10 vjet Bullgaria në Bashkimin Evropian – se si duket shteti ynë sot? Vazhdojmë të jemi më të varfrit në më të korruptuarit dhe pavarësisht nga niveli i lartë i mirëbesimit të bullgarëve në institucionet evropiane, përfitimet nga anëtarësia jonë, akoma nuk mund të ndihen nga të gjithët. Arsyeja për të bërë një bilanc është raporti “10 vjet Bullgaria në BE – përfitime dhe sfida”, të hartuar nga Qendra për Strategji Liberale.
Në përgjithësi mund t’i ndajmë ato në sfida politike dhe ekonomike. Ato ekonomike janë lidhur me eksportin ndaj Bashkimit Evropian si një pjesë e rëndësishme e aktivitetit ekonomik bullgar. Ai është shtuar në mënyrë të konsiderueshme. Përveç kësaj për 10 vitet e anëtarësisë arritëm një rritje njëzetë përqindëshe të aftësisë blerëse dhe falë monitorimit nga ana e BE-së deficiti ynë buxhetor mbetet nën 3%.
Më shumë për përfitimet politike mësojmë nga politologu Daniell Smillov:
“Përfundimi kryesor për efektet politike të anëtarësisë së Bullgarisë në BE mund të formulohet kështu: efekt i qartë dhe i fortë i stabilizimit, mirëpo këtu e tutje vjen sfida e madhe. Deri tani Bashkimi Evropian ka qenë një faktor stabilizimi dhe garant për proceset politike dhe për këtë se ato kanë një drejtim të përbashkët. Mirëpo sot në BE zhvillohen reforma dhe ekzistojnë variante të ndryshme për të ardhmen e tij. Në këtë kuptim Bullgaria nuk duhet ta përdorë atë vetëm si burim i qëndrueshmërisë, ajo duhet të bëhet pjesëmarrëse aktive në përforcimin e tij, në zhvillimin e politikave të caktuara.”
Në të vërtetë, gjatë dhjetë vjetëve të fundit me ndihmën e BE-së kapërcyem disa kriza të rënda. Një prej tyre qe recesioni, përmes të cilit Bullgaria arriti të kalojë pa tronditje të konsiderueshme. Falimentimi i Bankës Korporatave Tregtare qe një krizë e brendshme, e cila në sajë të anëtarësisë sonë në familjen evropiane, nuk provokoi efektin e dominosë dhe nuk ndikoi negativisht institucionet e tjera bankare tek ne. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme në raportet evropiane për një sistem më efektiv gjyqësor dhe për procese më transparente dhe të shpejta, të cilat përfundojnë me dënime efektive, akoma kjo nuk bëhet. Sipas ekonomistit Georgi Ganev derisa nuk zgjidhen problemet në gjyqësor, nuk mund të zgjidhen dhe problemet e tjera në shoqëri.
“Po të duhet të kërkojmë ndonjë fushë, në të cilën s’ka zhvillim pozitiv gjatë këtyre viteve të anëtarësisë sonë, me siguri kjo është sfera e mediave – pohon Smillov. – Atje bile vëzhgohet një keqësim i ndjeshëm i lirisë mediatike. Analizat tregojnë, se në klasifikimet e ndryshme Bullgaria ndodhet në vende, të cilat nuk janë karakteristike për shtetet evropiane. Qeveritë bullgarë ndërmorën masa për sqarimin e pronësisë së mediave dhe për përballimin e monopoleve të ekzistuese, mirëpo këto masa duket se janë të pamjaftueshme.”
Pavarësisht se nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me anëtarësinë tonë në BE, liria e mediave është një temë, e cila është e pranishme në raport, sepse ajo është me rëndësi të madhe shoqërore dhe kriza financiare globale e ndikoi sektorin. Mediat, të cilat kanë shqetësime financiare, janë detyruar të kërkojnë blerës, interesat e të cilëve financiare, fillojnë t’i shërbejnë. Mungesa e pronarëve të huaj dhe monopolizimi i rrjetit të shpërndarjes e bëjnë mbijetesën e mediave të pavarura, pothuaj të pamundshme.
Në raport ishin shënuar dhe disa aspekte pozitive të anëtarësisë sonë në BE, siç janë heqja e tarifave roaming, të cilën e presim gjatë qershorit të këtij viti, mbrojtja e të drejtave të pacientëve e konsumatorëve dhe kriteret më të larta ekologjike, me ndihmën e të cilave tek ne u arritën shumë përmirësime.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: BTA
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë..