Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Misioni i muzikës teatrale nuk kryhet me përfundimin e spektaklit

Foto: Bulfoto

Një nga projektet e reja të “Citi Mark Art Center”-it prezanton familjet muzikore të Bullgarisë. Koncerti i parë i këtij cikli tashmë u zhvillua. Në të tingëlloi muzika teatrale e kompozitorit Kirill Donçev në ekzekutim të bijve e tij, të cilët janë muzikantë të dalluar të muzikës xhaz. Pianisti Antoni Donçev është kompozitor i talentuar, i cili vitet e fundit është dirigjent i Big Band-it të Radios Kombëtare Bullgare. Vëllai i tij më i vogël gjithashtu është muzikant – i bie kontrabasit duke marrë pjesë në formacione të ndryshme. Bashkë me ta në skenë ishte perkusionisti Dimitër Semov, me të cilin ata realizojnë shumë projekte.

Kirill Donçevi është autori i muzikës së qindra filmave dhe dokumentareve. Shfaqet teatrale, për të cilat ai ka punuar nuk mund të numërohen. Në vazhdim të dhjetëra viteve ai ishte pjesë e ekipit të Teatrit të Ushtrisë Bullgare, Teatrit “Sofja”, Teatrit Kombëtar “Ivan Vazov” etj... Ka kompozuar muzikë për pothuaj të gjithë teatrot bullgarë, siç edhe për shfaqje në Rusi, Poloni, Gjermani, Çeki.

“Ideja është që të prezantohet një pjesë e vogël e muzikës së Kirill Donçevit – shpjegoi i biri Antoni. Koncerti ringjalli disa këngë dhe pjesë instrumentale, të cilat nuk tingëllojnë më pas përfundimit të spektaklit të fundit. Pavarësisht nga mendimi i kompozitorit se jeta e muzikës teatrale mbaron bashkë me shfaqjen, këto vepra vazhdojnë të prekin zemrat e publikut – si secila muzikë cilësore.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD