Sivjet ansambli folklorik “Pirin” nga qyteti Bllagoevgrad feston 65 vjet nga krijimi i vet. Tepër e madhe është lista me dekorata, të fituara tek ne dhe nëpër botë. Mes tyre është “Grami” për pjesëmarrje në albumin e dytë nga vargu “Misteri i zërave bullgarë” të producentit zviceran Marsel Selie, “Lira e Kristaltë” e Bashkimit të Veprimtarëve Muzikorë dhe Koreografikë, “Nestinarka”- për kontribut në artin folklorik bullgar, “Karagjozi i artë”-Turqi dhe shumë të tjera. Ndaj koleksionit të vet të pasur prej dekoratave të mëdha, ansambli “Pirin” shtoi edhe një - çmimin e parë nga festivali Ndërkombëtar folklorik në Pallma de Majorka Mallorca World Folk Festival, i cili u zhvillua në fillim të muajit prill. Danisllav Kehajov - drejtor dhe udhëheqës kryesor artistik i ansamblit “Pirin”, tregon për emocionet e veta lidhur me festivalin, si dhe për idenë për një koncert të ardhshëm në lidhje me përvjetorin e ansamblit.
"Me të vërtetë interpretuesit tanë u paraqitën shkëlqyeshëm në festivalin spanjoll, i cili ka karakter konkursi. Konkurrenca qe e jashtëzakonshme. Për herë të radhës treguam se folklori bullgar është interesant, por dhe interpretuesit tanë dhanë çdo gjë nga vetja në skenë, për të cilën unë i falënderoj shumë. Ata treguan se “Pirin” është një nga ansamblet më atraktive folklorike tek ne , një nga kartëvizitat e Bullgarisë, emblema e qytetit Bllagoevgrad. Pjesa e konkursit qe prej disa etapave dhe patëm mundësinë të tregojmë pasurinë e valleve dhe të muzikës karakteristike për krahinat e ndryshme folklorike. Jashtë programit po kështu kënduam-bashkë me kolegë dhe shokë, në takime me drejtorinë e festivalit. Qe një situatë shumë e këndshme. Ne fituam jo vetëm dekoratën e jurisë ndërkombëtare, por dhe zemrat e njerëzve. Publiku na duartrokiste, na ngriheshin në këmbë pas çdo një interpretimi nga ana jonë, kurse në koncertin final ishte një kënaqësi e papërshkrueshme. Pas kësaj dolëm jashtë sallës dhe luajtëm një valle popullore bullgare, në të cilën u kapën pjesëmarrës nga vendet e tjera, bullgarë nga diaspora bullgare në Pallma... Tani po përgatisim një spektakël, të cilin do tija përkushtojmë ditëlindjes sonë të 65. Do të tregojmë disa nga shfaqjet më emblematike muzikore dhe të vallëzimit, këngë korale, të ansamblit dhe këngë solo, si dhe një repertor të ri. Sipas meje më e rëndësishmja është se ansambli e ka stilin e vet, i cili na bën tepër të veçantë. Duke dalë në skenë, ne demonstrojmë një profesionalizëm të lartë dhe në të njëjtën kohë arti ynë është afër me tokën, me rrënjët, me burimin."
Danisllav Kehajov rikujtoi po kështu se nuk ka skaj në planetin tonë ku të mos të ketë shkelur ansambli “Pirin”- mbi 60 vende nëpër të gjitha kontinentet. Me muzikë dhe valle dhe ritme, banuesit e krahinës së Pirinit kanë zbuluar pasurinë e folklorit tonë në salla prestigjioze si “Karnegi holl” – Nju Jork, “Kenedi centër”-Uashington, “Orkestra holl” - Çikago, “Mbretëresha Elizabet” - Toronto, “Çajkovski” - Moskë, “Presidente Allvear” - Buenos Aires e të tjera. Për krijimin e repertorit të vet ansambli ka bashkëpunuar me krijuesit më të mëdhenj në artin tonë folklorik - kompozitorët Kirill Stefanov, Aleksandër Kokareshkov, Stojan Stojanov, Nikollaj Kaufman, Millço Vasilev, Petjo Krëstev, Dimitër Hristov e të tjerë. Nuk janë të pakët dhe emrat e koreografëve të njohur të cilët kanë lënë gjurmë në repertorin e ansamblit “Pirin”. Mes tyre janë Kirill Xhenev, Kirill Harallampiev, Kirill Apostollov, Nikollaj Cvetkov, Todor Bekirski, Gjeorgji Hinov, Gjeorgji Karov...
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..
Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..
Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..