Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri dha shpjegime në Kuvend për ndryshimet e personelit të kryera nga qeveria teknike

Kryeministri i qeverisë teknike Ognjan Gerxhikov
Foto: BGNES

Kryeministri i qeverisë teknike Ognjan Gerxhikov ishte thirrur në Parlament për të dhënë shpjegime për ndryshimet e personelit të kryera nga qeveria e tij. Ai shpjegoi, se në Këshillin e Ministrave nuk është kryer asnjë shkarkim, kurse zëvendësimi i 22 guvernatorëve dhe 27 zëvendësve të tyre është një praktikë e zakonshme, e përdorur nga qeveritë e mëparshme teknike. Gerxhikov pret se ndryshimet e personelit, të kryera nga qeveria e tij, do të vlerësohen pozitivisht nga qeveria e re. Kryetari i grupit parlamentar të GERB-it Cvetan Cvetanov komentoi, këto veprime të qeverisë teknike kanë krijuar premise për sabotime të ardhshme të qeverisë së re dhe prandaj emërimet e titullarëve të rinj do të rishqyrtohen



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov bëri thirrje për një kabinet ekspertësh të dominuar nga GERB

Kreu i partisë GERB, e cila është fituesja e zgjedhjeve për parlamentin kombëtar, Bojko Borisov, paralajmëroi se nuk është koha për ultimatume dhe zemërim. “Është koha për shtetin”, tha ai në konferencën e tij të parë për shtyp që pas zgjedhjeve..

botuar më 24-06-13 1.31.MD

Zhbllokuan ndërtimin e autostradës “Struma” përmes Grykës së Kresnës”

Pas analizave dhe inspektimeve 6 mujore, Ministria e Mjedisit dhe Ujërave lejoi përfundimin e autostradës “Struma” përgjatë trasesë së “Opsionit Lindje” përmes Grykës së Kresnës. Më herët instancat gjyqësore refuzuan edhe kërkesën për një..

botuar më 24-06-13 12.19.MD
Ylva Johansson

Pritet që Bullgaria të jetë anëtare e plotë e Shengenit deri në fund të vitit 2024

Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme Ylva Johansson shprehu pritjen që kufijtë e brendshëm tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë të hiqen deri në fund të vitit. Johansson mori pjesë në takimin dy-ditor të Këshillit të BE-së për..

botuar më 24-06-13 10.51.PD