Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vlladimir Dimitrov – Mjeshtri -një nga figurat më të shquara në artin figurativ bullgar

Pikturat e Vlladimir Dimitrov –Mjeshtrit është e pamundur  që të ngatërrohen me krijime të ndonjë piktori tjetër. Kaq origjinale janë, të ndritshme dhe mbresëlënëse, saqë le një kujtim të qëndrueshëm në vetëdije. Shumë karakteristike janë imazhet e grave nga pikturat e Mjeshtrit, me të cilat ai transmeton pasqyrimin e pakapshëm të vajzës në periudhën kalimtare midis të dyjave, vajzë dhe grua. Mbetet ndjenja se, bile e kupton se çfarë ndien një vajzë gjatë kohës së korrjeve, sesi e ndien këngën, si gllabërohet në punë, në mbledhjen e rendimentit. Mundet ta pasqyrojë atë të cilën mundohemi ta përshkruajmë dhe ta shprehim me fjalë. Mbi pikturat e tij, zonjat janë me duar të kryqëzuar mbi bark dhe sikurse e shikojnë drejt e në sy spektatorin, kurse disa bile janë më sy të mbyllura. Përkuljen përpara jetës, ai e gërsheton jo vetëm në imazhet njerëzore. Kur qëndroni përpara një pikture me fruta – dardha, mollë, rrush, ju i ndieni lëngjet në to, e ndieni se ato janë të gjalla. 

 “Tek Mjeshtri ka diçka shumë të veçantë – ai jo vetëm se ndërton  stilin e vet personal si piktorë, por arrin deri tek pamja kombëtare e krijimtarisë së tij. Ai deklaron - dua ta pikturojë njeriun kështu, saqë të duket se është bullgar” - thotë Svetlla Aleksandrova – kujdestare  në Galerinë Artistike “Vlladimir Dimitrov-Mjeshtri” në qytetin Kjustendill: 

“Mjeshtri është një personalitet, në të cilin takohet gjeniu me shpirtin jashtëzakonisht të pasur dhe të mirë. Kaq pak janë krijuesit e mëdhenj, të cilët kanë qenë njerëz jashtëzakonisht të vlefshëm dhe të mirë. Tek ai ka një simbiozë marramendëse të krijuesit gjenial dhe pastërtinë dhe mirësinë e njeriut. Kjo na detyron të mendohemi  nëse kjo, të cilën e tregojmë si pamje të jashtme, është në përshtatje të asaj se cilët jemi në thelb, në vetvete? Nëse mirësia jonë është e sinqertë. Mjeshtri po kështu ka pasur dobësitë e veta, por nuk i ka treguar. Gjithmonë, kur është duhur të japë shembull, të reagoj me sjellje, ai e ka bërë në mënyrë, mbi të cilën ne mund vetëm të mahnitemi. Në mënyrë krejtësisht të vetëdijshme ai e dënon jetën e tij me vetmi. Ai i është i përkushtuar krejtësisht artit. Që herët  e ka ditur se çfarë detyrimi ka dhe sesa rrugë të vështirë ka për të kaluar në art. Ka kaluar net të tëra pa gjumë, kurse për punën e tij thotë se-“fshati fle, kurse unë zgjidh detyra”. Kur e ke marrë përsipër të zgjidhësh probleme, në këtë mënyrë, ti e ndjek këtë rrugë vazhdimisht, pa fund. Një pjesë e madhe nga krijimet e tij i janë kushtuar gruas, nënës së ardhshme dhe fëmijëve, ata janë personazhet e tij të dashur. Përmes tyre ai tregon të gjithë universin, mbyll të gjithë rrethin - nga fëmijëria, vajzëria, dasma deri tek pleqëria. Prandaj ekspozita në galerinë tonë  përfundon me portretin e gjyshe Mitrës-103 vjeçe. Portreti është quajtur “Kujtimet nga rinia”, kurse pas gruas ka një valle , ku luajnë vajzat e reja. I gjithë vizioni i gruas është, sikurse të gjitha kujtimet e saj janë të shprehura në fytyrën e saj. Ky është gjeniu i Mjeshtrit, të mundet t’i transmetojë ndjenjat kështu , që spektatori t’i ndiejë në të vërtetë. Ne nuk kemi krijim, të cilin ai personalisht ta ketë firmosur, ai ka kërkuar të transmetojë jo pamje konkrete, por përmbledhëse.”

Galeria në qytetin Kjustendil po kështu mban mesazhet dhe frymën e Mjeshtrit. Gjatë vitit 1972, kur kanë vendosur të ndërtojnë një godinë mjaft të madhe për kohën e vet, banuesve vendas për asnjë moment nuk u ka kaluar ndërmend të protestojnë për shkak të parave të investuara. Gjatë asaj kohë bile nuk kanë pasur një godinë gati, për tu bërë spital, as që kanë pasur para për urbanizim. “Por, ndërtimin e galerisë e kanë pranuar si ndërtimin e një tempulli të shenjtë”-thotë Svetlla Aleksandrova:

“Për ta ka qenë me të vërtetë një vend i shenjtë, ku  të ruhet  shpirti i Mjeshtrit. Jo rastësisht, disa njerëz vite të tëra me radhë kanë hequr kapele dhe kanë bërë kryq në hyrje të galerisë. Asnjë nuk i ka detyruar, kjo ka qenë ndjenja e tyre. Vet godina është e projektuar kështu që nuk ka dritare dhe salla të veçanta të ndara por, është me një ndriçim natyral nga lartë. Arkitektët, kanë dashur  ajo vetë ta çojë spektatorin nga një pikturë në tjetrën. Murrët janë absolutisht të bardhë dhe gjëja e vetme e cila tërheq vështrimet  janë pikturat të cilat rrezatojnë dritë të Mjeshtrit. Jo rastësisht mbi hyrje të galerisë  është vënë një mendim i Hipokritit: “Jeta është e shkurtër, arti –i përjetshëm”. Kjo është një e vërtetë, të cilën Mjeshtri e ka kuptuar që herët dhe ka ndarë të gjithë kohën e vet artit”.

Foto: vladimirdimitrov-maistora.com

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Varna pret Festivalin Botëror të Filmave të Animuar

Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..

botuar më 24-09-11 6.15.PD

Një festival në Paris prezanton kinemanë e re bullgare

Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë".  "Këtë vit duam..

botuar më 24-09-10 7.30.PD

“Rrugica e Librit” në Sofje

Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..

botuar më 24-09-09 1.05.MD