Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Dedikim” – ekspozitë i kushtuar pedagoges Penka Kasabova

4
Penka Kasabova me Boris Hristovin

Fisnike, inteligjente, e arsimuar Penka Kasabova mbetet në histori jo vetëm si “pedagoge e pedagogëve”, por edhe si gruaja e cila ka një vend special në zemrën e basit me famë botërore Boris Hristov. Ajo u nda nga jeta në vitin 2000 duke lënë pas vetes shumë pasardhës dhe një gjurmë të ndritshme në historinë e arsimit pedagogjik tek ne.

Lindi në qytetin Stara Zagora në vitin 1901 në familjen e një mësuesi bullgar. Që kur ishte fëmijë ëndërronte të bëhet astronome, por mbaroi pedagogjik në National College of Education, dhe në Chicago Kindergarten College. Tërë jetën asaj nuk i vinte keq që u dedikua fëmijëve. Ndoshta për këtë arsye edhe “Dedikim” është titulli i ekspozitës i kushtuar asaj, ekspozitë kjo e cila mund të shihet në Shtëpinë Muze “Boris Hristov”. Autore është Elena Dragostinova – drejtoreshë e muzeut. Ajo zgjodhi fotografitë nga arkivat dhe tekstet pran tyre, tekste këto të cilat janë nga libra të zonjës Kasabova. Kështu ekspozita përbën një tregim interesat dokumentar për këtë grua të jashtëzakonshme:

Penka Kasabova njihet më tepër si dashuria e madhe e këngëtarit Boris Hristov – rrëfen zonja Dragostinova. – Deri në moshën 92-vjeçare, megjithë edhe nga distanca, ajo dokumentonte të gjitha triumfet, të gjitha momentet dramatike në karrierën botërore të basit Boris Hristov. Ajo grumbullonte të gjitha artikujt i kushtuara atij edhe në shtypin e huaj. Kështu krijoi ditarin e vet, të cilin ia dorëzoi poeteshës Leda Mileva – e bija e vëllait Geo Milev. Lutja e saj ishte, që ditari të botohet mezi pasi edhe njeriu i fundit, i cili mund të ishte i prekur, të ndahej nga jeta. Duke respektuar dëshirën e autores, Leda Mileva botoi ditarin në vitin 2012 me titullin “Dashuri dhe talent”. Pak pas kësaj edhe Leda Mileva u nda nga jeta. Kështu veprën e vazhdoi nusja Violeta Coneva, e cila grumbulloi të gjitha dokumentet, që mbetën pas zonjës Kasabova. Një pjesë prej arkivi i dhuroi Muzeut të Arsimit në qytetin Gabrovo, ndërsa një pjesë tjetër – Shtëpisë Muze “Boris Hristov”. Kështu unë vendosa se është koha të kujtojmë këtë grua. Ministria e Kulturës subvencionoi projektin, të cilin e paraqita. Dhe pasi puna e zonjës Kasabova si pedagoge është një rruzull i tërë ne do të vazhdojmë të pasurojmë ekspozitën.

18-vjeçare me kërkesë të të atit Penka Kasabova mbaroi kursin e mësuesve fëmijësh te Elisaveta Kllark, e bija e misionarit të parë amerikan në Bullgari, themeluese e një Kopshti Amerikan të Fëmijëve tek ne dhe të një shkolle për pedagogë pranë tij. Lidhur me këtë zonja Dragostinova tregon:

Penka Kasabova erdhi në Sofje dhe filloi të studiojë. Pak më vonë vet ajo u bë pedagoge dhe u jepte mësime pedagogëve të ardhshëm. “Dora e cila tund djepin, drejton botën” – ky mendim shprehur shpesh nga zonja Kllark, e frymëzonte gruan e re dhe ajo pa u ndërprerë punonte për forcimin e lidhjes fëmijë – prindër – mësues – shoqëri – shtet. Pasi mbaroi universitetin në SHBA-në ajo u kthye në atdhe dhe filloi të krijonte kopshte fëmijësh në mbarë Bullgarinë. Organizonte edhe kopshte verore për fëmijë në fshatrat. Duke edukuar fëmijët ajo përpiqej të zbulonte dhuntitë e tyre, kështu që ta orientonte te profesione të përshtatshme. E bëri këtë edhe me një jurist të ri – Boris Hristovin. Ajo e tërhoqi në rrethin e vet intelektual dhe e inkurajonte të niste të mësonte në Itali dhe të hiqte dorë nga drejtësia. Shumë momente nga jeta e tyre e përbashkët janë të ruajtura në fotografitë e paraqitura në ekspozitë. Vendosa që emri i saj të jetë “Dedikim”, sepse ajo në të vërtetë i ishte kushtuar dashurisë ndaj Boris Hristovit dhe veprimtarisë pedagogjike. U nda nga jeta vetëm disa muaj parase të mbushte moshën 100 vjeçare. Mbishkrimi i fundit në ekspozitë është një citat prej një libri të saj: “Ëndërrova të bëhem astronome, por zbulova yjet këtu në tokë – fëmijët, ato shpirtra të pastra. Zbulova se prirja ime është të edukoj fëmijë dhe personalitete të ardhshme.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

“Bliri i Artë" bashkon 50 filma nga 18 vende në Stara Zagora

Nga data 1 deri më 5 qershor në Stara Zagora po mbahet edicioni i 11-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për Kinemanë e Re Evropiane “Bliri i Artë”. Do të shfaqen 50 filma nga 18 vende, duke përfshirë filma të regjisorëve Nuri Bilge Ceylan,..

botuar më 24-06-02 7.15.PD

Summer Vibes Festival viziton sërish Vidinin

Qyteti Vidin për të pestin vit radhazi është nikoqir i Summer Vibes Festival. Në datat 1 dhe 2 qershor pranë kalasë “Baba Vida” (“Gjysha Vida”) , fëmijët do të zbulojnë një mënyrë më të shëndetshme dhe jo më pak interesante për t'u..

botuar më 24-06-01 7.45.PD

Nënpresidentja Ilijana Jotova kritikoi ngrirjen e ligjeve për kulturën bullgare

Një nga shembujt e shpërfilljes së trashëgimisë kulturore dhe historike nga shteti është shtëpia e Dimitër Talevit në Prilep (shkrimtar i njohur bullgar – shënimi red.). Nga qershori 2023 ka një vendim të Këshillit të Ministrave që shteti ta..

botuar më 24-05-30 10.12.PD