Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Riti “Surva” – simbol i forcës pastruese që zë fill me urime për shëndet dhe bereqet

БНР Новини

Ritualet bullgare të maskaradës kanë një traditë mijëvjeçare. Ata datojnë që nga koha e lashtë pagane. Lojërat me maska praktikohen në periudhat kur viti i ri vjen për të zëvendësuar vitin e vjetër, kur natyra fillon të ringjallet gjatë pranverës. Në thelbin e mesazheve të tyre është dëbimi i forcave të këqija dhe urimet për shëndet dhe pjellori. Burrat e maskuar lëvizen me hapa specifikë, kanë maska të frikshme dhe kostume origjinale, në mes mbajnë zile dhe këmborë me madhësi të ndryshme. Maskaradat në Bullgari janë një traditë akoma e gjallë dhe ajo transmetohet brez pas brezi. Rituali dimëror “Surva” është karakteristik për Bullgarinë e mesme Perëndimore, më saktë për vendbanimet Pernik, Breznik, Zemen, Radomir dhe rajonet.

Burrat pjesëmarrës në këtë rit quhen bullgarisht suroviçkare, survaskare. Sipas traditës grupet përbëhen nga burra të veshur si nuse, dhëndër, vjehërr dhe vjehrra. Ata të parë hyjnë në shtëpitë dhe bekojnë. Personazhet e tjera në grup janë prifti, ariu, cigani dhe muzikantët shoqërues.

СнимкаMaskat e çuditshme janë fryt i imagjinatës së çdo pjesëmarrësi në grup. Veshjet punohen nga copëza stofi të prera në shirita ose nga gëzofi. Në lojërat e burrave të maskuar përfshihen edhe fëmijët krahas baballarëve të tyre, si një shenje për vazhdimësinë e traditës.

Riti “Surva” u përfshi në Listën e UNESKO-së të Trashëgimisë së Paprekshme të Njerëzimit. Për festivalin e sivjetshëm “Surva” në rajonin e qytetit Pernik më shumë hollësi sjell Ivanka Vasileva – kryeeksperte në degën “Kulturë” të Bashkisë së qytetit Pernik.

Çfarë do të ishte rajoni i qytetit Pernik pa ritin “Surva”? Pa ato natë, në të cilën shekuj pas shekujsh burrë të maskuar, të zënë nga të ftohtit, të trullosur nga gëzimi dhe energjia, si një stuhi tërheqin gjithçka pas vetes dhe toka e shkretë tundet nën tingujt e kumbueshme të këmborëve. Sivjet 55 vendbanime ndezën zjarrin e ritit “Surva” i cili zbatohet natën e 13 duke u gdhirë 14 janari. Sipas traditës së vjetër familjet mblidhen Ditën e Shën Vasilit, e cila sipas stilit të vjetër kremtohet pikërisht ato dy ditë. Kjo është festa më e madhe në rajonin tonë. Në qendrën e çdo vendbanimi ndizet zjarri i ritit. Burrat e maskuar vallëzojnë rreth tij, duke lajmëruar me zhurmën e zileve dhe këmborëve fitoren mbi të keqen. Kishte shumë miq dhe përfaqësues të UNESKO-së, profesorë të Institutit të Folklorit, gazetarë. Shtëpitë ishin të hapura, trapezat e pasura. Burrat e maskuar rrethuan vendbanimet shtëpi më shtëpi që të dëbojnë të keqen, të bekojnë zotërinjtë për shëndet dhe bereqet, të ndezin zjarrin, i cili posedon një forcë pastruese.”

СнимкаMë 27, 28 dhe 29 janar mbahet edicioni i radhës i 26-të i Festivalit Ndërkombëtar Folklorik të Lojërave Maskarade “Surva” Pernik 2017. Qyteti u pranua anëtar i Federatës së Qyteteve Evropiane të Karnavaleve në vitin 1995. Sivjet marrin pjesë grupe të maskaradës të cilët do të prezantojnë rite dimërore dhe pranverore.

СнимкаEdicioni i sivjetshëm do të jetë një kulm i kësaj veprimtarie, pasi 118 grupe marrin pjesë. Kështu ai po afron rekordet e Gjinesit. 6944 pjesëmarrës shfaqën dëshirë të marrin pjesë në “Surva” sivjet. Afro 8 grupe për herë të parë do të prezantohen në festival. Më se 1300 janë fëmijët të cilët u përfshin. Në kuadrin e Festivalit do të mbahet një konferencë shkencore “Maskaradat në fshat dhe në qytet”, e cila është tradicionale për qytetin Pernik. Grupi “Fëmijët e ritit Surva” do të prezantojë zakonet në Kompleksin e Rinisë. Gjatë tri ditëve të festivalit do të punohen maska prej të gjithë atyre që dëshirojnë. Kjo do të bëhet në punishten “Meçkarnica”. Kroati Nikolla Vrançiç rregulloi një ekspozitë, në të cilën prezanton nja 20 – 30 maska të punuara prej tij. “Zjarri i ritit Surva” është koncerti me të cilin hapet zyrtarisht veprimtaria. Një interes përbën pjesëmarrja e 16 grupeve nga 8 shtete: Kroacia, Sllovenia, Maqedonia, Serbia, Italia, Shqipëria, Aruba. Do të ketë skena për shfaqjen e grupeve bullgare dhe skena speciale për grupet e huaja – mysafire.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: BGNES dhe surva.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjitja e Zotit Jezu Krisht në Qiell është ndër festat e preferuara të bullgarëve

Sivjet më 13 qershor Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ngjitjen e Zotit, ditën kur Krishti i Ringjallur ngjitet sërish në qiell te i Ati i Tij. Festa e madhe e krishterë është e lëvizshme dhe gjithmonë bie të enjten, ditën e dyzetë pas Ngjalljes së..

botuar më 24-06-13 6.10.PD

Fytyrat e folklorit ballkanik prezanton një ekspozitë fotografike në qytetin Kërxhali

Më 3 qershor, në Galerinë e Arteve "Krëg" në qytetin Kërxhali hapet ekspozita fotografike "Etno Paleta - Fytyrat e Folklorit Ballkanik" e gazetarit dhe historian Georgi Kullov. Ekspozita u frymëzua nga shumëllojshmëria e kostumeve tradicionale..

botuar më 24-06-03 6.35.PD

50 çeverme të Rodopeve i presin mysafirët e Farmfestës në Momçillgrad

Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..

botuar më 24-05-25 6.40.PD