Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një shtëpi në qytetin e Koprivshtivës u bë muze i veprimtarisë arsimore rilindëse

БНР Новини
Foto: koprivshtitsa-bg.com

Lexoni dhe dini, që të mos ju përbuzin dhe të mos u qortojnë fiset dhe popujt tjetër. E grumbullova dhe e bashkova historinë e fisit bullgar në këtë libër në dobinë tuaj. E shkrova për ju, të cilët e doni fisin tuaj dhe atdheun bullgar. E kopjoni këtë histori... dhe e ruheni që të mos zhduket!

Këtë ka shkruar përpara më shumë se 200 vjetëve në “Historinë e vet sllavobullgare” Shën Paisij Hilendarski – një nga figurat më të respektuara në historinë tonë, e cila ka kontribuuar për zgjimin e vetëdijes kombëtare të bullgarëve gjatë periudhës së Rilindjes. Veprimtaria e Paisijit edhe sot është shkak për krenari dhe përkulje mes bullgarëve atdhedashës. E dëshmon fluksi i turistëve, të cilët gjatë gjithë vitit vizitojnë muzeun më të ri në Koprivshtica, që e prezanton qytetin si një qendër arsimore rilindëse. Ai gjendet në Shtëpinë e Dorosievit, të renditur në stilin tipik për këtë qytet. Për veprimtarinë e tij tregon Svetllana Muhova – përgjegjëse pranë Drejtorisë së muzeve në qytet.

Ne tregojmë historinë e arsimit rilindës të Koprivshticës, duke filluar akoma me kohën e shkollave kishtare (zakonisht nëpër manastiret). Ajo është një formë e arsimit, e cila ruhet në Bullgari dhe pas rënies së vendit tonë nën sundimin turk. Në Bullgarinë Mesjetare kemi pasur shkolla të mëdha filozofike, por pas sundimit osman këta shkrimtarë të shkolluar janë larguar nga vendi. Veprimtaria e tyre venitet, por ruhen shkollat kishtare, të cilat gjatë shekujve të rëndë ruajnë kulturën dhe shkrimin bullgar. Prandaj është një gabim të flitet me përbuzje për arsimin kishtar. Shkollat kishtare kanë ruajtur shkrimin dhe këndimin mes popullsisë, kurse në Koprivshtica ato janë krijuar akoma gjatë shekujve XVI-XVIII. Këtu kanë ekzistuar manastire grash në Manastirin e Rilës dhe të Hilendarit. Pikërisht kjo ka ruajtur shkrimin dhe besimin bullgar, kurse më vonë personalitete si Pajisij zgjojnë vetëdijen kombëtare të bullgarëve. Vet revolucionarët bullgarë, nuk kishte sesi të ekzistojnë pa iluministët tanë shpirtërorë, të cilët shekuj të tërë me radhë kanë ruajtur traditat dhe kulturën bullgare mes popullsisë së robëruar.

Në Muzeun e arsimit të Koprivshticës janë treguar dy rindërtime të shkollave kishtare dhe të shkollës së përbashkët. Aty shkolla kishtare është e paraqitur në variantin e tij pak më laik. Në fund të shekullit të XVIII-XIX, këto shkollë dalin jashtë manastireve dhe shumë zanatçi vendas dhe njerëz më të arsimuar fillojnë të merren me mësimdhënie. Ka pasur këpucëtarë, bojaxhinj, të cilët njëkohësisht me zanatin i kanë shkolluar dhe nxënësit.

Tek ne kemi treguar këtë tip të shkollave kishtare. Atu tezgjahu i abaxhiut dhe tavolina pranë tij në të cilën kanë qenë të renditura librat kishtar – thotë Svetllana Muhova. – Etapa më e lartë në zhvillimin e arsimit gjatë periudhës së Rilindjes në qytetin Koprivshtica është shkolla-klasë e hapur nga Najden Gerovi gjatë vitit 1846. Këtu pasi qe kthyer shtëpia e Najden Gerovit, në të cilën vepronte një muze, i cili i qe kushtuar këtij letrari dhe mësuesi të madh bullgar, për një periudhë të gjatë jeta e tij dhe veprimtaria nuk paraqitet në ekspozita. Prandaj në Muzeun e arsimit ka një sallë të posaçme për Najden Gerovin. Ai është mes pedagogëve më të mëdhenj të Rilindjes dhe ka vënë fillimin e poezisë bullgare me poemën e vet “Stojani i Radës”, kurse më vonë krijon dhe Fjalorin e parë në gjuhën bullgare – një punë kolosale për kohën, në të cilën jeton dhe krijon. Disa pjesë nga Fjalori i boton duke qenë i gjallë, kurse pas kësaj nipi i tij Teodor Pançev boton pjesën tjetër, të grumbulluar nga Najden Gerovi gjatë gjithë jetës së tij. Pikërisht këta njerëz kanë qenë mësuesit e ideologëve të revolucionit – Kableshkov, Bankovski, Karavellov. Përmendëm revolucionarët, por qyteti Koprivshtica nuk jep vetëm këta, nga ky qytet dalin dhe njerëz, të cilët pas kësaj janë në krye të Bullgarisë të porsaçliruar si Petko Karavellov, Rashko Maxharov, Joakim dhe Georgi Gruevi. Kanë qenë të edukuar në një përkushtim ndaj prindërve dhe familjes, ndaj atdheut dhe kjo ndjenjë për një përkushtim ka qenë në vetëdijen e çdo një bullgari nga ajo kohë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festojmë Ditën Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Astronautikës

Më 12 prill, festojmë Ditën Ndërkombëtare të 55-të të Aviacionit dhe Astronautikës. Në këtë datë të vitit 1961, në orën 6 e 7 minuta Greenwich (9 orë e 7 minuta me orën e Moskës), me anijen "Vostok 1" Juri Gagarin filloi turneun e tij të paharrueshëm..

botuar më 24-04-12 6.50.PD

Myslimanët e mirëpresin Ramazan Bajramin

Gati 11 për qind e popullsisë në Bullgari, ose rreth 639 000 njerëz, e identifikojnë veten si myslimanë sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2021. Vetëm popullsia turke numëron 508 378 veta. Pjesa më e madhe e popullsisë myslimane jeton në..

botuar më 24-04-10 7.40.PD

"Të humbur nën ujë” tregon histori për fshatrat bullgare të zhytura në ujë

Historitë e harruara të fshatrave bullgarë të zhytur nën ujë për shkak të ndërtimit intensiv të digave në periudhën 1950-1986 do të shfaqen në ekspozitën "Të humbur nën ujë", e cila hapet sot në hapësirën kulturore të kryeqytetit Bobbina...

botuar më 24-04-09 7.10.PD