Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sende nga Antikiteti tregojnë për të kaluarën e qytetit bregdetar Sozopoll

{ include file="./partials/authors.html" } БНР Новини

Ndër zbulimet më kureshtare në Ekspozitën e dhjetë kombëtare “Arkeologjia Bullgare” janë artefaktet nga nekropoli antik i Apolonisë Pontika në vendin Buxhaka të qytetit bregdetar bullgar Sozopoll. Udhëheqëset e studimeve atje janë dr. Teodora Bogdanova nga Muzeu Arkeologjik i Sozopolit dhe dr. Margarita Popova nga Muzeu Arkeologjik Kombëtar. Gjatë sezonit të kaluar arkeologjik atje u studiua një sipërfaqe prej 12 dynymësh.

Gjëja më interesante e gjetur në këtë terren të madh është një varr familjar me arkitekturë mbresëlënëse, i cili provokoi interes të madh ndër specialistët. Pavarësisht nga studimet e intensifikuara të botës antike greke në territorin e Bullgarisë dhe Rumanisë, tani për tani një varr tjetër i tillë nuk është gjetur. Sipas fjalëve të doktores Teodora Bogdanova varri dhe sendet e gjetura brenda tij janë tepër interesante:

Funeralet brenda varrit janë shtatë dhe janë kryer në dy periudha të ndryshme. Periudha e parë është akoma në epokën helenistike, kur varri është përdorur për funeralet e një familjeje me tetë persona. Në ambientin kryesor janë gjetur eshtrat e një burri (duket se është kryefamiljari) dhe një gruaje në ambientin kryesor. Në afërsi janë gjetur dhe eshtrat e katër fëmijëve. Sendet pranë tyre janë shumë – enë qeramike dhe qelqi, figura terakote, stolisje të arta (një gjerdan ari dhe një palë vathë në formën e kokës së luanit, që kanë qenë tepër të përhapur në epokën helenistike). Të gjitha hapësirat e varrit janë ndërtuar dhe përdorur nga mesi i shekullit të tretë para Krishtit deri në fillimin e shekullit të dytë pas Krishtit. Në një etapë të mëvonshme ambienti qendror është rrëzuar dhe plaçkitur. Pastaj i njëjti vend është përdorur përsëri për varr – kjo ka ndodhur në shekullin e parë pas Krishtit. Janë gjetur dy varre nga periudha romake. Mirëpo për shkak se ato nuk janë rrëzuar, ne mendojmë se grabitja e vareve helenistike ka ndodhur para shekullit të parë pas Krishtit. D.m.th. – akoma në Antikitet. Duket se njerëzit e varrosur  kanë qenë shumë të pasur, sepse bile pas plaçkitjes së vareve të tyre ka mjaft sende të mbetura.

Bile në Antikitet njerëzit kanë ditur se atje ka pasur një thesar të madh, prandaj varri është plaçkitur akoma atëherë. Për fat të mirë varet e fëmijëve nuk janë prekur nga thesar kërkuesit – diçka që është shumë e mirë për arkeologët.

Duke folur për varret romake – kufomat janë djegur në vend. Në njërin varr është gjetur një kurorë të artë. Bëhet fjalë për një burrë në moshë 20-40 vjeç, të varrosur me një thikë të hekurt dhe me enë të rralla prej qeramike dhe qelqi. Në njërin prej varreve është gjetur një gotë relieve, të prodhuar në qytetin e lashtë grek Pergam. Është prodhuar në shekullin e parë pas Krishtit. Në Bullgari është gjetur akoma një e tillë në qytetin Varna. Është stolisur me imazhin e zotit Dionis, me skena të pjellorisë dhe mirëqenies.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: Veneta Pavllova dhe arkiv

Më shumë nga rubrika

Vidin – qyteti evropian danubian me histori të pasur

Dëshmi për ekzistencën dhe zhvillimin e qytetit të sotëm Vidin ka që nga koha romake. Një fortesë me emrin “Bononija” kishte një rëndësi strategjike për perandorinë, ndërsa më vonë u shërbente bizantinëve për t’i bërë ballë pushtimeve të fiseve sllave...

botuar më 21-07-26 12.51.MD

Qeveritë e përkohshme zakonisht çojnë në ngecje ekonomike

Qeverisje e qëndrueshme apo zgjedhje të shpeshta në të ardhmen e parashikueshme - kjo dilemë, e cila u ngrit pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, së shpejti do të gjejë zgjidhjen e saj. Ndërkohë, prof. Biser Georgiev nga Universiteti i..

botuar më 21-07-21 2.45.MD

118 vjet nga fillimi i Kryengritjes së Ilindenit

Më 20 korrik Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Profetit Ilija. Këtë ditë festojnë gëzoftarët, samarxhinjtë, furrtarët dhe zjarrfikësit. Më 20 korrik shënohet gjithashtu fillimi i Kryengritjes së Ilindenit nga viti 1903 të bullgarëve në..

botuar më 21-07-20 12.26.MD