Pas një pushimi të gjatë fermerët bullgarë përsëri dolën për të protestuar para Ministrisë së Bujqësisë si shenjë pakënaqësie kundër urdhëresave dhe kërkesave të reja. Ministri teknik i resorit prof. Bozukov u angazhua me zgjidhjen e problemeve të qindra blegtorëve bullgarë. Pakënaqësia e tyre i është drejtuar makinës së rëndë burokratike, e cila i vonon subvencionet për blegtorët. “Protesta jonë është para Ministrisë së Bujqësisë, sepse këtu nëpunësit janë emëruar, që t’i mbrojnë interesat tona, dhe jo ato të Ministrisë së Financave” – deklaruan fermerët që protestojnë.
Njëri prej tyre është Simeon Georgiev, fermer me praktikë të gjatë nga qyteti i Pazarxhikut. Për të gjitha këto afro 30 vjet, që kur merret me bujqësi dhe blegtori, ai ka gjashtë projekte, të cilat kanë marrë financim evropian. Kërkesat e reja i tolerojnë rajonet fshatare, kurse toka e fermerëve nga qyteti Pazarxhik nuk është ndër to. Sipas fjalëve të tij, ky diskriminim nuk është për shkak të kërkesave, të imponuara nga Brukseli, por është rezultat i nëpunësve në vendin tonë.
“Unë jam fermer, veprimtaria e të cilit është në qytetin e Pazarxhikut, kurse sipas rregullave të reja, prodhuesit si unë, automatikisht janë përjashtuar, sepse toka jonë nuk është në rajonet fshatare – thotë Simeon Georgiev. – Merrem me prodhim drithi dhe blegtori që nga viti 1991. Përpunoj 2 500 dynymë tokë dhe kam 60 kafshë, nga të cilat 45 janë lopë. Ne, fermerët, nuk jemi të bashkuar, kur duhet t’i mbrojmë interesat tona. 30 vjet nuk arritëm të bashkohemi dhe t’i bëjmë organizatat profesionale të punojnë. Kemi bërë prova, por asgjë nuk u bë. Është kështu, sepse liderët, që i zgjedhim, ndjekin interesa të fshehta, korporatave dhe politike. Për ne, të cilat jemi duke punuar në arë dhe në ferma, mbeten vetëm problemet. I jam orientuar kryesisht prodhimit të drithit, sepse ai mund të ruhet shumë kohë. Tregu im kryesor i grurit dhe elbit është në Greqi, kurse luledielli është destinuar për Turqinë. Për tregun tonë nuk kam prodhim. Çdo vit grekët paguajnë më mirë, sesa te ne. Që të fitosh nga bujqësia në Bullgari, duhet të kesh miliona. Ata duhet t’i investosh në një cikël të mbyllur të prodhimit – nga ara, përmes fermës, baxhos e gjer te dyqanet, ku do të ofrohet produkti i gatshëm. Këtë nuk mund ta bëjë prodhuesi i zakonshëm.”
Pas shumë viteve të shpresave të gënjyera në sektorin agrar, mbetet vetëm çështja e motivimit të njerëzve, të cilët kanë mbetur në Bullgari, që ta përpunojnë tokën. Për Simeon Georgievin të jesh prodhues te ne kjo është “dhimbje e ëmbël”.
“Momenti më i këndshëm është pasi e sheh produktin në duart tuaja – thotë fermeri nga Pazarxhiku. – Një prej problemeve më të dhimbshme është gjetja e krahut të punës. Para rreth dhjetë vitesh fitoi popullaritet programi i qeverisë “nga ndihmat sociale drejt punësimit”. Atëherë nëpërmjet këtij programi emëruam njerëz të dobët socialë. Tani nuk mund të gjesh punëtorë të tillë. Që prej vitesh kam vetëm dy punëtorë. Bashkë me ta çdo vit i mbledhim të korrat, kurse gjatë mbjelljes së arave emëroj më shumë punëtorë sezonalë. Paga e tyre në fermë është 8040 leva (4020 euro), kurse ajo e traktoristëve – nga 1300 deri në 1500 leva. Mirëpo, çdo vit ka problem me gjetjen e punëtorëve për punën bujqësore. Kjo punë nuk është për çdonjëri, sepse ka nevojë për përvojë dhe dituri, që të mund të punosh me makinat e shtrenjta. Tani traktorët janë modernë dhe kanë klimatik. Mirëpo, për fat të keq, njerëzit kanë harruar të punojnë dhe nuk mund t’i kthejmë prapë në ara. Shumica e traktoristëve të përgatitur preferojnë të punojnë jashtë, atje paga është më e lartë sesa te ne. Njeriu, i cili mund të punojë me teknikën moderne bujqësore është shumë i vlershëm te ne, por edhe në shtetet e tjera.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..