Në sallën e madhe të Akademinë Bullgare të Shkencave, hartuesit e librit “Dragoi, llamja, kuçedra dhe stihia” prezantuan botimin më të ri. Në më se 400 faqe u mblodhën tekste të këngëve dhe përrallave, gojëdhënave dhe legjendave, gjëegjëzave dhe fjalëve të urta, përshkruhen rite dhe praktika magjike, anekdota të sotme dhe histori të regjistruara gjatë dekadave të fundit. Docentja doktoreshë Vihra Baeva, redaktore përgjegjëse e librit tregon:
“Libri është rezultat i punës mbi një projekt hartuar nga ekipi i Institutit të Etnografisë dhe Folkloristikës me Muze Etnografike pranë Akademinë Bullgare të Shkencave. Në vazhdim të tre viteve 13 kolegë punuam për realizimin e tij. Kërkuam tekste të botuara ose të ruajtura në arkivat e institutit, të cilat janë në të vërtetë të plotë dhe interesante. Shfrytëzuam edhe arkiva personalë. U përpoqëm që të përshtatim gjuhën me gjuhën e folur me një redaktim të vogël, me komente të shkurtra, të cilat të ndihmojnë lexuesit të depërtojë në botën e folklorit.
Tema për dragoin ekziston që nga lindja e shkencës bullgare. Kjo figurë e dalluar, kolorite dhe intriguese haset gjerësisht në të gjitha gjinitë e folklorit bullgar. Sot dragoi rron edhe në kulturën e krijimit të shakave, sidomos në rrjetin internet, ku anekdotat janë një gjini aktive folklorike. Dragoi, llamja, kuçedra mund të konsiderojmë, se janë nga një farefisi, të gjithë janë përbindësh zvarranikë. Gjarpri është një zvarranik real, simbolika e tij është e pasur dhe respekti ndaj tij është i madh. Dhe kjo u regjistrua që në fillim të historisë njerëzore. Në këtë sfond dragoi, llamja, stihia dhe kuçedra janë në sferën e fantastikës, të paktën nga këndvështrimi i sotëm. Ndryshe ka njerëz, të cilët thonë, se i kanë parë dhe se kanë pasur kontakte të drejtpërdrejta me ta. Dragoi është figura kryesore. Ai ka shumë funksione – lidhet me botën nëntokësore, por mund të lidhet edhe me qiellin, sepse fluturon në sajë të krahëve, nxjerr zjarr dhe shihet si një rruzull të ndritshëm në qiell. Nga ana tjetër është i lidhur me ujin dhe mund të jetojë në puse, burime dhe lumenj, edhe në pemët e larta, prandaj njihet edhe si “dragua malor”. Kjo figurë asiston kudo dhe pushton tërë botën e stërgjyshërve tanë. Kjo vjen të na sugjerojë se trashëgon ndonjë hyjni të lashtë, e cila nuk është e ruajtur në pamjen e saj fillestare për shkak të krishterimit, por megjithë edhe në një “formë të fshehur” vazhdon të ekzistojë edhe më sot.”
Si trajtohet pamja e dragoit në fenë e krishtere?
“Në fenë e krishtere dragoi është më tepër e demonizuar, sepse lidhet me shejtanin dhe me luftën e disa shenjtorëve kundër tij, sidomos Shën Gjergjit, i cili mishëron pikërisht luftën e së mirës kundër forcës së të keqes – shpjegon docentja Baeva. – Shenjtorët gjithnjë mundin dragonjtë me forcën e besimit dhe kështu afirmojnë fenë e krishtere. Kështu që në altar shihet trajtimi folklorik i dragoit të ruajë, të mbrojë të veten kundër të huajës. Pamje të dragoit hasen edhe nga ana e jashtme e kishave, mbi portën – prapë si një kufi, i cili duhet të mbrohet.”
Në libër ka tekste edhe për kuçedrën e cila ka lidhje më të ngushta dhe të afërta me dragoin. Dashuria e saj gjithashtu është shumë e rrezikshme, ashtu siç dashuria e dragoit. Djemtë e dashuruar prej tyre dobësojnë, sëmuren. Ngandonjëherë nënat e tyre arrijnë të dëbojnë me ndihmën e barnave ndarëse. Kuçedra lidhet më tepër me urinë dhe pangopësinë – ajo gëlltit gjithçka që has. Ajo kërcënon rendimentet, sepse mund të vjedhë të mbjellat. Stihia lidhet më tepër me kushtet dhe teket atmosferike Kuçedra dhe llamja janë kundërshtare e dragoit si pronar dhe mbrojtës. Stuhitë me bubullima trajtohen si luftëra dramatike midis dragoit dhe kuçedrës ose dragoit dhe stihive. Për ato pamje të fshehta dhe mistike janë të regjistruara edhe ndodhi argëtuese.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më..