“Tek Mjeshtri ka diçka shumë të veçantë – ai jo vetëm se ndërton stilin e vet personal si piktorë, por arrin deri tek pamja kombëtare e krijimtarisë së tij. Ai deklaron - dua ta pikturojë njeriun kështu, saqë të duket se është bullgar” - thotë Svetlla Aleksandrova – kujdestare në Galerinë Artistike “Vlladimir Dimitrov-Mjeshtri” në qytetin Kjustendill:
“Mjeshtri është një personalitet, në të cilin takohet gjeniu me shpirtin jashtëzakonisht të pasur dhe të mirë. Kaq pak janë krijuesit e mëdhenj, të cilët kanë qenë njerëz jashtëzakonisht të vlefshëm dhe të mirë. Tek ai ka një simbiozë marramendëse të krijuesit gjenial dhe pastërtinë dhe mirësinë e njeriut. Kjo na detyron të mendohemi nëse kjo, të cilën e tregojmë si pamje të jashtme, është në përshtatje të asaj se cilët jemi në thelb, në vetvete? Nëse mirësia jonë është e sinqertë. Mjeshtri po kështu ka pasur dobësitë e veta, por nuk i ka treguar. Gjithmonë, kur është duhur të japë shembull, të reagoj me sjellje, ai e ka bërë në mënyrë, mbi të cilën ne mund vetëm të mahnitemi. Në mënyrë krejtësisht të vetëdijshme ai e dënon jetën e tij me vetmi. Ai i është i përkushtuar krejtësisht artit. Që herët e ka ditur se çfarë detyrimi ka dhe sesa rrugë të vështirë ka për të kaluar në art. Ka kaluar net të tëra pa gjumë, kurse për punën e tij thotë se-“fshati fle, kurse unë zgjidh detyra”. Kur e ke marrë përsipër të zgjidhësh probleme, në këtë mënyrë, ti e ndjek këtë rrugë vazhdimisht, pa fund. Një pjesë e madhe nga krijimet e tij i janë kushtuar gruas, nënës së ardhshme dhe fëmijëve, ata janë personazhet e tij të dashur. Përmes tyre ai tregon të gjithë universin, mbyll të gjithë rrethin - nga fëmijëria, vajzëria, dasma deri tek pleqëria. Prandaj ekspozita në galerinë tonë përfundon me portretin e gjyshe Mitrës-103 vjeçe. Portreti është quajtur “Kujtimet nga rinia”, kurse pas gruas ka një valle , ku luajnë vajzat e reja. I gjithë vizioni i gruas është, sikurse të gjitha kujtimet e saj janë të shprehura në fytyrën e saj. Ky është gjeniu i Mjeshtrit, të mundet t’i transmetojë ndjenjat kështu , që spektatori t’i ndiejë në të vërtetë. Ne nuk kemi krijim, të cilin ai personalisht ta ketë firmosur, ai ka kërkuar të transmetojë jo pamje konkrete, por përmbledhëse.”
Galeria në qytetin Kjustendil po kështu mban mesazhet dhe frymën e Mjeshtrit. Gjatë vitit 1972, kur kanë vendosur të ndërtojnë një godinë mjaft të madhe për kohën e vet, banuesve vendas për asnjë moment nuk u ka kaluar ndërmend të protestojnë për shkak të parave të investuara. Gjatë asaj kohë bile nuk kanë pasur një godinë gati, për tu bërë spital, as që kanë pasur para për urbanizim. “Por, ndërtimin e galerisë e kanë pranuar si ndërtimin e një tempulli të shenjtë”-thotë Svetlla Aleksandrova:
“Për ta ka qenë me të vërtetë një vend i shenjtë, ku të ruhet shpirti i Mjeshtrit. Jo rastësisht, disa njerëz vite të tëra me radhë kanë hequr kapele dhe kanë bërë kryq në hyrje të galerisë. Asnjë nuk i ka detyruar, kjo ka qenë ndjenja e tyre. Vet godina është e projektuar kështu që nuk ka dritare dhe salla të veçanta të ndara por, është me një ndriçim natyral nga lartë. Arkitektët, kanë dashur ajo vetë ta çojë spektatorin nga një pikturë në tjetrën. Murrët janë absolutisht të bardhë dhe gjëja e vetme e cila tërheq vështrimet janë pikturat të cilat rrezatojnë dritë të Mjeshtrit. Jo rastësisht mbi hyrje të galerisë është vënë një mendim i Hipokritit: “Jeta është e shkurtër, arti –i përjetshëm”. Kjo është një e vërtetë, të cilën Mjeshtri e ka kuptuar që herët dhe ka ndarë të gjithë kohën e vet artit”.
Foto: vladimirdimitrov-maistora.com
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..