Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Elisaveta Angjellova tregon përralla në piktura

БНР Новини

"Qëndroj në heshtje afër dritares dhe më kujtohet libri i harruar me piktura nga fëmijëria. Dhe sikurse zana me një shkop magjik më flet fjalë në veshin tim me zë të ulët dhe qetë. Fluturoj në një botë të harruar prej kohe, të përmbushur me histori të shkëlqyera për princa dhe princesha, krijesa të çuditshme me sy të mëdhenj... dhe që të gjithë ata shikojnë drejt meje. Presin që unë t’i zgjoj për një jetë të re."

Elisaveta Angjellova ringjall mbi kanavacë botën përrallore nga fëmijëria me magjepsjen naive, në mrekullinë e syve të zgjeruar dhe shpirtin e ngazëllyer. I rikrijuar mbase duke përdorur perceptimet e shqisave më të pastra fëmijërore, në të mund të shihenzanat, shpirtrat e ujit, princeshat, engjëjt, banorët e pyllit, por dhe heronjtë modern si klouni i “Mc Donalds”-it dhe Spiderman-i.

Shakullina e fantazisë sime të çon në një botë krejtësisht të ndryshme, plot me ndryshime dhe dashuri, thotë për pikturat e veta Elisaveta Angjellova. Në mënyrë fare të natyrshme ajo e ka zgjedhur titullin e  ekspozitës së saj të katërt “Të rrëmbyer nga era”. Në të ka 20 piktura, të cilat janë eksponuar në galerinë e qytetit Plovdiv “Vëzrazhdane”. Sipas kritikës ato gërshetojnë elementet përrallore dhe mrekullitë fantastike me pastërtinë qiellore të fytyrave njerëzore.

Снимка

Elisaveta Angjellova përfundon gjimnazin në degën e artit figurativ në qytetin e saj të lindjes Burgas. Pas kësaj studion pikturë kishtare në Akademinë e arteve në qytetin Plovdiv dhe pedagogji të pikturimit në Universitetin e qytetit Shumen. Piktorja 31 vjeçe merr pjesë në ekspozita të shumta dhe tanimë ka dy dekorata.

Temat fantastike të piktores së re gërshetohen me ditët e saj të zakonshme – ajo është nënë e dy fëmijëve të vegjël, dhe e përmbush imagjinatën e tyre me heronj përrallorë nga librat e fëmijëve, të cilët i transferon dhe mbi pikturat e veta. Por pikturat e saj nuk mbeten të kyçura vetëm në botën e fëmijëve, por drejtojnë mesazhe universale për dashuri, paqe dhe shpresë. Elisaveta Angjellova thotë se, përdor pjekurinë e përrallave në jetë, me qenë se mësimet e nxjerra prej tyre mund të na bëjnë më të mirë. Dhe shton se, është mirë dhe të moshuarit të lexojmë përralla – ato na kujtojnë se e keqja, të cilën e bëjmë herët apo vonë dënohet.

Njeriu i moshuar duhet të paktën një çikë të kthehet drejt zemrës së pastër  fëmijërore dhe të ndiejë mirësinë në vetvete, sepse, jam e bindur se çdo një prej nesh e mban atë – mendon piktorja. Nuk ka njerëz të këqij – ne mbajmë në vetvete dashuri, shpresë, paqe dhe në qoftë se drejtohemi drejt njeriut me të mirë, po atë do ta marrim.

Mes temave përrallore të Elisaveta Angjellovës spikat dhe një pikturë më e veçantë – “Një portret familjar”, me të cilin piktorja sikurse e hedh vështrimin në një çast shqetësues të së ardhmes. Në të nëna mban një automatik, njëri nga fëmijët ka vënë mbi fytyre një maskë kundër gazit, kurse një tjetër është i shtrirë në prehrin e babait.

Kjo e ardhme nuk është dhe shumë e largët, bile është bërë pjesë e realitetit tonë – thotë Elisaveta Angjellova. Në shumë vende të botës gjërat duken si në këtë pikturë – gratë mbajnë armë, luftojnë në fronte të ndryshme, përfshi dhe marrin pjesë në luftëra, derisa burrat risin fëmijët dhe kujdesen për ta si nëna. Sikurse rolet e burrit dhe të gruas ndërrohen në botën e sotme dhe pikërisht këtë e kam pasqyruar në pikturë. Kjo është bota, e së ardhmes duke pasur parasysh të gjitha gjërat e pasigurta.”

Por në larminë e madhe të pikturave, portreti familjar është vetëm një grimcë  nga bota e bukur, e qetë dhe e sigurt e Elisaveta Angjellovës.

Këtë shpresë e ka dhe në çdo qenie njerëzore – është e bindur ajo. Ne lindim me të dhe Lavdi Zotit, mendoj se e ruajmë deri në fund të ditëve tona. Shpresa është tek e mira, tek paqja dhe tek Zoti. Mbase që të gjithë duhet t’i kushtojmë vëmendje më të madhe botës sonë të brendshme, ta ndiejmë dashurinë në vetvete , në mënyrë që të mund të zgjedhim fundin më të mirë të ngjarjeve, të cilat rastisin.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Abetarja e Peshkut” 200-vjeçare kujton për veten me një botim të ri

Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..

botuar më 24-11-03 7.35.PD
Milena Selimi dhe Georgi Gospodinov

Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov

Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..

botuar më 24-10-28 2.10.MD
Maria Bakallova ia jep Çmimin e Madh në festival regjisorit Kirill Serebrennikov

Filmi-drama "Limonov" fitoi çmimin e madh në "Cinelibri" në Sofje

Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..

rinovuar më 24-10-27 6.29.MD