Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Yjet e Kupës Botërore të Skive Alpine u sollën shumë gëzim adhuruesve të sportit të bardh në Bullgari

Kampionati Botëror i Skive Alpine, që u zhvillua nga 22 deri në 24 shkurt në Bansko, përsëri u ofroi adhuruesve të ski sportit në Bullgari përjetime të fuqishme pas mungesës 4 vjeçare të më të mirëve të botës në pistat e Pirinit. Gjatë vitit 2015 u zhvilluan dy starte të Kupës Botërore për femrat, ndërsa tani në Bullgari mbërritën meshkujt, ndër të cilët skiatorët e Top 10. Deri në fund të programit të Kupës mbeten disa rrethe, ndërsa tri ditët në Bansko ishin me rëndësi të madhe për skiatorët, gjë që i bëri garat shumë të tensionuara dhe ato u ofruan shikuesve shumë momente interesante dhe befasime.

Programi filloi me kombinim alpin ditën e premte. Shikimet u përqendruan te favoriti në klasifikimin për Kupën e Madhe Botërore Marcel Hirscher (Austri), i cili tashmë fitoi kupën e vogël botërore në sllallom. Mirëpo, ditën e premte ai mbeti në vend të dytë pas Alexis Pinturault nga Franca, i cili përveç garës fitoi edhe kupën e vogël botërore në kombinim. Në vend të tretë mbeti Stefan Hadalin nga Sllovenia, i cili humbi vetëm me një të njëqindta nga Hirscher. Marcel Hirscher i kërkoi falje me shaka duke shënuar se e di se çfarë është të humbasësh vetëm me një të njëqindta. Në kombinimin alpin kishte edhe pjesëmarrje bullgare. Joan Todorov me nr. 63 përfundoi në vendin e fundit të 32.

Sllallomi super gjigant, i cili duhej të zhvillohej ditën e shtunë, pritej me interes të madh. Mirëpo, reshjet e dendura të dëborës gjatë natës u bënë shkas që starti të shtyhet.

Ditën e diel moti në Pirin ishte më i mirë dhe lejoi zhvillimin e sllallomit të parashikuar gjigant. Gjatë kësaj stine është vështirë të fitohet Hirscher, por megjithatë ai humbi në një garë dramatike nga Henrik Kristoffersen nga Norvegjia me 4 të njëqindta të sekondës. Megjithëse Hirscher ishte më i shpejti në rrëshqitjen e parë, norvegjezi u rrëshqit më pastër në atë të dytë dhe e fitoi garën. Në vend të tretë mbeti francezi Thomas Fanara.

Bullgari Albert Popov startoi me nr. 57 dhe mbaroi në vendin e 32. Atij nuk i mjaftuan 26 të njëqindta të sekondës që të marrë pjesë në rrëshqitjen e dytë.

“Kisha nevojë për më shumë fat, që të bëhem një nga tridhjetët e parë dhe të marr pjesë në rrëshqitjen e dytë, por për mua kjo ishte një përvojë e rëndësishme” – tha Popov para mediave.

Joan Todorov startoi me nr. 63 dhe përfundoi në vendin e 51.

Bansko me siguri do të mbetet në kujtimet e shumë alpinëve të rinj, të cilët mbërritën, që të grumbullojnë përvojë në startet e Kupës Botërore dhe u paraqitën mirë. Të gjithë skiatorët gëzonin përkrahjen e madhe të publikut bullgar, që i motivoi edhe më shumë garuesit.

Garat botërore tërheqin interesin ndaj sportit edhe të fëmijëve dhe kjo është me rëndësi në një vend, ku popullsia merret më pak me sport, në krahasim me qytetarët e tjerë të BE-së.

Garat e Kupës Botërore të Skive do të rikthehen në Bullgari gjatë vitit 2020, kur në Bansko përsëri do të zhvillohen dy starte për femrat.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES dhe BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Stilijana Nikollova, foto: Federata Bullgare e Gjimnastikës Ritmike - Anna Nedkova

Stilijana Nikollova fitoi dy medalje ari dhe një argjendi në finalen e Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje

Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e..

rinovuar më 24-04-15 10.11.PD

Vozitës i kanotazhit kajak nisin në fund të prillit në udhëtimin ujor "Jantra-Danub"

Nga 30 prilli deri më 3 maj 2024 do të zhvillohet edicioni i 56-të i rrugëtimit tradicional të kanotazhit kajak "Jantra - Danub", njofton Bashkimi Turistik Bullgar. Varkat kajak me dhjetëra vozitës do të nisen përgjatë rrjedhës së lumit Jantra për të..

botuar më 24-04-14 7.45.PD
Stojka Krësteva

EUBC prezantoi një film për kampionen tonë olimpike të boksit Stojka Krësteva

Federata Evropiane e Boksit (EUBC) prezantoi një film kushtuar kampiones sonë olimpike për femra nga Tokio, Stojka Krësteva . Filmi 48 minutash është episodi i gjashtë i vargut “Protagonistët”. Në të, Krësteva tregon për rrugën me gjemba drejt..

botuar më 24-04-12 8.05.MD