Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministria e Punëve të Jashtme është e gatshme për të gjithë skenarët e Brexitit

Ministrja Zaharieva në Parlament
Foto: BGNES

Që të përshpejtohen shërbimet lidhur me Brexitin është rritur numri i nëpunësve në Konsullatën Bullgare në Britaninë e Madhe. Në faqen e Konsullatës ka një vend të posaçëm, ku mund të gjeni informacion për këtë kazus. Zhvillohen gjithashtu takime sqaruese në diasporë, bëri të ditur Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva. Ajo nënvizoi se që vitin e kaluar kabineti i Theresa May ka premtuar se pavarësisht nëse do të ketë marrëveshje apo jo të gjithë shtetasit evropianë që ndodhen në Britaninë e Madhe do të ruajnë të drejtat e tyre, duke marrë një status të posaçëm (settled status). Në kuadrin e 18 muajve bullgarët që jetojnë në ishull duhet të pajisen me pasaporta biometrike. Zonja Zaharieva u bëri thirrje shtetasve bullgarë që të mos presin deri në momentin e fundit. Sipas parimit të paritetit britanikët te ne gjithashtu nuk do të kenë problem lidhur me statusin e tyre.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kryetarja e KQZ-së Kamelija Nejkova

Tashmë janë të qarta numrat e partive për zgjedhjet

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) u përcaktuan me short numrat në fletën e votimit mes partive dhe koalicioneve të regjistruara për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Në mesin e formacioneve të përfaqësuara..

botuar më 24-09-25 5.25.MD

Ftojmë japonezët të xhirojnë një film për Bullgarinë si destinacion turistik

Ministri i Turizmit Evtim Milloshev u takua me mediat kryesore japoneze Fuji TV dhe Kanagawa TV. Ai ka ftuar ekipe të dy stacioneve televizive të vizitojnë Bullgarinë për të xhiruar filma për vendin tonë, përmes të cilëve ata mund t'i tregojnë..

botuar më 24-09-25 4.52.MD

Në Panairin e 78-të Ndërkombëtar Teknik në Plovdiv marrin pjesë 25 shtete

Në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv, u hap Panairi i 78-të Ndërkombëtar Teknik. Gati 231 kompani - prodhues të drejtpërdrejtë dhe përfaqësues të shitjeve nga 25 vende - po marrin pjesë në forum, i cili do të zgjasë deri më 28..

botuar më 24-09-25 3.43.MD