Bullgaria përfundoi në vend të dytë në klasifikimin për nga numri i medaljeve në Kampionatin Evropian për të rinj dhe të reja, që u zhvillua në Galac të Rumanisë. Skuadra jonë kthehet me tri medalje të arta tek adoleshentët dhe me argjend te vajzat. Kampionë evropianë u bënë Uiljam Çollov (70 kg), Radosllav Rosenov (50 kg) dhe Krasimir Xhurov (52 kg). Përpara Bullgarisë për nga numri i medaljeve është Rusia, në vend të tretë është Ukraina.
Kampionët olimpikë të mundjes Semen Novikov dhe Magomed Ramazanov u pritën solemnisht në aeroportin e Sofjes me valle, gajde dhe kurora dafine. “Ndjeva mbështetjen e çdo bullgari, synimi im i radhës është titulli botëror. Isha kampion..
Tihomir Ivanov fitoi vendin e tetë në kërcim së larti me rekord personal për sezonin 2,27 m dhe i dha fund pjesëmarrjes së Bullgarisë në Lojërat Olimpike në Paris . Bilanci për Bullgarinë është shtatë medalje - tre ari, një argjendi dhe tre..
Hristo Stoiçkov pranoi ftesën e presidentit të Federatës Botërore (FIFA), Gianni Infantino, për të qenë pjesë e ekipit të tij. "Është një nder i madh për mua të pranoj ftesën e Gianni Infantino për të punuar për FIFA. Unë do të përfaqësoj..
Grigor Dimitrov do të mbajë një mësim të hapur tenisi për fëmijë nga shkolla të ndryshme në Sofje, disa orë para ndeshjes bamirëse me Novak Xhokoviçin..