Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më këndo, o gjel, më këndo!

Gjeli në këngë, rite dhe besime!

БНР Новини
Foto: BGNES

Sipas astrologjisë kineze më 28 janar 2017 filloi viti i gjelit të zjarrtë dhe deri më 15 shkurt 2018 bota do të jetë nën shenjën e shpendit të kuq. Në përfytyrimet tradicionale të bullgarit gjeli lidhet shumë ngushtë me përfytyrimet për diellin. Në mendimin mitologjik gjeli është një simbol diellor. Ai lajmëron ardhjen e ditës së re, me fjalë të tjera lindjen e diellit.

Pjesët e ditës populli i lidh me gjelin – koha e gjelit, në kohën e gjelave të parë – këto janë asociacione me kohën, kur këndon me fillimin e afërt të ditës. Periudha e kohës nga perëndimi i dielli deri në periudhën e këndimit të parë të gjelave është ajo pjesë nga koha, kur dalin vampirët, shejtanet e personazhe të tjera mitologjike. Me të kënduar gjeli në mëngjes, ata e humbasin forcën e vet. Në disa formula për prishjen e magjive, fallxhorja i dërgon sëmundjet dhe gjërat e këqija në pyjet e braktisura, ku nuk këndon as gjeli, me fjalë të tjera, gjeli gjithmonë lidhet me hapësirën e përvetësuar nga veprimtaria njerëzore, në të cilën ai është i mbrojtur nga sëmundjet, nga forcat e këqija dhe qeniet e mbinatyrshme.

Një simbol i shumëkuptimshëm. Nga njëra anë – fillimi mashkullor dhe aftësia për mbarsje, por dhe fillimi riprodhues i grave. Tradita të jepet gjel në mënyrë flijuese mund të sqarohet si një fillim i pjellorisë dhe posaçërisht të pjellorisë së mashkullit. Më e veçantë është rëndësia e gjelit së dasmës, i cili është njëkohësisht dhe simboli i gruas dhe i burrit. Në kulturën popullore lidhja gjel-grua afirmohet mjaftë, ornamenti i gjelit nëpër veshjet popullore të grave po kështu. Therja e gjelit gjatë festave të caktuara dhe traditave si një akt falënderimi po kështu lidhet me simbolikën shumëkuptimshme të gjelit. Sjellja e gjelit është një nga orientirët në mitologjinë popullore.

Therja e gjelit e cila bëhet nga gratë, nënat e djemve është një traditë për shëndet dhe pjellori të djemve. Zogu theret nga nëna ose nga djali i vogël i shtëpisë në pragun e derës së jashtme dhe gjaku derdhet përreth. Me gjak bëhet një kryq mbi fytyrën e djalit dhe të djemve të therë nëpër dyert e tjera të shtëpisë. Nga gjeli i cili është krejtësisht i zier u japin bashkë me kulaç të pjekur fëmijëve dhe fqinjëve. Mes disa grupeve të popullsisë tradita përfshin një tryezë të përbashkët në shtëpinë e gjyshes, e cila ka ndihmuar gjatë lindjes. Këtu të gjitha gratë si dhe gjyshja janë të veshura si nuse dhe mbajnë dhe pupla nga bishti i gjelit. Gratë e zbukurojnë gjyshen me vargje të punuara me lesh ngjyra-ngjyra, kokoshka, speca të kuqe, lule – kryen të njëjtat rite si në Ditën e Gjyshes, të shoqëruar me shumë hare.

Dita e Gjelit është një festë burrash. Therja e gjelit bëhet për shëndetin dhe stimulimin e pjellorisë së djemve. Në disa krahina shpendi i cili është i caktuar për t’u therur është me ngjyra të shumta ose është pule, me fjalë të tjera – veprimet janë të adresuara edhe drejt vajzave. Në disa vende gatuhet edhe lakror. Mirëpo pjesa dërmuese e ritit janë këngët kushtuara djemve dhe mundësisë së tyre në të ardhmen vetë ata të krijojnë një gjeneratë të fortë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qindra mijëra bullgarë festojnë Ditën e Ivanit

Në Ditën e Ivanit /Ivanovden/ nderojmë kujtimin e Shën Joan Pagëzorit - profeti i fundit i Dhiatës së Vjetër dhe pagëzuesi i Jezusit. Qindra mijëra janë bashkatdhetarët tanë që sot festojnë ditën e emrit. “Ivan është titull, jo emër”, thotë populli..

botuar më 24-01-07 8.05.PD
Foto: BNR Bllagoevgrad

Ar, argjend dhe mëndafsh - një grua bullgare ringjalli teknologjitë e vjetra në përgatitjen e kostumit të Kjustendillit

Madlen Bozhillova Amin është fituesja e çmimit të vitit 2021 të UNESCO-s "Thesari i Gjallë Njerëzor" për një projekt që lidhet me bërjen e kostumit të lashtë të Kjustendillit të quajtur Saya. Kohë më parë, bullgarja u kthye nga jashtë në vendlindjen e..

botuar më 24-01-03 7.30.PD

Kësmetet e byrekut – nga burbuqet e thanës e deri më sot

Një byrek fati është gjithmonë i pranishëm në tryezën bullgare në fillim të Vitit të Ri. Pjata tradicionale për vendin tonë përbëhet nga shtresa brumi me mbushje djathë, vezë dhe gjalpë. Mund të jetë edhe me lloje të ndryshme mishi, presh, spinaq apo..

botuar më 23-12-31 3.15.MD