Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këngë popullore për verën dhe dashurinë

БНР Новини
Foto: BGNES

Më 14 shkurt është Trifon Zarezan – një nga zakonet më të qëndrueshme popullore, i cili edhe më sot ruan pamjen e vet pagane. Riti shënohet në të gjitha rajonet e vendit dhe lidhet me kalimin nga dimri te pranvera. I kushtohet vreshtave dhe verës. Trifon Zarezan, ose Trifon Krasitësi është një festë e respektuar gazmore. Këtë ditë bëhet krasitja e parë e hardhive. Vera duhet të derdhet me bollëk, që të ketë boll rrush, që të jenë të shëndoshë pronarët, që bereqeti të jetë i bollshëm. Po këtë datë është edhe Shën Valentin – një festë me popullaritet në botë, por e re për ne, “e importuar” si të thuash nga jashtë. Pavarësisht nga dallimet në prejardhjen dhe në thelbin e tyre, festa pagane Trifon Zarezan dhe ajo katolike Shën Valentin, sikur në mënyrë të natyrshme bashkëjetojnë në përfytyrimet e bullgarit. Vitet e fundit rreth datës 14 shkurt organizohen festivale të ndryshme i kushtuara verës dhe dashurisë. Ka edhe kartolina me citate për lidhjen e ngushtë midis pijes dehëse dhe ndjenjës së dashurisë. Lidhur me të gjitha këto zgjodhëm disa këngë popullore bullgare i kushtuara dashurisë dhe verës.

Снимка“Zoti shtëpie, mbushi gotat me verë të pimë derisa do të dehemi. Kemi ardhur mysafirë të mirë, mysafirë nga Pirini” – kështu thuhet në këngën e motrave Ljubimka, Neda, Mitra Biserovi.

Shumë këngë popullore bullgare tregojnë histori, në të cilat djali më parë pi verë të kuqe dhe pas kësaj hip kalin që të shkojë te e dashura. Mirëpo, kur mbërrin në oborrin e pret nëna e saj...

Kënga popullore nga krahina e veriut në interpretim të këngëtarit Hristo Kosashki është një tregim gazmor për takimin e dashurisë, që nuk ndodhi. Vasha e fton të dashurin të vijë mbrëmjen fshehurazi te ajo. Mirëpo, në vend që të takohen djali padashje hyn në zjarrin e oxhakut...


E quajnë Trifon Zarezanin edhe Zarezoj ose Trifon Dehësi. Në shumë vendbanime, sidomos në rajonet ku ka shumë hardhi dhe prodhohet verë, çdo vit pothuajse si një shfaqje teatrale bëhet krasitja e hardhive. Duhet të rikujtojmë, se festa e krishtere i kushtuar Shenjtorit Trifon, sipas kalendarit të ri ortodoks bie më 1 shkurt. Pikërisht me këtë shenjtor lidhet edhe tradita popullore Trifon Krasitësi. Në shumë rajone festa shënohet dy ditët si më 1 shkurt, ashtu edhe më 14 shkurt, siç shënohej sipas stilit të vjetër Dita e Shën Trifonit. Prodhuesit janë të bindur, se sipas kalendarit të vjetër data 14 shkurt është më e përshtatshme për krasitjen e hardhive. Krahas kësaj tradita si pagane ekzistonte shumë parase kisha të kalojë nga kalendari julian te ai grigorian.


Në proverbat popullore vera quhet “shtëpi e gazuar”, kokë e trullosur”. Konsiderohet se gota e parë është për shëndet, ajo e dytë – për gëzim, e treta – për rezil.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

D-r Mustafa Haxhi

Mirëdashja është në qendër të festës së Kurban Bajramit

Myslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin. "Kurbani është një fjalë arabe që do të thotë “afrim”. Përmes kurbanit, myslimanët bëjnë gjithçka që është e mundur për t'iu afruar mëshirës së Allahut", tha kryemyftiu në Bullgari, Dr. Mustafa Haxhi, në..

botuar më 24-06-16 5.50.PD

Arife - dita kur myslimanët përgatiten për Kurban Bajramin

Sot është sërish Dita e Arifes, e cila i paraprin çdo Bajrami, pavarësisht nëse është Ramazan apo Kurban Bajram. Myslimanët sot respektojnë të dashurit e tyre të vdekur dhe në çdo shtëpi, gratë gatuajnë brumë, prej të cilit bëhet ëmbëlsira të..

botuar më 24-06-15 7.05.PD

Ngjitja e Zotit Jezu Krisht në Qiell është ndër festat e preferuara të bullgarëve

Sivjet më 13 qershor Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ngjitjen e Zotit, ditën kur Krishti i Ringjallur ngjitet sërish në qiell te i Ati i Tij. Festa e madhe e krishterë është e lëvizshme dhe gjithmonë bie të enjten, ditën e dyzetë pas Ngjalljes së..

botuar më 24-06-13 6.10.PD