Kryeministri i qeverisë teknike Ognjan Gerxhikov shpalli të martën në mbrëmje, se janë marrë masa suplementare për mbrojtjen e kufirit bullgaro-turk, sepse pritet një fluks i përforcuar refugjatësh gjatë ditëve të ardhshme. Duket se situata është tepër shqetësuese, sepse Kryeministri e ka diskutuar atë me Ministrin e punëve të brendshme, me udhëheqjen e Agjencisë Shtetërore për Siguri Kombëtare dhe me zyrat sekrete. Me siguri arsyet për këto veprime janë tensioni midis Turqisë dhe disa kryeqyteteve evropiane, kështu edhe kërcënimet e Ankarasë, se mund të rishqyrtojë marrëveshjen e saj me BE për pezullimin e fluksit të refugjatëve ndaj Evropës Perëndimore. Kërcënime të tilla nga ana e Ankarasë pati edhe vitin e kaluar dhe atëherë në lidhje me to Sofja u bëri thirrje BE-së dhe NATO-së që të jenë gati për plan “B”, në se Turqia do të hapte kufirin e saj për 3 milionë refugjatët dhe migrantët nga Siria dhe Iraku, të cilët po ndodhen në territorin e saj. Mirëpo tani situata është tepër e ndryshme.
Nga njëra anë tensioni midis BE-së dhe Turqisë u përshkallëzua dhe arriti përmasa të papara, duke folur edhe për nivelet më të larta të marrëdhënieve. Nga ana tjetër kohët e fundit u shkëmbyen akuza reciproke midis Sofjes dhe Ankarasë, të lidhura me zgjedhjet e parakohshme parlamentare tek ne. Ndryshe nga viti i kaluar tani në Bullgari pushteti është në duart e qeverisë teknike, të drejtat e së cilës janë kufizuar, sepse ajo nuk është zgjedhur nga Parlamenti, por nga Presidenti.
Shumë e ndryshme është tabloja e migrantëve në Bullgari. Ata janë më pak dhe numri i tyre vazhdimisht ulet gjatë gjashtë muajve të fundit, kur nga qendrat për strehim pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Agjencisë Shtetërore të Refugjatëve ikën mijëra veta. Në fund të shtatorit të vitit të kaluar kapaciteti i qendrave të MPB-së u tejkalua pothuaj 59%, derisa tani vetëm 86% të vendeve janë zënë. Në kampet e refugjatëve, të cilat para pak kohe ishin plot dhe vendet e zëna ishin 106%, tani vetëm 40% të kapacitetit të tyre përdoret. Mijëra janë të ikurit nga këto vende për strehim në Bullgari dhe tani ata ndodhen në Evropën Perëndimore. Dhe natyrisht Evropa dëshiron që t’i kthejë ata përsëri tek ne. Sipas raportit vjetor të Agjencisë së Refugjatëve, në vitin 2016 ajo ka marrë pyetje për 11 545 veta, të cilët sipas Rregullores së Dublinit duhet të ndodhen në Bullgari. Më shumë janë letrat nga Gjermania – 3551, Austria – 2094, Hungaria – 1808, Franca – 1096, dhe Britania e Madhe – 366 veta. Po të përkojë me një fluks të ri nga Turqia, kthimi i migrantëve nga Evropa Perëndimore, do të rëndësojë situatën aq shumë, se ajo mund të dalë jashtë kontrollit. Akoma më e rëndë mund të bëhet ajo, në se realizohen shqetësimet për emigrantë eventualë nga Turqia për shkak të tensionit të brendshëm politik atje, ku oponentët e regjimit trajtohen si “terroristë” dhe “jo-turkë”.
Duhet të jemi gati për një fluks njerëzish, të cilët mund të dëshirojnë të ikin nga Turqia. Kohët e fundit këtë paralajmërim e bëri një ekspert bullgar, ish konsull në fqinjën tonë jugore. Shqetësimet në lidhje me këtë temë ndjehet edhe në fushatën zgjedhore. Shprehja e tyre janë thirrjet për dërgimin e forcave evropiane për mbrojtjen e kufirit tonë jugor. Të gjitha këto rrethana mund të provokojnë një dinamikë të re dramatike të lidhur me rreziqet nga presioni i migrantëve ndaj Bullgarisë.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament..