Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Deti i Zi – një det në rrezik

БНР Новини
Foto: greenbalkans.org

Deti i Zi është një det i brendshëm me një sistem unikal ekologjik, në të cilin derdhen rreth 300 lumenj. Sipas studimeve 70% nga të gjitha mbeturinat dhe ndotësit në të, vijnë nga 6 shtetet e Detit të Zi – Bullgaria, Rumania, Gjeorgjia, Rusia, Turqia dhe Ukraina. Në pjesën e tij veriperëndimore, në kufi me Ukrainën, Rumaninë dhe pjesërisht me Bullgarinë, ujërat janë të cekëta dhe aty jetojnë më shumë lloje. Por, ky sistem ekologjik pak nga pak po vdes për shkak të të ashtuquajturës “mbi-fekondim”. Lumenjtë e mëdhenj, të cilët derdhen në det , sjellin sasia gjithnjë e më të mëdha fosfate dhe nitrate-nga ujërat jetike mbeturinore, prodhimi dhe nga plehrat bujqësore. Kjo shkakton një zhvillim në masë të fito-planktonit. Për 30 vjetët e fundit ai është rritur më shumë se 10 herë.

СнимкаNë fillim të viteve 90, gjashtë shtetet e Detit të Zi firmosën dokumente lidhur me pellgun e ujit – Konventa për ruajtjen e detit të Zi nga ndotja, Deklaratën e Odesas dhe Plan Strategjik për mbrojtje. Fëlliqja në Detin e Zi po vazhdon. Prandaj Fondacioni “Ballkani i gjelbër” në një partneritet me fondacionin turk për studime detare krijojnë projektin Black Sea Watch. “U ndihmoni studimeve shkencore dhe mbrojtjes së detit. Çdo një prej nesh mund ta bëjë”, drejton apelin e tij kryetari i “Ballkanit të Gjelbër” Dimitër Popov dhe shton:

Qëllimi bazë i projektit është krijimi i instrumenteve, të cilat të jenë të pranueshme gjerësisht për përfshirje në studimet e larmisë biologjike në Detin e Zi. E pikërisht – një aplikacion mobil dhe uebsajt, të cilat japin mundësi që çdo një adhurues të natyrës, ose të shqetësuar për të të mund të regjistroi vërejtje të llojeve të ndryshme, të cilat jetojnë në mjedisin rreth bregut dhe në det. Projekti financohet nga programi “Dialog për një shoqëri civile”, që është një nga programet para bashkuese të Republikës së Turqisë.

Shtesa Bleck Sea Watch është aktive disa muaj dhe çdo një mund ta instalojë në telefonin e vet mobil. Për regjistrimin është i nevojshëm vetëm një e-mail, në të cilin do të marrë ripohim. Pas kësaj mund të filloni të fotografoni lloje të ndryshme bimore dhe shtazore, të cilët jetojnë në rajonet e detit të Zi duke treguar një ditë,orë dhe vend, në të cilën është bërë fotografia. Administratorët e platformës janë specialistë mbi grupet e veçanta të organizmave dhe do të përcaktojnë me përpikëri objektin e fotografuar përpara se ta botojnë në hartë.

СнимкаNjë pjesë nga iniciativa është botimi i një libri për fëmijët në gjuhët bullgarisht, anglisht dhe turqisht – historia magjepsëse për takimin e një vajze Meriam dhe delfinit i cili flet Fani. Në bazë të një mënyre shumë tërheqëse, ajo i njeh fëmijët me problemet dhe rreziqet për banuesit e botës së pafund nën ujë. “Delfini Fani i tregon të gjitha këto gjëra fëmijës”, sqaron një nga autorët  Anelija Pavllova dhe vazhdon:

Fillon ta shëtisë me shpresën se, kur të kuptojë se cilat janë kërcënimet për Detin e Zi, ajo mund t’u tregoj më të mëdhenjve dhe kështu të mund të arrijë deri tek më shumë njerëz, të cilët mund të bëjnë diçka. Sikurse menjëherë mbi ta bie një hije e madhe e errët me tinguj shumë të fortë, nga të cilët fillon ta dhemb koka. Këto janë pelengatorët e anijeve, të cilët u dëmtojnë delfinëve dhe gjitarëve më të mëdhenj detar. Fshihen në një shpellë , ku fillojnë të xixëllojnë drita. Meriam mëson për disa kandila deti të vegjël, të cilët janë shumë të rrezikshëm. Ajo kupton  se ata hanë vezët e peshqve dhe kanë ardhur nga oqeanet e largët me ujëra prej balast të anijeve. Kur kandilat e vegjël të detit e hanë havjarin e peshqve, nuk ka mjaft peshk as për delfinët as për njerëzit. Ata e vazhdojnë rrugën e vet tutje dhe hasin një pasazh prej peshqve të imët. Ato vuajnë nga peshkimi i tepërt, i cili nuk ju lejon të mund të rriten pak. Mbeten kaq të vogla, saqë nuk ka kohë që të shtohen.

СнимкаDeti është i sëmurë dhe aftësia e tij për një vetëpastrim tanimë nuk mund ta shpëtojë nga ndërhyrja e papërgjegjshme e njeriut. Prandaj çdo lloj ndihme është me rëndësi-ruajtja e sistemit ekologjik të detit të Zi varet prej nesh dhe nga bashkëpunimi i forcuar midis shteteve  në këtë drejtim.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD
Rajna Manxhukova

Rajna Manxhukova: Dua që lufta të mos ndajë komunitetin bullgar të besarabëve në Ukrainë dhe Moldavi

Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..

botuar më 24-10-29 2.30.MD