Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

„Sa më guximtarë që të jemi aq më lehtë njerëzit do të vënë re punën tonë” – Zhivko Vasilev për albumin e parë të bandës “Outhentic”

Foto: outhentic.eu

Trioja Outhentic është krijuar para pesë vjetësh. Zhivko Vasilev i bie kavallit dhe ka mbaruar Shkollën Kombëtare të Arteve “Dobri Hristov” në qytetin Varna. Motra e tij vjen nga e njëjta shkollë, mirëpo specialiteti i saj ka qenë këndimi popullor. Viktor Xhorgov, kitaristi i bandës, ka mbaruar shkollën për arte folklorike në Shiroka Llëka, si gajdexhi. Arsimin e tyre ata e vazhduan në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment i Ohrit”. Akoma në kohën e studimeve të tyre universitare ata krijuan formacionin e tyre të muzikës etno dhe xhaz. Viti i themelimit është 2012. Për të gjithët, të cilët mendojnë se emri i grupit është shkruar gabimisht, do të sqarojmë se Outhentic është lojë fjalësh: out of (jashtë) dhe authentic (autentik, i vërtetë). Me fjalë të tjera – jashtë autentikes, mirëpo edhe afër saj. Për grupin, siç edhe për albumin, të cilin muzikantët e prezantuan para disa ditësh, na tregoi Zhivko Vasilev:

Ky është albumi ynë i parë. Quhet YesToday. Titulli është një kombinim midis fjalëve angleze yesterday (dje) dhe today (sot). Ideja është se me artin tonë ne i them “po” (yes) urrës ndërmjet traditave muzikore në të kaluarën dhe sot. Ne i duam shumë stilet e ndryshme të muzikës. Unë personalisht jam adhurues i xhazit. Punoj me muzikantë, të cilët e krijojnë këtë muzikë, vazhdimisht. Tani kam një pikëpamje shumë të ndryshuar ndaj muzikës. Simbioza mes xhazit dhe folklorit në një çast u bë e paevitueshme. Pothuaj si shaka erdhi kënga jonë e parë. E ngarkuam në facebook dhe ajo u bë shumë e njohur brenda ca ditësh.

Akoma kur erdha në Sofje për herë të parë mora pjesë në një seminar të organizuar nga Mihaill Josifof dhe Vili Stojanov – vazhdoi Zhivko. Atjeu njoha me shumë muzikantë dhe më vonë fillova të punoja me një nga pjesëmarrësit në këtë seminar dhe me muzikantë të tjerë të muzikës xhaz. Vitet e fundit bëra muzikë me Juan Garcia-Herrerosnjë basist i mrekullueshëm, i nominuar për Grami. Bile marr pjesë në një album të tij dhe ai luan në albumin tonë. Pjesët në YesToday janë këngë folklorike me aranzhim tonë  - e gjithë kjo është një eksperiment. Mendoj se sa më guximtarë që të jemi aq më lehtë njerëzit do të vënë re punën tonë.


„Kavalli tingëllon“, „Dielli ndriçoi“, „Kalina shkon për ujë“, „Dielli im i voçkël“… janë disa nga titujt e këngëve të famshme popullore, me të cilat eksperimentojnë interpretuesit e rinj. Në album ka dy këngë autori, të kompozuara në të njëjtin stil – një përzierje mes folklorit, xhazit, muzikës pop dhe funk. Bashkë me trion në album marrin pjesë shumë muzikantë të tjerë. Zhivko Vasilev i prezantoi:

Ne vazhdimisht takohemi me njerëz të rinj tek ne dhe jashtë shtetit – kjo është për shkak të profesionit tonë. Dhe është e kuptueshme që të luajmë bashkë me ta. Përveç Juan Garcia-Herreros muzikant –mysafir në albumin tonë është perkusionisti bullgar Stojan Jankullov. Gabriela Patovska mori pjesë në një nga këngët me stil rap. Dominik Leto i bie kitarës së Hawaiit, Mathias Vorauer kontrabasit. Svilen Angellov, i cili jeton në Austri u bie pianove të ndryshme elektronike.


Ndër emrat e mysafirëve ka akoma shtatë muzikantë të tjerë dhe në album mund të dëgjojmë tingujt e violinës dhe violonçelit. Një nga prezantimet e fundit të trios qe ai në festivalin e madh “Glastonbury Festival” në Britaninë e Madhe, ku ata paten sukses të madh.

Festivali është i stërmadh, e vizitojnë më se 200 000 veta – tregoi Zhivko. Zhvillohet në kuadrin e pesë ditëve. Është një ngjarje në të vërtetë unike. Ka 79 skena dhe në secilën skenë prezantohen nga 12 grupe apo muzikantë për ditë. Kjo bëhet në një sipërfaqe me diametër prej 30 kilometrash. Për Britaninë e Madhe kjo është ngjarja e vitit dhe për ne ishte kënaqësi se ishim pjesë prej saj. Morëm vlerësimet e publikut dhe kolegëve dhe u takuam me njerëz interesantë.

Disa ditë pas kthimit të tyre nga  Glastonbury Outhentic mori pjesë në festivalin Wake Ъп, i cili u zhvillua në Malin e Rodopeve në rajonin e qytetit Kuklen. Në kalendarin veror të bandës ka disa pjesëmarrje të tjera, në të cilat do të tingëllojë muzika e albumit të ri. 

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Mrekullia e Krishtlindjes" - një këngë tjetër kushtuar Krishtlindjeve

Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev, i njohur me pseudonimin STOYCHOS. Përderisa Stefani ka dy këngë origjinale, për STOYCHOS dueti i..

botuar më 24-12-23 8.10.PD

“Të pëlqej”... një dhuratë feste nga Bellosllava

Duke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re, këtë herë me reperin Bobo. Teksti është i saj, ndërsa muzika dhe aranzhimi janë të pianistit Zhivko..

botuar më 24-12-20 9.00.PD
Desi Dobreva

"Të dy"

Pasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të ri dhe më modern të këngës “Të dy” - një remix i krijuar nga Fabrizio Parisi. Në të, DJ i famshëm..

botuar më 24-12-18 9.10.PD