Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Arti i vallëzimit – Iliev” me dy premiera

БНР Новини
Skenë nga “Kush i vodhi patatet e skuqura”

“Jashtë caqeve” dhe “Kush i vodhi patatet e skuqura” janë dy premiera të shfaqjeve të koreografit Petër Iliev. Ato janë pjesë e programeve arsimore, të cilat organizohen nga fondacioni i tij “Arti i Vallëzimit – Iliev”. Petër Iliev që prej dekadash punon në SHBA-në. Vitet e fundit veprimtaria e tij është lidhur ngushtë me baletin Pasifik Nortuest në Siatëll të Uashingtonit dhe me Shkollën pranë Baletit Çikago.

Që nga viti 2008 ai rregullisht organizon në Bullgari kurse të baletit klasik, hip-hopit, teknikave moderne, valleve karakteristike. Pjesëmarrësve më të mirë fondacioni i tij u jep bursa dhe u siguron mundësi të mësojnë në shkolla të njohura në Siatëll, Çikago, Los Angjelis, Nju Jork. Deri tashti fondacioni ka 52 bursistë. Është interesante, që muzika për dy shfaqjet u krijua nga bullgarë të cilët gjithashtu prej vitesh jetojnë jashtë shtetit – vëllezërit Vlladigerovi dhe vëllezërit Kërparovi. Pjesëmarrësit janë fëmijë dhe adoleshentë. Shfaqjet për nga përmbajtja janë krejt të ndryshme. “Jashtë caqeve” prezanton 12 valltarë të rinj të cilët nën tingujt e muzikës së vëllezërve Vlladigerovi prezantojnë katër stile të ndryshme.

Skenë nga “Jashtë caqeve”Më shumë hollësi sjell Petër Ilievi: “Në këtë premierë marrin pjesë nxënës profesionistë të cilët mbaruan programet tona mësimore të Akademisë Pranverore dhe të asaj Verore. Shumica prej tyre morën bursa nga fondacioni im dhe ishin në SHBA-në. Tani ata u kthyen dhe punojnë bashkë. Mësojnë në shkollën tonë, të cilën e krijuam në Sofje dhe ajo punon që nga 1 tetori i këtij viti. Pa u ndërprerë po zgjerojmë veprimtarinë tonë. Gjithnjë kam ëndërruar të krijoj kompani bullgare të vallëzimit, e cila të ketë një pamje të vet. Shfaqja e dytë është kulmi i punës sonë në programin e ri “Fëmijët në vallëzim”. Në të marrin pjesë fëmijë në moshë nga 10 deri në 12 vjeç. Ata janë nga shkolla të ndryshme. Duhet të them, se ata fëmijë për herë të parë do të dalin në skenë. Shfaqja “Kush i vodhi patatet e skuqura” me muzikë të vëllezërve Karparovi do të jetë disa ditë më vonë. Ndër heronjtë ka mi, milingonë, merimangë, qenie jashtëtokësore, zombi... Ideja është të provokojmë interesin e fëmijëve jo vetëm ndaj vallëzimit, por edhe ndaj artit në përgjithësi. Për dy shfaqjet ishin të domosdoshme shumë mjete dhe i jemi mirënjohës Ambasadës së SHBA-së në Bullgari. Pa ndihmën e saj nuk do të ishim në gjendje t’i realizojmë.

Për shkollën e porsaformuar të vallëzimit pranë fondacionit Petër Ilievi rrëfen:

Ne u kemi zgjatur dorën të gjithë atyre, të cilët kanë dëshirë të zhvillohen. Disponojmë një ekip të mrekullueshëm pedagogësh. Rosica Terzijska – një nga bursistet tona të para jep mësime të hip-hopit, Nikollina Karageorgieva gjithashtu bursiste jonë jep mësime të baletit klasik. Kemi edhe pedagogë nga jashtë –specialistë në fushën e vallëzimit. Për shfaqjen “Jashtë caqeve” ata artistë të rinj kanë kontrata të hartuara në mënyrë profesionale. Dëshiroj që ata të zbulojnë si punohet në mënyrë profesionale dhe me sa rëndësi është që të jenë besnik dhe të përgjegjshëm. Kam dëshirë që të mos kufizojnë punën e vet vetëm në sallat e mësimit. Ata duhet të hyjnë në salla të pa njohura për ta, të punojnë me mësues të cilët nuk i njohin dhe kështu vazhdimisht të vërtetojnë sa të mirë janë. Në Bullgari rrallë herë mund të shihet në një shfaqje ose në një skenë balet klasik me teknikat moderne të vallëzimit. Në shfaqjen “Jashtë caqeve” gërshetojmë stile të ndryshme. Shfaqja përfundon me një valle të mrekullueshme popullore bullgare të quajtur “Kopanica”. Në skenë me valltarët e rinj do të dalin edhe muzikantët Aleksandër dhe Konstantin Vlladigerovi – trumbeta dhe piano, Stojan Jankullov-Stunxhi – bateri dhe Nedjallko Nedjallkov – fyell. Valltarët duhet të dëgjojnë me vëmendje muzikën, sepse temat janë të ndryshme edhe me improvizime. Gjithçka do të jetë në mënyrë spontane dhe të natyrshme.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekspozita “Artizanët e Sofjes” zbulon vende të papara në kryeqytet

Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...

botuar më 24-10-21 9.25.PD

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD