A mund të përfytyroni mbretëreshën e Anglisë pa aksesorin e saj të përhershëm – kapela? Me të, ajo përveç se e plotëson pamjen e tualeteve të bukura, rikujton dhe për kurorën mbretërore, të cilën e kanë mbajtur shekuj të tërë me radhë paraardhësit e saj gjatë paraqitjes së vet mes popullit. Në kohën e sotme kapelat përsëri përjetojnë rilindjen e vet. Ato mbahen jo vetëm për të mbrojtur nga era, nga të ftohtit dhe dielli. Ato vendosen gjithnjë e më shpesh mbi kokë, dhe si aksesor në përshtatje me tendencat e modës. Kapela mund të jetë e ndryshme – kokete, të bëjë përshtypje, zyrtare, absurde. Me rëndësi është të jetë e zgjedhur mirë dhe të plotësojë veshjen e pronarit.
“Ata të cilët mbajnë kapela, kanë një vetëdije më të lartë. Me këtë aksesor mbi kokë, ata thonë – ky jam unë, më shikoni, më mbani mend” – ve në dukje një dizajner i njohur amerikan. Ai rikujton se një vëmendje më të madhe ndaj kapelave ka pasur në Evropë në fillim të shekullit të XX. Gjatë kësaj kohe në kult nga gratë me një mendim më të lirë e të hapur ngrihen dhe prerjet më të shkurtra të flokëve. Kurse kjo kërkon dhe modele më të thjeshta të kapelave, me vëllime më të vogla dhe një linjë më të pastër. Sa u përket kapelave të zbukuruara me xhufka, lule, pendë dhe gurrëza, sot ato mund të mbahen nëpër festa të cilat bëhen nëpër kopshte, dasma, gara me kuaj.
Posaçërisht për kapelat për t’u treguar është kushtuar një paradë, siç do të organizohet një i tillë dhe në Sofje. Procesioni do të niset ditën e shtunë më 22 prill nëpër bulevardin “Vitosha”. Në fund që të gjithë do të mblidhen në sheshin “Banski” përpara godinës së Muzeut regjional historik në kryeqytet. Procesioni do të paraprihet prej krijimeve të mjeshtërve më të njohur të kapelave në Bullgari Irina Sardareva dhe djali i saj Gjeorgji.
Kapelat e para moderne në Sofje paraqiten me zanafillën e shoqërisë së parë sekulare tek ne pas Çlirimit. Atëherë shumë shpejt hyn moda evropiane në veshjen e bullgarit. Në qytetin tonë ka pasur 18 atelie për kapela të grave dhe të burrave, në qytetin Ruse – 35, kurse në Varna – 12, tregojnë specialistë nga muzeu. Gjatë vitit 1946, kur del ligji për pasurimin e paligjshëm, kanë qenë ndjekur si bankierët, ashtu dhe punuesit e kapelave, sepse puna e tyre është konsideruar për “një e keqe borgjeze”.
Sot, njeriu mund të ndihet i lirë të zgjedh kapelat e veta, pa qenë kjo një shenjë për një pabarazi klasash. “Dua që të detyrojë çdo një grua ti krijojë vetes një pamje të re, përmes zgjedhjes së kapelës” – thotë modistja e njohur Irina Sardareva. Sipas fjalëve të saj, kjo do t’u sjellë kënaqësi, të paktën për një ditë. Në paradë mund të marrë pjesë çdo një. Rregulla nuk ka. Respekti do të drejtohet drejt të gjitha kapelave, pavarësisht nëse janë nga ndonjë dyqan për mallra të lira, ose nga baulja e vjetër e gjyshes ose të punuara në dorë. “Krijoni krijimin tuaj, zbukuroni ndonjë kapele. Vendosni lule, fjongo, gurrëza. Me rëndësi është të mos të keni frikë të eksperimentoni” – këshillon Irina dhe plotëson:
“Kjo është festë e pranverës, të fillimit të ri, të shpresës, të rinisë dhe të ndryshimit. Në vendet e tjera kjo është një street mode. Nuk ka rregulla, vjen vet dhe tregon atë, e cila të pëlqen ty. Motoja jonë është – bashkë të presim pranverën. Me Muzeun për historinë e Sofjes punoj më shumë se 20 vjet. Kam bërë dy ekspozita në shtëpinë time “Shtëpia e kapelave”, kur muzeu nuk kishte godinë. Gjatë viteve 60 të shekullit të kaluar kishte një godinë të përgatitur për muze. Por ajo u kthye në dyqan, kurse pas kësaj u rishit. Prandaj përkulem përpara njerëzve, të cilët kanë punuar në Muzeun për Sofjen gjatë viteve. Ata pavarësisht nga mungesa e godinës, mundën të ruajnë koleksionin e pasur të muzeut. Kaq shumë godina u ndërtuan, por asnjë nuk qe paracaktuar për muze. E vërteta është se, vetëdija e njerëzve në këtë qytet vjen, kur ata e shikojnë sesa e vjetër është Sofja. Mjerisht banuesit e kryeqytetit nuk e njohin historinë e qytetit ku jetojnë. Kam parë të huaj, të cilët dinë shumë më tepër për kureshtjet këtu, sesa vetë bullgarët. Është vërtetë se, Sofja u bë qyteti i populluar në mënyrë më të dendur, por dhe kryeqytetasit e rinj duhet të dinë sa është i lashtë kryeqyteti ynë dhe sa shumë monumente kulturore të ruajtura ka. Ky është një shkak për krenari dhe vetëdije, por dhe biznesi vendas do të fitojë, në qoftë se flitet më tepër dhe dihet më shumë. Prandaj dhe Parada e parë e kapelave, të cilin po e organizoj, do ti shpjerë njerëzit drejt muzeut. Unë e dua Sofjen, ndihem mirë si një qytetare e këtij kryeqyteti.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: arkiv personal
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..