Më 3 prill 1879, Asambleja themeluese në qytetin Tërnovo njëzëri zgjodhi Sofjen për kryeqytet të Atdheut të sapoçliruar. Ndërtuesit e Bullgarisë moderne e përqafojnë me entuziazëm idenë e rilindësit Marin Drinov, duke filluar shndërrimin e qytetit të prapambetur në një qytet modern evropian me godina dinjitoze, rrugë të gjera dhe pajisje, të cilat kontribuojnë për jetën më të qetë dhe komforte të sofjanasve.
Me ekspozitën “Të krijosh një kryeqytet” e cila hapet sot më 3 prill në Kopshtin e Qytetit përpara Teatrit Popullor “Ivan Vazov”, Agjencia Shtetërore “Arkiva” shënon 140 vjetorin e shpalljes së Sofjes për kryeqytet të Bullgarisë. Pllakate me dokumente, fotografi, si dhe tekste ndaj tyre në një gjuhë autentike për kohën e vet, zbulojnë rrugën të cilën e ka kaluar Sofja nga Çlirimi i vet deri në fundin e viteve 90 të shekullit të kaluar.
“Të zbulohet historia e pasur e Sofjes me një ekspozitë prej rreth 20 tablove, është me të vërtetë e vështirë, sepse ka gjëra të shumta të cilat do të donim të tregonim përpara banuesve dhe miqve të kryeqytetit – thotë zëvendës kryetari i Agjencisë Shtetërore “Arkiva”. Prandaj dhe u ndalëm mbi disa theksa bazë, të cilat tregojnë për zhvillimin e qytetit – çlirimi nga robëria turke, veprimtaritë e para të këshillit të qytetit, plani i parë urban i qytetit, hapat e shpejt të njerëzve të cilët kanë jetuar dhe e kanë drejtuar këtë qytet.”
Bukuria e kryeqytetit të ri zbulohet përmes godinave të cilat mund të shikohen dhe sot – Pallati Mbretëror dhe Universiteti, Kopshti i Borisit, tempujt kryesorë të feve të cilat bashkëjetojnë qetë – ata të krishter “Shën Sofia”, “Shën Aleksandër Nevski“, katedralja katolike “Shën Josif”, sinagoga, xhamia. Për jetën kulturore dëshmojnë afishja e punuar prej mëndafshi me rastin e koncertit të primadonës së “La Skalës” Filipina fon Edelsberg gjatë vitit 1882 në “Sllavjanska Beseda” dhe një pllakat nga viti 1968 për shfaqjen “Shtrëklica” të Panço Pançevit.
“Banuesit e Sofjes kanë nevojë për një rifreskim të kësaj historie 140 vjeçare, sepse disponojmë fakte të mjaftueshme të cilat mund të na japin sedër për krijimin e shpejt të një qyteti evropian – mendon historiani. Kurse, sa i përket asaj se çfarë i mungon sot qytetit, duhet të shënojmë se ka theksa të cilat nuk janë zhvilluar deri në fund, pavarësisht se ka pasur kaq shumë kohë – sa i përket urbanizimit dhe higjienizimit për shembull, si dhe sa u përket fushave të tjera. Në qoftë se i kishim vërejtur në zhvillimin e qytetit, nuk do të bënim disa gabime në të tanishmen.”
Por mos vallë rastësisht arkivat e shtetit nuk e prezantojnë fytyrën e sotme të qytetit dhe si duket ajo në sfondin e historisë së lashtë dhe të arritjeve kureshtare sa i përket urbanizimit dhe frymës?
“Ne kalojmë përmes koniunkturave të ndryshme politike dhe nganjëherë zhvillimi i një qyteti nuk është dhe aq i lehtë – përgjigjet Rumen Borisov. Ne mund të paraqesim pamjen moderne të Sofjes, por nga pikëpamja e detyrës sonë si një arkiv i shtetit të ruajmë pjesën dokumentare të historisë, mendojmë se do të ishte më mirë të rikujtonim disa gjëra nga historia e kryeqytetit. Për shembull të fillojmë nga entuziazmi me të cilin është ndërtuar Sofja dhe nga besimi se ajo duhet të mbajë fytyrën e vërtetë të kryeqytetit.”
Përvjetori nga shpallja e Sofjes për kryeqytet do të shënohet me një sërë ngjarjesh, mes të cilave është shenjtërimi i 250 flamujve shkollorë në sheshin “Shën Aleksandër Nevski” dhe një vizitë e shkurtër historike “Prapa fasadave të shtëpive të Sofjes”, qe do të fillojë nga bazilika “Shën Sofia” dhe do të përfundojë tek shtëpia e fabrikantit Kiro Stefanov në rrugën “Paris” Nr. 1.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Agjencia Shtetërore “Arkiva”
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..
Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..