Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radka Kushleva: “Kënga nga krahina e Rodopës sjell lumturi dhe mençuri”

БНР Новини
Foto: arkiv

“Dallëndyshja e Rodopës”, “Vajza e Orfeut”, “Ikona e këngës së maleve Rodope” – të gjitha këto janë përcaktime dhe shprehi të një emocioni nga ana e publikut dhe të specialistëve nga arti i Radka Kushlevës. Ajo ka lënë një trashëgimi tepër të madhe prej incizimeve  të këngëve rodopëse në Fondin e Radios Kombëtare Bullgare. Akoma derisa ishte gjallë ajo qe shembull për një profesionalizëm dhe një përkushtim të gjithanshëm, dashuri, ide novatori në përvetësimin e folklorit të lasht rodopës.




Pa ndryshuar stilin tepër karakteristik për interpretime, në sajë të rrethanave historike, këngëtarja jonë e njohur vazhdoi traditën e të kënduarit të përsosur dhe të butë e ledhatues të grave nga kjo krahinë. Kjo duket dhe nga çiltërsia e saj: “Unë këndoj me atë frymëzim të brendshëm i cili ka frymëzuar dhe këngët e gjyshërve të mi”. Kështu gjatë vitit 1948 përmes eterit të radios Radka Kushleva prek zemrat e dëgjuesve bullgarë dhe për herë të parë tregon bukurinë e këngës rodopëse, në transmetimet e Radios Kombëtare. Kënga e saj “Jam e bardh, e bardh o trim” shumë shpejt imponohet dhe bëhet kënga e saj emblematike.

Radka Kushleva ka lindur në fshatin Shiroka Llëka. Ajo është trashëgimtare e një fisi të njohur muzikor prej këngëtarëve dhe gajdexhinjve. Akoma në moshën 2 vjeçere këndon këngën “E ka zënë gjumi çelebijçen” – kënga e parë, të cilën e ka mësuar nga gjyshja e saj shumë e talentuar Maria Sedjankova. Një fakt tjetër interesant nga fati i saj muzikor është shfaqja e saj e parë në konkursin përpara mikrofonit në Radion e Shkupit gjatë vitit 1942, kur ajo është mezi 16 vjeçe. Aty e shpie mësuesja e saj në muzikë Nadja Bërdarova, kurse komisioni ka mbetur i mahnitur dhe e fton për pjesëmarrje të rregullta në eter. Pas kthimit të saj në Bullgari me familjen e saj, Radka Kushleva ndërmerr një veprimtari aktive me koncerte në krahinën e Rodopeve – një kohë shumë e favorshme për repertorin e saj personal të këngëve. Gjatë vitit 1944 me iniciativë të saj është krijuar kor me dirigjent Atanas Kapitanov në qytetin Smoljan, kurse kur vendoset në qytetin Plovdiv, është një nga themelueset e ansamblit të përzier nën drejtimin e dirigjentit Asen Diamandiev. Pas titullit të saj prej laureati nga festivali botëror i rinisë në Budapest, ajo është e ftuar për incizime në Radion Kombëtare Bullgare. Veprimtaria e saj e koncerteve është mjaft e madhe. Bashkë me grupin “Kënga jonë” me të cilin udhëtojnë nëpër të gjithë vendin me koncerte dhe këndon me Boris Mashallovin, Mita Stojçeva, Gjurga Pinxhurova e të tjerë. Si njeri me një shpirt jo të qetë dhe një përvojë të madhe për të kënduar krijon një formacion prej motrave dhe vajzave të saj – të quajtur motrat Kushlevi – Radka, Anka, Maria, Stefka, Sonja, Didi. Shfaqjet e tyre kthehen në një shou artistike dhe spektakle me këngë të kënduara pa shoqërim muzikor, por dhe me interpretime instrumentale dhe një sjellje shumë interesante skenike. Sivjet festohen 90 vjet nga lindja e Radka Kushlevës. Për këshillat e nënës së vet tregon vajza e saj Didi Kushleva – vokal dhe e cila i bie fizarmonikës në grupin “Motrat Kushlevi”:

Për mua është një nder i madh dhe një krenari të jem vajza e vogël e Radka Kushlevës. Kur flas për nënën time dhe kur ajo ishte gjallë unë kam qarë gjithmonë, duke dëgjuar zërin e saj. Ajo ishte një njeri i pazakonshëm. Karakteri i saj, edukata dhe kultura qenë të shkëlqyera. Nuk ka një njeri të tillë në fisin tonë, të cilin mund ta lidhë me të. Fillimisht si këngëtare dhe pas kësaj si njeri. Gjithmonë na ka këshilluar të jemi të pa përsëritshëm në skenë. Të jemi shumë mirë të veshur, të mos të hyjmë në debate me kolegët. Nuk ka gjë për të cilën ne të mos ta kemi dëgjuar. Ajo është këngëtarja e parë e cila ka kënduar dhe ka popullarizuar këngën rodopëse akoma gjatë vitit 1942. Krijon një duet gjatë vitit 1948, kurse kuartetin – motrat Kushlevi dhe grupin legjendar gjatë periudhës 1956-57, kur hyn motra ime Sonja, kurse unë kam hyrë gjatë vitit 1969 si këngëtare. Qemë krahë për krahë nga 24 orë me nënën tonë deri në vdekjen e saj gjatë kohës së një turneu në qytetin Veliko Tërnovo.

Familja Kushlevi bënë shumë për ruajtjen dhe popullarizimin e repertorit dhe veprimtarisë së Radka Kushlevës. Për iniciativat në lidhje me 90 vjetorin e këngëtares së krahinës së Rodopeve Didi Kushleva rikujton:

Gjatë vitit 1993 zhvilluam Konkursin e parë kombëtar: “Me këngët e Radka Kushlevës”. Gjatë vitit 1996 dhe 1999 e përsëritëm dhe e bëmë dhe për herë të tretë. Sivjet zoti Konstantin Llazarov propozoi me rastin e 90 vjetorit të hapet një ekspozitë në Muzeun etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Më 12 dhjetor Arkivi i Shtetit në qytetin Smoljan hap ekspozitë me materiale nga arkiva personale familjare. Dhuruam foto, kostume, me të cilat hapet ekspozita. U faleminderit të gjithëve të cilët treguan një interes ndaj nënës sime.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ribarica pret një festival folklorik

Njohësit e folklorit bullgar u mblodhën në fundjavat e 20 dhe 21 korrikut në fshatin Teteven të Ribaricës për Festivalin e Tretë Kombëtar dhe edicionin e gjashtëmbëdhjetë të "Festivalit të zakoneve popullore dhe kostumit autentik" në zonën e..

botuar më 24-07-21 8.50.PD
Dimka Vlladimirova

Këngëtarja e muzikës popullore Dimka Vlladimirova u largua nga ne

Ajo ka lindur më 28 korrik 1935 në fshatin Bistrec të Stranxhës në Bullgarinë Verilindore. Në moshën 17-vjeçare mori pjesë në një konkurs në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore në Sofje, ku u miratua për korin “Filip Kutev”...

botuar më 24-07-12 3.36.MD

Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" po viziton Burgasin

Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..

botuar më 24-07-03 6.10.PD