Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Projektet më të mira për 2016-ën në sektorin IT e ndihmojnë shoqërinë, shëndetin dhe shkencën

БНР Новини

Një kompani e njohur botërisht para pak kohe bëri një studim për mendimin e pedagogëve në Evropën Qendrore për përdorimin e teknologjive më të reja për realitet virtual (VR) dhe përfshirjen e tyre në shkollë. Pothuaj gjysma e të anketuarve përkrahin këtë ide. Më të entuziazmuar janë mësuesit në moshë nën 30 vjeç, 58% prej të cilëve do të përdornin realitetin virtual, po të kishin mundësi. Këto të dhëna dhe shumë të tjera interesante mund të mësohen në faqet e gazetës më të shquar në Bullgari, të specializuar në fushën e teknologjive IT Computerworld Bullgaria. Çdo vit gazeta organizon një konkurs dhe dekoron “projektet IT më të mira”. Për vitin 2016 shumica e të nominuarve janë nga sektori privat, mirëpo projektet më të rëndësishme dhe me përmasa më të mëdha, janë ato të përpunuar për përdorim në sferën publike. Duket kureshtare kjo se çmimi i madh iu dorëzua Institutit Kombëtar të Sigurimeve, për një projekt, i cili u lejon qytetarëve akses më të lehtë dhe pa pengesa tek sistemi i sigurimeve.

Foto: BGNESRosen Zheljazkov, kryetari i agjencisë shtetërore “Qeverisje Elektronike” ia dorëzoi çmimin fituesit:

Për ne të gjithë Instituti Kombëtar i Sigurimeve është një institucion konservativ dhe tradicional. Mirëpo ai demonstron koncepte moderne të të menduarit dhe i tejkalon sektorët e tjerë të administratës – shpjegoi Rosen Zheljazkov. – Projekti i tyre është dëshmi për këtë se qeverisja elektronike nuk është vetëm një nga sloganet e politikanëve. Ajo është një proces, që do të ndryshojë mënyrën e të menduarit ndërmjet ofrimit të shërbimeve të arritshme dhe cilësore administrative, kështu që në një moment shtetasit dhe biznesi gjithnjë e më pak të komunikojnë me shtet në mënyrën e vjetër dhe tradicionale. Kështu të gjithët do të kursejmë resursin më cilësor – kohën. Nëpërmjet këtij projekti të shkëlqyeshëm Instituti Kombëtar i Sigurimeve kursen 30% të kohës që më parë siguruesit dhe personat e siguruar u kushtonin veprimeve administrative.”

Ndër dekoratat për sektorin publik është çmimi i posaçëm për kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e teknologjive moderne ekologjike. Ajo iu dorëzua ndërmarrjes “Infrastruktura e Portit” për përpunimin e platformës informative dhe sistemit informativ për Detin e Zi në kuadrin e një projekti për monitorim. “Ky çmim është akoma një dëshmi për punën tonë te këmbëngulur. Projekti është rezultat i bashkëpunimit me partnerët tanë që përgjigjen për drejtimin e trafikut të anijeve në Detin e Zi dhe në lumin Danub”, shpjegoi Angell Zaburtov, drejtor i ndërmarrjes shtetërore:

Kjo nuk është dekorata e parë, mirëpo me siguri është interesante. Është për një projekt, i cili përfshin monitorimin dhe mbledhjen e të dhënave në një sistem, tek të cili kanë akses organizatat, të cilat interesohen për ta. Këto janë Universiteti i Sofjes, Akademia Bullgare e Shkencave, Shkolla Ushtarake, të gjitha institucionet, të cilat merren me det. Në kuadrin e programit operativ “Deti i Zi” me partnerët tonë nga Rumania, Gjeorgjia dhe Turqia do të kandidojmë për ndërtimin e një rrjeti të plot informativ për detin që na lidh. Bëhet fjalë kryesisht për parametrat ekologjike të rajonit dhe resurset peshkore. Shpresojmë se projekti ynë do të zgjerohet në këtë drejtim – për vëzhgimin e resurseve peshkore në pjesët e ndryshme të detit. Ekologjia është një aspekt i konsiderueshëm i veprimtarisë sonë dhe për këtë arsye kërkojmë partnerë të rinj. Nga faqja e internetit e Agjencisë sonë ka lidhje ndaj sajtit të platformës. Ajo është e arritshme për të gjithë përdoruesit, të cilët interesohen për këtë temë. Ata mund të shikojnë atje të dhënat reale që i ofrojmë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Trabant Fest" në Tetevenin Ballkanik

Fshati turistik Ribarica në rajonin e Tetevenit po pret edicionin e dymbëdhjetë të “Trabant Fest”, njoftuan organizatorët nga “Klubi Kombëtar Trabant”. Dashamirët e kësaj marke po mblidhen më 6 korrik (e shtunë) në zonën "Kostina", ku do të parakalojnë..

botuar më 24-07-06 8.05.PD

Zotërimi i gjuhës së shenjave mund të jetë interesant, i këndshëm dhe shumë i dobishëm

Në Bullgari, sipas të dhënave jozyrtare janë 120 mijë persona me probleme në të dëgjuarin. Shumë prej tyre nuk duan të mësojnë gjuhën e shenjave, edhe pse kjo është e dobishme për ta. Në shkolla nuk ka përkthim për fëmijët me probleme në të..

botuar më 24-07-05 2.10.MD
Fshati Pustec në rrethin e Prespës së Vogël

Rezultatet e regjistrimit zyrtar janë një sukses i madh për komunitetin bullgar në Shqipëri

Bullgarët janë minoriteti i tretë më i madh në Shqipëri - sipas të dhënave të fundit të regjistrimit të popullsisë në këtë vend ballkanik. Këto janë të dhënat e para zyrtare statistikore për numrin e bullgarëve atje, pasi minoriteti ynë u njoh..

botuar më 24-07-04 2.20.MD