Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Anëtarësia e Bullgarisë në BE jep perspektivë për biznesin bullgar

{ include file="./partials/authors.html" } БНР Новини
Foto: investbg.government.bg

Aderimi i Bullgarisë në BE ndikoi pozitivisht ekonominë tone dhe Produkti i Brendshëm Bruto u rrit pothuaj tri here për 10 vitet e fundit, tha Drejtori i Agjencisë Bullgare të Investimeve Stamen Janev. Duhet të them, se kur Bullgaria u bë anëtare e BE-së në shtet kishte një rritje të konsiderueshme të investimeve të drejtpërdrejta dhe në fakt aderimi u bë provë se Bullgaria është një ekonomi që zhvillohet mirë, shpjegoi Janevi dhe shtoi:

Pastaj erdhi kriza botërore dhe investimet u pakësuan kudo në botë. Këtë e ndjemë edhe në Bullgari. Pas vitit 2010 në shtet përsëri ka rritje të qëndrueshme. Pas investimeve spekulative në fillim, tani qëndrueshmëria në këtë degë është më e mirë dhe në Bullgari vijnë investitorë strategjikë, të cilët dëshirojnë të vendosin uzinat e tyre të prodhimit tek ne, të zhvillojnë kapitalin njerëzor dhe të ndikojnë mbi mjedisin, në të cilin punojnë. Kjo është diçka e ndryshme në krahasim me marrëveshjet në të kaluarën, kur kryesisht bliheshin prona të paluajtshme. Përveç kësaj BE-ja i jep një perspektivë më të madhe biznesit bullgar, sepse është tregu më i pasur në botë me 500 miliona konsumatorë që disponojnë me mjaft mjete financiare.

Sipas fjalëve të Stamen Janevit 2015 ishte viti më i fortë pas krizës botërore për sa u përket investimeve. Investitori më i madh në Bullgari është Holanda, e cila ka investuar pothuaj 6 mlrd euro për periudhën 2010-2016. Pastaj renditen Italia dhe Greqia, të cilat investojnë nga pothuaj 2 mlrd euro për vit. Austria dhe Gjermania gjithashtu ndodhen ndër 5 të parët e këtij klasifikimi. Kjo është për investitorët evropianë. Jashtë BE-së gjithashtu ka shtete, të cilat tregojnë interes për ekonominë tonë. Këtu duhet të përmendim Federatën Ruse, SHBA-në dhe Turqinë. Dëshira e qeveritarëve bullgarë është që të tërheqin më shumë investime nga Kina. “Para pak kohe kryeministri Borisv u takua me përfaqësues të gjigantit tregtar Ali Baba, i cili analizon tregun tonë tashmë një vit. Shpresojmë se kjo kompani do të krijojë një bazë të vet logjistike, e cila do të ofrojë mundësi për realizimin e mallrave të tyre në Evropë” – tha Stamen Janevi.

Degët me investime më të mëdha evropiane janë tregtia dhe pronat e patundshme. Vitet e fundit me ritme të shpejta zhvillohet sektori i lidhur me prodhimin e pjesëve të riparimit për koncerne të mëdha automobilistike. Më se 100 kompani punojnë në këtë fushë dhe të ardhurat e tyre janë për pothuaj 2 mlrd euro. Ekziston një interes i konsiderueshëm për logjistikën dhe transportin, sepse Bullgaria ndodhet në vend strategjik – shpjegoi zoti Janev dhe shtoi:

Katër liritë themelore të BE-së – lëvizja e lirë e mallrave dhe shërbimeve, vendosja e lirë në shtete të tjera dhe transferi i lirë i kapitaleve, japin një perspektivë shumë pozitive për biznesin bullgar. Për fat të keq firmat bullgare nuk përdorin mjaftë efektivisht këto mundësi, ata duhet të jenë më aktive dhe të shfrytëzojnë më mirë programet e ndryshme evropiane, të cilat ekzistojnë jo vetëm për Bullgarinë, por edhe në nivelin e Bashkimit Evropian.

Pyesim bashkëbiseduesin tonë çfarë duhet të bëjmë në nivel kombëtar, për të tërhequr akoma më shumë investitorë?

Do të përmend 3 gjëra kryesore, të cilat sipas meje duhet të bëhen në këtë etapë. Në vend të parë shteti duhet të implementojë një sistem më të zhdërvjellët prej masave inkurajuese, kështu që secili investitor të ndiejë kujdesin e shtetit. Për këtë arsye ka nevojë për ndryshime legjislative. Në vend të dytë ka nevojë për një bashkëpunim më të zhvilluar mes pushtetit qendror dhe atij vendor – kështu problemet e investitorëve do të zgjidhjen më lehtë në nivel vendor. Në vend të tretë ka nevojë për krijimin e sistemeve organizative të llojit të ri, të cilat po funksionojnë për shembull në Holandë dhe janë drejtuar tek krijimi i fondeve për zhvillimin e investimeve në Bullgari dhe në shtete të tjera të BE-së. Secili kapital, i cili ka hyrë në shtet mund të gjejë rrugën e vet drejt biznesit bullgar.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Çmime rekord të larta të energjisë elektrike, fitim rekord i Kompanisë Elektrike Kombëtare

Çmimet e energjisë elektrike po rriten në Bullgari, si dhe në shumë vende të tjera të Evropës. Por me rritjen e çmimeve, rriten edhe fitimet e kompanive të energjisë. Në Bullgari bëhet fjalë për lojtarin kryesor në tregun e energjisë elektrike -..

botuar më 21-12-02 7.15.PD

Akullorja e prodhuar në fshatin bullgar Rozino hyri në TOP 10 të akulloreve më të mira në botë

Bullgaria është i vetmi vend i BE-së që u përfshi në renditjen e forumit ndërkombëtar “Gelato World Heritage” në Romë, i organizuar për të tretën herë nga Shoqata Italiane e Mjeshtërve të Akulloreve (Associazione Italiana Gelatieri). Në..

botuar më 21-12-01 7.15.PD

Standard & Poor's ripohoi vlerësimin e kreditit të Bullgarisë me një perspektivë të qëndrueshme

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard & Poor's - S&P Global Ratings ka konfirmuar vlerësimin afatgjatë të kredisë së Bullgarisë në 'BBB/A-2', bëri të ditur Ministria e Financave. Pasojat ekonomike afatmesme të pandemisë janë të..

botuar më 21-11-30 11.01.PD
Подкасти от БНР