Kori i Radios për Fëmijë me dirigjente Venecia Karamanova

"Nata e Shenjtë" - Kori i Fëmijëve i BNR-së na ngroh zemrat para Krishtlindjeve

Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) hap Festivalin Muzikor kushtuar Vitit të Ri në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Në koncertin "Nata e Shenjtë", këngëtarët e rinj do të prezantojnë këngë të dashura nga e gjithë bota për të na ngrohur..

botuar më 24-12-17 6.35.PD