Bullgaria përfundoi në vend të dytë në klasifikimin për nga numri i medaljeve në Kampionatin Evropian për të rinj dhe të reja, që u zhvillua në Galac të Rumanisë. Skuadra jonë kthehet me tri medalje të arta tek adoleshentët dhe me argjend te vajzat. Kampionë evropianë u bënë Uiljam Çollov (70 kg), Radosllav Rosenov (50 kg) dhe Krasimir Xhurov (52 kg). Përpara Bullgarisë për nga numri i medaljeve është Rusia, në vend të tretë është Ukraina.
Tenisti më i mirë bullgar, Grigor Dimitrov, mposhti kampionin olimpik nga Lojërat Paris 2024, Novak Gjokoviq, në një ndeshje bamirësie në Sofje të organizuar nga Fondacioni “Grigor Dimitrov”. Ndeshja përfundoi me rezultat 6:4, 2:6, 10:6 për..
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..
Në Olimpiadën e Shahut në Budapest (Hungari) shahistet kombëtare bullgare dhe kampione të Evropës për vitin 2023 fituan ndeshjet e tyre në raundin e parë kundër Zimbabvesë. Të katër përfaqësueset bullgare - Nurgyull Salimova, Viktoria Radeva,..