Një takim i Prokurorit të Përgjithshëm me një përfaqësues të biznesit të gazit në Bullgari me ndërmjetësinë e një afaristi tjetër të dalluar me veprimtari aktive politike, tashmë dy muaj provokon debate të ashpra. Kohët e fundit ato dalin nga sfera e rrethanave konkrete dhe po ndodhen në fushën e ndërlikuar të ndarjes së pushteteve. Kushtetuta reglamenton ndarjen e saktë të funksioneve të pushtetit ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor, të cilat zbatohen nga institucionet përkatëse. Mirëpo duket se aktualisht një ndarje e tillë e qartë mungon – këtë e tregon tensioni brenda tyre, që është duke u rritur.
Gjatë ditëve të pushimit në një takim me gazetarë Prokurori i Përgjithshëm Sotir Cacarov bëri thirrje për pranimin e kritereve të sakta për këtë me çfarë njerëzish mund të takohen vetë ai dhe të gjithë përfaqësuesit e pushtit ekzekutiv dhe ligjvënës. Përveç kësaj Cacarovi tha se jo vetëm prokurori i përgjithshëm, por edhe kryetari i Gjykatës së Lartë Administrative dhe ai i Gjykatës së Lartë të Kasacionit, duhet të jenë objekt i njëfarë mekanizmi të kontrollit. Mirëpo sipas Prokurorit të Përgjithshëm ky mekanizëm mund të implementohet jo nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, siç dëshiron të bëhet kryetari i Gjykatës së Lartë të Kasacionit, por vetëm nëpërmjet amendamenteve në Ligjin për pushtetin gjyqësor dhe në Kodin Penal.
Në fakt fjalët e Prokurorit të Përgjithshëm e vënë në dyshim kompetencën e disa prej veprimeve të shefit të Gjykatës së Kasacionit Llozan Panov (ky është institucioni, i cili mund të vlerësojë kushtetutshmërinë e akteve shtetërore). Pranueshmërinë e veprimeve të Llozan Panovit e vuri në dyshim edhe Presidenti Rumen Radev, i cili para disa ditësh nuk pranoi thirrjen e tij për formimin e një komisioni të posaçëm, i cili duhet të shqyrtojë pranueshmërinë e takimit në fjalë mes Prokurorit të Përgjithshëm dhe dy biznesmenëve.
Edhe kryeministri Bojko Borisov nuk pranoi thirrjet e Kryetarit të Gjykatës së Kasacionit. Ai u takua me të, mirëpo në praninë e zëvendëskryeministres së përgjegjshme për reformën e Gjyqësorit – Ekaterina Zaharieva dhe të ministres së drejtësisë Cecka Caçeva. Pas këtij takimi Borisovi nuk e komentoi atë para gazetarëve, Caçeva tha se nuk mund të bjerë dakord me Panovin, se ndryshimet e deritanishme në sistemin gjyqësor janë “një mimikri e reformave”, kurse nga ana e vet Zaharieva bëri thirrje që ai të fletë më konkretisht.
Disa deklaratat e bëra nga kryetari i Gjykatës së Kasacionit tregojnë se pakënaqësia e tij nuk do të përfundojë deri këtu dhe pavarësisht nga mossukseset e tij të deritanishme, ai do të prezantojë argumentet e tij para partive me përfaqësi parlamentare. Çështjet e lidhura me ndarjen e pushteteve janë tepër të ndërlikuara për shumicën e bullgarëve dhe ndoshta shumë prej tyre nuk e kuptojnë në thellësi debatin skandaloz. Mirëpo fakti se ky debat zhvillohet në nivel aq të lartë në vazhdim të aq shumë kohe, pa rezultate të dukshme, shton kureshtjen e njerëzve. Ndoshta ata janë të pakënaqur nga fakti se për më shumë se çerek shekull pas ndryshimeve demokratike në shtet, ndarja e pushteteve vazhdon të jetë problematike.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..