Një frymëzim shumë të madh mund të gjejnë ndërtuesit e Bullgarisë moderne demokratike në përshkrimin jetësor të Hristo Danovit (1828-1911). Ai është i pari, i cili krijon një firmë me qëllim të mund të shtypë e të shpërndajë libra bullgar dhe ve themelet e botimit profesional të librave. Kjo rastis gjatë vitit 1857, kur Bullgaria është nën sundimin osman. Për të shkrimtari Vlladimir Svintilla thotë se, përmes veprimtarisë së tij botuese ai ndryshon mentalitetin e bullgarit. Kurse vet ai gjatë vitit 1905, kur qyteti Plovdiv feston solemnisht 50 vjet nga fillimi i botimit të librave, brohorit: “Më besoni, asnjëherë nuk më ka ardhur në mendje mendimi se, një ditë do të vlerësohen kaq lart punimet e mia modeste”.
Fillimin e veprimtarisë së vet Danov e ve gjatë vitit 1855, kur shtyp në Beograd kalendarin “Staropllaninçe” për vitin 1856 me një informacion për festat kishtare dhe të dhëna të tjera të dobishme. “Danov drejtohet drejt botimit të librave dhe siguron një letërsi të pranishme shkencore letrare nga sferat e ndryshme të njohjes – tregon Vera Kisjova, rregulluese në shtëpinë-muze “Hristo Danov” në qytetin Plovdiv. – Në vitet përpara se të kapet me një veprimtari botuese, ai punon si mësues. Në këtë etapë të zhvillimit të shoqërisë bullgare, akoma në kufijtë e Perandorisë Osmane, shkollat bullgare kanë një nevojë të mbrehtë prej librave. Gjatë asaj kohe ka rreth 30 libra të shtypura në gjuhën bullgare dhe Danov zihet me këtë të mund ta mbushë këtë boshllëk.”
Për almanakun e tij “Letostruj” Danov shkruan artikuj mbi tema aktuale për shoqërinë tonë, si arsimi, vatrat e kulturës, industria. Por cilat kanë qenë pikëpamjet e tij për zhvillimin e shoqërisë?
“Në themelin e zhvillimit të njeriut dhe të shoqërisë Danov e ve arsimin dhe zhvillimin e personalitetit të veçantë. Mundohet të aplikojë arsimin praktik – nxënësit të mësojnë jo përmendësh materialin e dhënë në orët e mësimit, por ta mendojnë mirë, që të mund t’i aplikojnë dijet e fituara. Bën përpjekje të shumta për arsimin e të rinjve bullgarë jashtë shtetit, në shkollat më të mira agrare, që të mund më vonë të aplikojnë dijet e veta në Bullgari.”
Cila është prejardhja e Hristo Danovit?
“Ai është një fëmijë e zakonshme bullgare. Lind në një familje të zanatçinjve nga fshati Klisura. Shumë herët e humb babin e tij. Pas vdekjes së babait dhe të vëllait më të madh, familja është në një situatë mjaft të rëndë. Hristoja është i dërguar në qytetin Plovdiv si çirak në një punishte të zanateve. Por ai paraqet një etje për një arsim më të lartë dhe nëna e tij me mangësi dhe privime të shumta mundet ta ndihmojë të mund të vazhdojë arsimin e tij.”
Mes mësuesve të tij është Najden Gerov, një nga edukatorët e mëdhenj bullgarë, i cili ka fituar një arsim të lartë në Rusi. Pasojnë vite të një mësimdhënieje – në fshatin e tij të lindjes, Strellça dhe Perushtica, ku themelon shkollë. Aplikon arsimin e vajzave dhe shkollën e natës për të moshuarit.
Gjatë vitit 1892, Hristo Danov është mes organizatorëve dhe pjesëmarrësve në Ekspozitën e parë agrare-industriale në qytetin Plovdiv, trashëgimtar i të cilit është Panairi Ndërkombëtar i Plovdivit. Në këtë ngjarje të jashtëzakonshme për kohën e vet ai është i dekoruar me medalje për veprimtarinë e vet botuese dhe për hartën e madhe të botuar prej tij të Bullgarisë dhe të shteteve të tjera të afërta me të.
Në Bullgarinë pas çlirimit, Danov është i zgjedhur për kryetar bashkie të qytetit Plovdiv në periudhën 1897-1899. Gjatë kohës së tij fillon kryerja e planit ndërtues i qytetit të arkitektit Jozef Shniter. Danov inicion pyllëzimin e kodrave, në sajë të së cilës sot kodrat e qytetit të mbuluara me një gjelbërim të shkëlqyer të qytetit, spastrojnë ajrin e tij dhe krijojnë një atmosferë të mirë. Me iniciativë të Danovit për zhvillimin e industrisë janë krijuar një sërë ndërmarrjesh, mes tyre dhe shoqëria “Zahar” (Sheqeri) për të cilën është ndarë një parcelë për ndërtimin e uzinave të përpunimit të sheqerit të cilat ekzistojnë dhe sot, tregon Vera Kisjova dhe tregon edhe një detaj tjetër interesant:
“Është i njohur një rast nga koha kur Danovi ka qenë kryetar bashkie, kur princi Ferdinand shfaq dëshirë t’i ndahet vend në një nga kodrat e qytetit Plovdiv, që të mund të ndërtojë rezidencë. Por, Danovi i kundërvihet dhe në këtë mënyrë e ruan kodrën për banorët e qytetit me parqe të formuara dhe hapësira për pushim.”
Për shkak të konflikteve të veta me pushtetin qendror ai është i privuar nga rroga e tij si kryetar bashkie, por nuk bën asnjëfarë përpjekjesh, që të mbrojë të drejtat e veta dhe punon pa rrogë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografitë janë ofruar nga Muzeu Regjional Historik i Plovdivit
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë..