Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zgjedhjet Evropiane 2019: Përgatitja është në ecuri

Foto: BGNES

Në lidhje me zgjedhjet e ardhshme në Bullgari për Parlament Evropian më 26 maj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dje (të enjten) shpalli planet e tij për organizimin e vendvotimeve jashtë shtetit, kurse sot (të premten) Presidenti Rumen Radev diskutoi me përfaqësuesit e Komisionit çështje të tjera të rëndësishme të lidhura me zhvillimin e zgjedhjeve.

Ndër aspektet e rëndësishme të përgatitjes është garantimi i kushteve të sigurisë së votimit. Para dy ditësh Ministria e Punëve të Brendshme shpalli një linje telefonike të hapur 24 orë në ditë (telefon 02/982 22 32 dhe e-mail izbor@mvr.bg) për denoncimin e shkeljeve, kurse dje diskutoi me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe me Agjencinë Shtetërore për Siguri Kombëtare edhe probleme të tjera të sigurisë, duke përfshirë këtu dhe çështje të lidhura me sigurinë kibernetike. Në këtë etapë nuk ka arsye për shqetësime, po të kemi parasysh se që nga fillimi i fushatës zgjedhore në fundin e prillit deri tani në KQZ janë dhënë vetëm 15 sinjale për shkelje, të lidhura kryesisht me deklarata të papranueshme zgjedhore.

Përshtypje të madhe bëri dhe numri i madh i qendrave të votimit, të cilat do të hapen jashtë shtetit – 191 në 64 vende. Për zgjedhjet e mëparshme për Parlament Evropian numri i tyre ishte 179 në 35 (pothuaj dy herë më shumë do të jenë shtetet këtë herë). Do të mund të votojnë jashtë vendit jo vetëm bullgarët, të cilët vazhdimisht jetojnë në shtetet përkatëse, por edhe ata, të cilët për ndonjë arsye ndodhen jashtë Bullgarisë në ditën e zgjedhjeve. Ata, të cilët preferojnë të votojnë jashtë shtetit, por nuk e kanë deklaruar këtë paraprakisht, mund ta bëjnë këtë duke plotësuar një formular në qendrën e votimit fill para se të hyjnë në kabinën e votimit. Kështu ata do të pohojnë se nuk kanë votuar në ndonjë vend tjetër.

Deri tani janë regjistruar 7 organizata joqeveritare, të cilat dëshirojnë të monitorojnë zhvillimin e zgjedhjeve me numër të përbashkët të vëzhguesve 63. Kanë kërkuar regjistrim dhe vëzhgues ndërkombëtarë nga Forumi Evropian i të Rinjve dhe nga Asambleja Parlamentare për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti bëri thirrje për veprime kundër blerjes së votave

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..

botuar më 24-10-09 5.36.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..

botuar më 24-10-05 7.25.PD

Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për Bullgarinë nga përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme

Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..

botuar më 24-10-04 2.02.MD